E Djelë, 05.19.2024, 03:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PROKURORIA - JA SI I ZUMË NË GRACKË DOSHIN DHE FRROKUN, PASTAJ VENDOSËM T'I ARRESTOJMË

E Djelë, 03.22.2015, 08:57am (GMT+1)



Prokuroria e Përgjithshme i drejtoi Kuvendit një raport me 7 faqe, ku argumentonte pse kërkonte arrestimin e të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, ndërsa kishin inskenuar atentatin nga "vrasësi" i paguar Durim Bami.

Sipas argumenteve të organit të akuzës, në raportin që dje e kanë pasur në dorë edhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe vetë të dyshuarit, shpjegohen përgjegjësitë e secilit prej të akuzuarve.

Në dokument thuhet se "ka qenë nipi i deputetit Tom Doshi, i cili e ka prezantuar me Durim Bamin". Pra deputeti e ka njohur 36-vjeçarin nëpërmjet nipit të tij dhe më pas e ka detyruar të japë dëshminë e regjistruar në video.

Për këtë shkak ndaj Doshit janë ngritur 3 akuza, "kallëzim i rremë", "deklarim i rremë para prokurorit" dhe "kanosja për deklaratë të rremë". Sipas Prokurorisë, Doshi ka dhënë deklaratë të rreme para prokurorit për atentatin që rezultoi i sajuar.

Bami akuzohet se është përfshirë në këtë situatë, megjithëse me dëshminë e tij ndihmoi hetimet.

Por akuza më e rëndë ndaj Bamit është fakti se ai ka pasur njohje me deputetin Mark Frroku dhe në dëshmi e ka mohuar. Gjithashtu deputeti Mark Frroku akuzohet për deklaratë të rreme në Prokurori, pasi ka thënë se nuk e njeh Durim Bamin, por nga dëshmitë, fotot dhe përgjimet e kryera rezulton se ai e njeh të arrestuarin.

"Qëndrimi i deputetit Frroku u kundërshtua nga kamerierët e lokalit "Antika" në pronësi të Tom Doshit, të cilët kanë deklaruar se kanë parë ulur në tavolinë disa herë deputetin Frroku, bashkë me Doshin dhe Bamin".

Prokuroria i ka treguar disa foto Bamit ku shfaqej me deputetin Frroku, pasi kishte deklaruar se nuk e njihte dhe i arrestuari ka thënë më pas se e njihte vetëm si fytyrë, por jo si emër. Kjo ka rënduar pozitat juridike të të dyve.

Por një tjetër fakt që renditet në raport, është përgjimi në dhomën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjatë ballafaqimit sy më sy, pa prezencë të prokurorëve, të Tom Doshit dhe Durim Bamit. Pa ditur se dhoma kishte përgjues, ata kanë biseduar.

"Ti e di që unë nuk kam lidhje në këtë ngjarje. Këtë e dimë unë, ti dhe ai", ka thënë Bami ndër të tjera, një detaj që provon se personi i tretë është pikërisht Mark Frroku.

Ky detaj përmendet në raportin e dërguar edhe në Kuvend. Bami është shprehur gjithashtu se: "Doshi më kërkoi që të gënjeja. Ministri Tahiri më kërkoi të bëja deponimin, por nuk e bëra se e dija që ishte gënjeshtër".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA IMPORTON MBI 80 PËR QIND TË PRODUKTEVE - BURIM KRYESOR I IMPORTIT ËSHTË SERBIA (03.22.2015)
PAS RAUNDIT TË NËNTË, KRASNIQI DORËZON NDESHJENJürgen Braehmer rikonfirmohet kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë WBA (03.21.2015)
SHQYRTOHET KËRKESA PËR ARRESTIMIN E DEPUTETËVE TOM DOSHI E MARK FRROKU (03.21.2015)
ÇËSHTJA DOSHI - PROKURORIA THOTË SE NË KËTË FAZË TË HETIMEVE NUK E MARRIM MË PYETJE KRYEPROKURORIN LLALLA (03.21.2015)
FORUMI I BRUKSELIT - RUSIA IA PËRMEND NATOs 24 MARSIN 1999 (03.21.2015)
KOSOVË - PËR TERRORIZËM PO HETOHEN 135 VETA, MBIKËQYREN EDHE RRJETET SOCIALE (03.21.2015)
SOCIALDEMOKRATI NIETAN - KUNDËR METËS ENDE NUK KA AKUZË, ËSHTË HERËT T'I KËRKOHET DORËHEQJA (03.21.2015)
TË GJITHË SHQIPTARËT JEMI ME HAXHI KRASNIQIN - SOT KURORËZIMI YNË ME TITULLIN E PARË BOTËROR NË BOKSNdeshja transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni gjerman SAT1 (03.21.2015)
Zëri - ASOSACIONI I KOMUNAVE SERBE LEGJITIMON AUTONOMINË PËR VERIUN (03.21.2015)
TOM DOSHI - ILIR META PO PËRDOR PROKURORINË PËR TË REALIZUAR SKENARIN KUNDËR MEJEDoshi - Kam treguar të vërtetën përpara prokurorëve e përpara Zotit, dhe kjo e vërtetë do të zbardhet patjetër (03.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]