DOSHI IA KUJTON RAMËS 21 JANARIN - ERDHE NË SHTËPINË TIME DHE IU LUTE PRIFTIT TË NXIRRTE VIDEON E METËS
E Martë, 03.03.2015, 09:44am (GMT+1)
Përpara vendimit për përjashtimin, mes Tom Doshit dhe Ramës raportohet se ka pasur një debat të fortë.
Doshi i kujtoi Ramës tratativat me ish-deputetin e LSI, Dritan Prifti para 21 janarit.
"Ti ke aluduar për mua për favore personale.
Thuaja grupit parlamentar se çfarë favoresh personale kam kërkuar unë nga ty.
Ti e di shumë mirë se kam katër muaj që nuk komunikoj me ty.
Ti para zgjedhjeve më rrije mua para-mbrapa, ke ardhur në shtëpinë time para 21 janarit dhe i ke thënë Dritan Priftit pasi ke pirë verë "˜Please do it".
Ndërsa tani nuk denjon me më prit, se pse e more pushtetin dhe nuk ke më nevojë për Tomën", mësohet se ka thënë Doshi./DITA
www.voal-online.ch
|