E Djelë, 04.28.2024, 04:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI-KOSOVË, U MBAJT MBLEDHJA E DYTË E QEVERIVE
Në Tiranë u firmosën 11 marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme

E Martë, 03.24.2015, 06:55am (GMT+1)



Në Tiranë, u zhvillua dje takimi i dytë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, me synimin për të forcuar bashkëpunimin mes tyre dhe për të nxitur zhvillimet ekonomike mes dy vendeve. Palët nënshkruan 5 marrëveshje, 4 memorandume dhe dy protokolle bashkëpunimi në fushat e sigurisë, arsimit, kulturës, bujqësisë dhe ekonomisë e financave. Të dy kryeministrat theksuan se hapat e hedhur do të konsolidojnë një proces pa kthim, që ka si synim final bashkimin kombëtar përmes anëtarësimit në Bashkimin europian."‹"‹

Anëtarët e kabinetit qeveritar të Kosovës mbërritën të gjithë bashkë me një autobus në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohej mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, e dyta pas asaj të 11 janarit të vitit të shkuar në Prizren. Ndërsa kryeministri Isa Mustafa u prit me të gjitha nderimet protokollare nga homologu i tij Edi Rama, përpara se të gjithë së bashku të zinin vend rreth një tryeze të rrumbullakët e veshur me simbolet e Bashkimit Europian, me në qendër shqiponjën e zezë dy krenare mbi një sfond të kuq, simbolet kombetarë shqiptare.

Ndonëse mbledhja nuk zgjati shumë, vendimet e mara prej saj ishin domethënëse, jo vetëm për nga numrat 5 marrëveshje, 4 memorandume dhe dy protokolle bashkëpunimi. "Marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm, të sigurisë, të ndjekjes së menjëhershme ndërkufitare, të shfrytëzimit të përbashkët të pajisjeve për kontrollin e kufirit do ta tkurrin kufirin administrativ midis dy vendeve dhe do ta kthejnë në një konvencion, sikundër do të krijojnë një kordon sanitar të vërtetë ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe infiltrimeve terroriste shpreh kryeministri Rama - Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, shoqëruar me atë për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë, do të tkurrin distancat gjeografike mes shqiptarëve kudo që ndodhen, nëpërmjet njehsimit të mësimdhënies dhe përçimit të kulturës së qytetërimit tonë dhe mbi të gjitha, të qytetarisë si edukim i përhershëm, falë gjuhës dhe trashëgimisë sonë të përbashkët. Shpërndarja e librave, shoqërimi konsullor i pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm për familjet, studentët dhe të gjithë bashkëkombësit në nevojë janë në qendër të dispozitivit që pritet të bëhet realitet. Arsimi nuk shkon pa kulturën dhe kalendari tanimë i fiksuar i shkëmbimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, i përshkallëzuar jo vetëm në marrëdhënie të përditshme, por edhe në evente dhe manifestime të nivelit kombëtar do të përbëjnë një proces themeltar në çimentimin e përkatësisë sonë të përbashkët shqiptare dhe europiane, në këtë rrugë drejt Europës", shpjegoi zoti Rama.

Nga ana e tij kryeministri i Kosovës vuri theksin te forcimi i bashkëpunimit ekonomik. "Shqipëria e Kosova i kanë të gjitha kushtet të vendosin zonën për qarkullim, zonë e lirë dhe e papenguar jo vetëm për qytetarët, por dhe mallrata e shërbimet. Dy ekonomitë e bizneset tona nuk duhet të konsiderojnë njëra tjetrën si konkurrente, por si partnere dobiprurëse me të cilat  mund të planifikohet gërshetimi ekonomik dhe shfrytëzimi i përparësive krahasuese që ekonomitë tona kanë ndaj njëra tjetrës", nënvizoi zoti Mustafa.

Ndër marrëveshjet e firmosura sot janë dhe ato mes ministrive të Financave, si dhe protokolli për nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë. Për kryeministrin Rama, vëllimi i shkëmbimeve tregtare që aktualisht është afër 160 milionë euro, duhet më së paku të dyfishohet: "Jemi të vendosur që brenda vitit ti heqim të gjitha barrierat e natyrës administrative dhe të njehsojmë dokumentet zyrtare të nevojshme për tregtinë në mënyrë që sipërmarrësit të mos jenë të detyruar të punojnë me dy palë autorizime me dy palë dokumente kur është fjala për shkëmbime tregtare dhe posaçërisht per shkëmbimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, ku është e domosdoshme të veprojmë me shpejtësi dhe do ta bëjmë këtë për të njehsuar dhe njohur reciprokisht burimet e certifikimit", u shpreh zoti Rama.

Të dy kryeministrat në fjalën e tyre theksuan se objektivi i të dy qeverive është njëkohësisht përparimi në procesin e integrimit europian, përmes së cilit të dy vendet do të realizojnë dhe bashkimin e tyre kombëtar. Ata theksuan se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është një shembull dhe model për rajonin e Balkanit. "Kosova e Shqipëria përmes avancimit të marrëdhënieve të përbashkëta japin kontribut të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë dhe stabilitetit rajonal dhe në të njejtën kohë promovojnë europianizimin e mëtejshëm të rajonit", deklaroi kryeministri i Kosovës Mustafa.

Nga ana e tij zoti Rama, theksoi dhe një herë nevojën e një qasjeje të re që Brukseli duhet të ketë ndaj Rajonit, ndërsa e theksoi të turpshëm faktin që Kosovës ende nuk i jepet liberalizimi i vizave: "Mosheqja e vizave për qytetarët e Kosovës është një paradoks i madh në raport me të shkuarën e errët të Kosovës, kur sidoqoftë njerëzit e asaj toke mund të lëviznin lirisht drejt Europës. Ndërkohë që, regjimi i sotëm i vizave e ka kthyer Kosovën në një enklavë dëshpëruese të burokracisë europiane. Ne e kemi thënë dhe do ta themi kudo dhe kurdo që na jepet rasti; regjimi i vizave sot në Kosovë është një padrejtësi cinike ndaj Kosovës dhe kjo padrejtësi duhet të marrë fund një orë e më parë. Sepse nuk cenon vetëm dinjitetin e popullit të Kosovës, por cenon dhe dinjitetin e vetë Europës. Mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave është turp për Bashkimin Europian".

Që prej vitit të shkuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, janë intensifikuar ndjeshëm dhe bashkëpunimi mes tyre është shtrirë thuajse në të gjitha fushat. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË-SHQIPËRI, MARRËVESHJE QË NËNSHKRUHEN DHE QË NUK ZBATOHEN (03.24.2015)
TË PREMTEN INTERPELANCË PËR GJYKATËN E POSAÇME (03.23.2015)
FILLON MBLEDHJA E PËRBASHKËT - MUSTAFA KËRKON MARRËDHËNIE SPECIALE KOSOVË-SHQIPËRI (03.23.2015)
ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE TË KOSOVËS HYN NË KUSHTETUTËN E SERBISË (03.23.2015)
Hapet java e gruas në KosovëNË KOSOVË VETËM NJË NË DHJETË GRA ËSHTË E PUNËSUAR, VETËM NJË NË DHJETË GRA DËSHIRON TË PUNËSOHET (03.23.2015)
SOT MBLEDHJA E DY QEVERIVE SHQIPTARE - NËN MOTON 'NJË TOKË, NJË POPULL, NJË ËNDËRR' (03.23.2015)
KOSOVA, VENDI I TRETË ME NUMRIN MË TË MADH TË AZILKËRKUESVE NË BE - PAS SIRISË DHE AFGANISTANIT (03.23.2015)
BOMBARDIMET E NATO-s NË KOSOVË U SHTYNË GJASHTË MUAJ PËR SHKAK TË SPIUNIMIT TË FRANCEZIT (03.22.2015)
KRESHNIK SPAHIU I DREJTOHET BASHËS - NËSE DONI VËRTET REVOLUCION, JA SI BËHET REVOLUCIONI (03.22.2015)
SHBA SYNON INTEGRIMIN E BALLKANIT NË NATO - PËRFSHIRË KOSOVËN DHE SERBINË (03.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]