E Premte, 04.26.2024, 03:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RASTI DOSHI - LËVIZJE NË MINISTRINË E BRENDSHME, PROKURORINË E KRIMEVE TË RËNDA, PROKURORINË E PËRGJITHSHME E TJERË

E Mërkurë, 03.04.2015, 05:10pm (GMT+1)



Pas përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga radhët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, ministri i Rendit, Saimir Tahiri, ka rrëfyer në mënyrë kronologjike dijeninë e tij për akuzën e deputetit Doshi për një atentat ndaj tij.

Doshi është përjashtuar nga PS-ja pasi kishte paralajmëruar nisjen e një lufte ndërmjet tij dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama".

Pas përjashtimit, zoti Doshi Doshi kishte akuzuar të hënën përpara mediave kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, të ketë "organizuar vrasjen e tij, dhe të një deputeti tjetër të Kuvendit të Shqipërisë, Mëhill Fufi".

Por, ministri i rendit, zoti Tahiri,  ka deklaruar se Tom Doshi e ka vënë në dijeni për një atentat ndaj tij, e ka takuar edhe me personin që dyshohej si ekzekutor i mundshëm, por ministri ka deklaruar se asnjëherë deputeti Doshi nuk ka pranuar që të denoncojë në mënyrë zyrtare dyshimet dhe faktet e tij të pretenduara.

Mes emrave që pretendohej se donin ta eliminonin fizikisht Doshin, figuron emri i Eugen Becit, shef i krimeve të rënda në prokurorinë e Përgjithshme. Madje Tom Doshi i ka deklaruar ministrit të Rendit se grupi që donte ta eliminonte, kishte mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Ministri i Rendit, tha se të gjitha akuzat e deputetit Doshi ia ka përcjellë kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit.

Në fund, ministri Tahiri mbërriti në konkluzionin se nuk ka pasur asnjë tentativë vrasjeje nga askush kundrejt Tom Doshit.

Ndërkohë, çështja ka marrë një kthesë të fortë të mërkurën, si pasojë e dëshmisë së të ndaluarit Durim Bami si ekzekutori i dyshuar për atentatin ndaj Tom Doshit.

I ndaluari Durim Bami, ka mohuar që të jetë porositur nga ndonjë person për të kryer vrasjen e deputetëve Tom Doshit e Mëhill Fufit.

Burime mediatike që i referohen prokurorisë, bëjnë me dije në prani të një avokati të caktuar nga shteti, se Durim Bami ka rrëfyer me detaje të gjitha bisedat dhe takimet që ka pasur me deputetin Doshi dhe një deputet tjetër. Për këto takime ka edhe filmime te cilat ende nuk janë bërë publike.

Prokuroria për krime të rënda, ndaj Bamit ka ngritur akuzën e "vrasjes në rrethana cilësuese" e mbetur në tentativë me bashkëpunim.

Paraditja e së mërkurës është shoqëruar me një sërë lëvizjesh në Prokurorinë e Përgjithëshme.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, liroi nga detyra e Shefit të Krimeve të Rënda prokurorin Eugen Beçi, duke e transferuar në detyrën e drejtuesit të akuzës në Elbasan.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu është takuar paraditen e sotme me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta, dhe ndonëse nuk ka njoftim zyrtar për të, ky takim u zhvillua në një situatë të tensionuar politike në vend, mbas akzuave të deputetit Tom Doshi.

Një ditë më parë Donald Lu u takua edhe me shefen e Delegacionit të BE-së në Tiranë, si dhe kreun e Partisë Demokratike.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KOSOVË 135 VETA NËN HETIME PËR TERRORIZËM (03.04.2015)
VJOSA OSMANI - JAM E GATSHME TË DREJTOJ LIDHJEN DEMOKRATIKE TË KOSOVËS (03.04.2015)
DURIM BAMI - PO, UNË E MORA POROSINË PËR TË VRARË TOM DOSHIN (03.04.2015)
MBIPOPULLIMI I BURGJEVE TË SHQIPËRISË (03.04.2015)
EKSPORTI I BIMËVE MJEKËSORE - KRYESISHT PËR NË SHBA Gjatë vitit të kaluar, për shkak të prodhimit të madh, një sasi e këtyre bimëve ka mbetur pa u eksportuar (03.04.2015)
ÇËSHTJA DOSHI - PROKURORIA NISI HETIMET Ndalohet personi që sipas deputetit Tom Doshi ishtë porositur të kryente atentatet ndaj tij dhe deputetit demokrat Fufi. Opozita kërkon mocion mosbesimi ndaj kryetarit të parlamentit Ilir Meta (03.03.2015)
HASHIM THAÇI - MOSINTEGRIMI SHTON RREZIKUN E NDIKIMIT TË RUSISË DHE ISIS-it Ministri i jashtëm i Kosovës tha në Berlin se vonesa në integrimin e Ballkanit perëndimor hap mundësi për rritjen e ndikimit të Rusisë dhe ISIS-it (03.03.2015)
SHOQËROHET NË POLICI DURIM BANI - PËRMENDET NË AFERËN DOSHI (03.03.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - DEBAT I ASHPËR PAS PËRJASHTIMIT TË TOM DOSHIT NGA PARTIA SOCIALISTE (03.03.2015)
Express - SAMI KURTESHI INSISTON PËR SHKARKIMIN E ENVER HASANIT (03.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]