E Shtunë, 04.27.2024, 05:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - SHTATË TË AKUZUAR PËR VEPRA QË LIDHEN ME TERRORIZMIN
Autoritetet e drejtësisë thanë se ata akuzohen mes tjerash për nxitje, rekrutim dhe pjesëmarrje në luftërat në Lindjen e Mesme


E Hënë, 03.02.2015, 06:48pm (GMT+1)



Prokuroria e posaçme e Kosovës, bëri të ditur se është ngritur aktakuzë kundër shtatë personave nën dyshimin për kryerjen e disa veprave që ndërlidhen me terrorizmin.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se të pandehurit: Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi dhe Jetmir Kyqyku, u kanë bërë thirrje personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale. Në këtë mënyrë, thuhet në njoftim, ata kanë kryer veprën penale: "rekrutimi për terrorizëm", e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës.

Të pandehurit: Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Balazhi, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba, kanë marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që paraprakisht janë pajtuar që të shkojnë në luftë në Siri dhe t'i bashkohen grupit të shqiptarëve që kanë luftuar në anën e organizatës terroriste "ISIS".

Në njoftim thuhet se i pandehuri Zeqirja Qazimi, duke e keqpërdorur pozitën e tij si Imam në xhaminë "El-Kuddus" në Gjilan, publikisht ka nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupeve tjera që jetojnë në Kosovë.

Njëri nga të pandehurit,  Ilir Berisha, akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.

Ditë më parë ministri i brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni i tha Zërit të Amerikës se rreth 300 shtetas të Kosovës mund të kenë shkuar në luftërat e Irakut dhe të Sirisë, ndërsa autoritetet kanë arrestuar 150 luftëtarë, nxitës dhe rekrutues të ushtarëve për në luftërat e huaja.

Mbi 20 qytetarë të Kosovës besohet se kanë humbur jetën në luftërat në Lindjen e Mesme.

Më 23 janar, parlamenti i Kosovës me 74 vota për dhe 12 kundër, miratoi në parim projektligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t'u bashkohen luftërave jashtë vendit.

Projektligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja.

Krahas aspektit ligjor, autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin çdo përfshirje në luftërat ne lindjen e Mesme. Thirrjeve u është bashkuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës e cila pohon se luftërat në ato zona, nuk kanë të bëjnë asgjë me shqiptarët e as me besimin islam.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës - TOM DOSHI PËRJASHTOHET NGA GRUPI I PS-së Vendimi pas akuzave që deputeti bëri javën e shkuar. Kryeministri Rama: Eshtë i lirë t’i provojë para drejtësisë. Doshi: Meta ka paguar për vrasjen time dhe deputetit Fufi& (03.02.2015)
SHBA E MIRËPRESIN VENDIMIN PËR TOM DOSHIN (03.02.2015)
ANALISTËT - DËSHTIMI ME GJYKATËN SPECIALE IA ZGJAT JETËN REZOLUTËS 1244 (03.02.2015)
TOM DOSHI PËRJASHTOHET NGA GRUPI SOCIALIST - AKUZON METËN SE DESHI TA VRISTE (03.02.2015)
DANIEL SERVER - KËRCËNIM PËR MAQEDONINË ËSHTË MOSKA E JO UASHINGTONI (03.02.2015)
EDHE DEPUTETI ASTRIT VELIAJ DEL KUNDËR BASHËS - KA IKUR KOHA E ZVARRANIKËVE POLITIKË (03.02.2015)
MITROVICË - DIGJET NJË VETURË ME TARGA TË BEOGRADIT (03.02.2015)
ENKELEJD ALIBEAJ I PAKËNAQUR - LARGOHET NGA JETA AKTIVE E PD-së (03.02.2015)
EKSPERTËT - BRENDA VITIT MBI 10 PËR QIND E SHQIPTARËVE E BRAKTISËN KOSOVËN! (03.02.2015)
ANGELIKA VIETS - NËSE NUK E MIRATON KOSOVA, ATËHERË GJYKATËN SPECIALE E MIRATON KËSHILLI I SIGURIMITViets - Ky do të ishte një kthim mbrapa në përpjekjet për ta forcuar sovranitetin e Kosovës (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]