Western Balkans’ 6 - KOSOVA, MIKPRITËSE E KRYEDIPLOMATËVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR
E Martë, 03.24.2015, 11:55am (GMT+1)
Kosova të mërkurën do të jetë mikpritëse e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, "Western Balkans' 6".
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme në qeverinë e Kosovës, në konferencë pritet të diskutohen projektet ekonomike në rajon, veçanërisht investimet në infrastrukturë.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë Evropian dhe Negocim të Zgjerimit, Johanes Han, pritet të marrë pjesë në konferencë, ku të pranishëm do të jenë ministrat e jashtëm dhe ata të infrastukturës të vendeve të rajonit: Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Kjo konferencë pason atë të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit. rel
www.voal-online.ch
|