E Premte, 04.26.2024, 11:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RADIO EVROPA E LIRË - DEBAT I ASHPËR PAS PËRJASHTIMIT TË TOM DOSHIT NGA PARTIA SOCIALISTE

E Martë, 03.03.2015, 11:57am (GMT+1)



Partia Socialiste në Shqipëri ka përjashtuar deputetin Tom Doshi nga rradhët e saj. Mbledhja e grupit parlamentar ku u morr vendimi erdhi pas akuzave që zoti Doshi bëri ditë më parë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe shumicës në Kuvendin e Shqipërisë.

"Kur të flas unë më tepër do t'i dridhen themelet shumicës dhe qeverisë. Edi Rama është mosmirënjohës dhe bukshkalë, për mua dhe të gjithë ata që e votuan në Shkodër, dhe këtë do ta shohë dhe në zgjedhjet lokale. Sapo ka filluar lufta mes meje dhe tij", kishte thënë zoti Doshi.

Por, vendimi për përjashtimin e tij nga PS-ja bëri që Doshi të akuzojë të hënën përpara mediave kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, të ketë "organizuar vrasjen e tij, dhe të një deputeti tjetër të Kuvendit të Shqipërisë, Mëhill Fufi".

"Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar të më vrasë mua dhe Mhill Fufin. Ka pesë muaj që ia kam bërë të qartë dhe vetë Ilirit, dhe Edi Ramës, dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm".

Menjëherë ka reaguar faktori ndërkombëtar i akredituar në Shqipëri.

Ambasada e Shteteve të bashkuara në deklaratën e saj me shkrim thotë se "Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar zotin Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet."

Në një postim në rrjetin social Facebook, Tom Doshi shkruan se ai ka një video prej 37 minutash ku zbardhen detaje për organizimin e vrasjes ndaj tij dhe deputetit Fufi. Ai shton se është i gatshëm që këtë material t'ia dorëzojë ambasadës amerikane në Tiranë.

Edhe përfaqësia e Bashkimit Evropian në Tiranë në deklaratën e saj shkruan se "BE-ja mbështet hapat që nevojitet të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshirë çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike. "

Ndërkohë lideri i opozitës, Lulzim Basha, nga Partia Demokratike, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pasi "mbi të rëndon akuza më e rëndë e ngritur në këto 25 vite".

Ai ka kërkuar gjithashtu të hetohet se deri ku janë të implikuar kryeministri Edi Rama dhe ministri i rendit Saimir Tahiri.

Tom Doshi është një prej sipërmarrësve më të mëdhenj e të fuqishëm në Shqipëri. Ai renditet ndër deputetët më të pasur të parlamentit shqiptar. Mbështetja e tij e madhe për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, solli fitoren e PS-së në qarkun e Shkodrës në vitin 2013, i cili tradicionialisht është i djathtë.

Zoti Meta nuk është prononcuar në lidhje me akuzat, por deputeti i LSI-së, (Lëvizjes Socialiste për Integrim), partisë që ai drejton, njëkohësisht kryetar i komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, ka deklaruar për gazetarët se Tom Doshi ka njoftuar Ilir Metën muaj më parë se, "ai kërcënohej për t'u vrarë nga njerëz pranë ish kryeministrit Sali Berisha".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Express - SAMI KURTESHI INSISTON PËR SHKARKIMIN E ENVER HASANIT (03.03.2015)
DOSHI IA KUJTON RAMËS 21 JANARIN - ERDHE NË SHTËPINË TIME DHE IU LUTE PRIFTIT TË NXIRRTE VIDEON E METËS (03.03.2015)
FRANCKEN TAKON SOT HYSENIN PËR EMIGRIMIN ILEGAL (03.03.2015)
KOSOVË - BIZNESI ËSHTË KLIENT I POLITIKËS, POLITIKA ËSHTË KLIENTE E BIZNESIT (03.03.2015)
KOSOVË - DËNOHEN SULMET NDAJ GAZETARIT BERAT BUZHALANë Kosovë janë shënuar reagime në shkallë të gjerë ndaj fyerjeve që i janë bërë gazetarit të “Gazetës Express” Berat Buzhala, pas një serie shkrimesh ndaj një kompanie private (03.03.2015)
AKUZAT E DOSHIT - SHPËRTHEJNË POLEMIKAT Deputeti i përjashtuar nga PS: Personi i paguar nga Meta për vrasjen tim ju rrëfye ministrit të Brendshëm. Braho: Doshi na tha se donin ta vrisnin njerëz të afërt me zotin Berisha. (03.03.2015)
SKËNDER HYSENI - MARRËVESHJA PËR LËVIZJE TË LIRË ME SERBINË KA KRIJUAR KUSHTE TË FAVORSHME PËR EMIGRIM TË PALIGJSHËM (03.02.2015)
KOSOVË - SHTATË TË AKUZUAR PËR VEPRA QË LIDHEN ME TERRORIZMINAutoritetet e drejtësisë thanë se ata akuzohen mes tjerash për nxitje, rekrutim dhe pjesëmarrje në luftërat në Lindjen e Mesme (03.02.2015)
Zëri i Amerikës - TOM DOSHI PËRJASHTOHET NGA GRUPI I PS-së Vendimi pas akuzave që deputeti bëri javën e shkuar. Kryeministri Rama: Eshtë i lirë t’i provojë para drejtësisë. Doshi: Meta ka paguar për vrasjen time dhe deputetit Fufi& (03.02.2015)
SHBA E MIRËPRESIN VENDIMIN PËR TOM DOSHIN (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]