E Djelë, 05.05.2024, 10:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FILLON MBLEDHJA E PËRBASHKËT - MUSTAFA KËRKON MARRËDHËNIE SPECIALE KOSOVË-SHQIPËRI

E Hënë, 03.23.2015, 11:45am (GMT+1)


Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, duke folur në mbledhjen përbashkët të dy qeverive u angazhua për marrëdhënie speciale ndërmjet ty vendeve, Kosovës e Shqipërisë.

Ai tha se lidhja jonë kombëtare e bënë rajonin dhe shqiptarët më të fuqishëm.

Duke folur për ekonominë ai tha se ekonomitë e dy vendeve nuk bënë të shihen si konkurrente njëra me tjetrën por vetëm si përplotësuese të njëra tjetrës.

Në vazhdim të takimit folën ministrat jashtëm të dy vendeve, të Shqipërisë e Kosovës, Ditmir Bushati dhe Hashim Thaçi.

Ata paraqiten synimet dhe qëllimet e dy vendeve në realizimin e aspiratave të tyre europiane.

Rama: Të hiqen vizat për Kosovën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave është një turp për vetë Europën. Në fjalën përshëndetëse në fillim të mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe qeverisë se Shqipërisë, kryeministri Rama theksoi se mirëpret liberalizimin e vizave për shtetin më të ri europian.

Kryeministri Edi Rama theksoi ndër të tjera në fjalën e tij, se Shqipëria mbështet fuqishëm Kosovën dhe është dhe do të jetë përherë partner kryesor. Ashtu sikurse edhe më herët, Rama përmendi shqiptarët e Preshevës dhe mbështetjen e Tiranës zyrtare për ta, duke kërkuar nga Serbia që të garantojë të drejtat e bashkëkombasve tanë në këtë territor.

Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vlerësoi po ashtu bashkëpunimin e deritanishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se tashmë Qeveritë po realizojnë ëndrrën për komunikim të pafrenuar.

Megjithatë, tha Mustafa, marrëdhëniet tona ekonomike kanë mbetur më prapa se në fushat e tjera.

"Qeveritë tona do të heqin barrierat që bashkëpunimi të jetë frytdhënës", tha Mustafa.

Pritet nënshkrimi i marrëveshjeve mes dy qeverive

Me moton "Një tokë, një popull, një ëndërr", po zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Delegacioni i Qeverisë së Kosovës u prit me nderime në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në një ceremoni zyrtare që zgjati për rreth 10 minuta.

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij u takua fillimisht me homologun Isa Mustafa dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës.

Holli i Pallatit të Kongreseve është konceptuar i ndarë në 3 pjesë, ku bie në sy tryeza në formë rrethore me ngjyrë blu, mbi të cilën janë vendosur flamujt e BE-së, ku do të ulen të dy kabinetet qeveritare.

Në mes është vendosur një shqiponjë 3 dimensionale, kurse anash dekori parashikon vendosjen e flamujve të dy vendeve. Një kënd i veçantë është dedikuar për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe një tjetër për konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave Rama dhe Mustafa.

Pas fjalës përshëndetëse të dy kryeministrave, ministrat e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologu i tij Hashim Thaçi, do të bëjnë prezantimin e partneritetit strategjik.

Por, çfarë marrëveshjesh do të jenë në tryezën e bisedimeve? Top Channel ka mundur të sigurojë draftin përfundimtar të dakortësuar prej dy qeverive me 11 marrëveshje, memorandume dhe protokolle të cilat janë:

1. Për Bashkëpunim të "Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë".

2. Memorandum mbi "Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm".

3. Protokoll mbi "Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit".

4. Protokoll "Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare".
5. Memorandum i Mirëkuptimit "Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës".
6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për "Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë".

7. Marrëveshje e "Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor".

8. Marrëveshje për "Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar".

9. Protokoll "Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë".

10. Memorandum "Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural".

11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.

Kryefjala e mbledhjes së dytë të dy qeverive do të jetë thellimi partneritetit strategjik i Shqipërisë me Kosovën, i cili në në një vit ka njohur progres të rëndësishëm edhe në fushën e politikës së jashtme, ku Kosova është bërë pjesë e shumë nismave rajonale dhe për herë të parë në Milano u hap Konsullata e parë e përbashkët mes dy vendeve.

Hapja e kësaj Konsullate parashikohej në marrëveshjen e nënshkruar gjatë mbledhjes së parë të dy qeverive në Prizren.

Filloi takimi i qeverive Shqipëri Kosovë

Në pallatin Kongreseve në Tiranë ka filluar takimi ndërmjet dy kabineteve qeveritare Shqipëri Kosovë.

Mbledhjen hapi kryeministri shqiptar Edit Rama.
Para fillimit ë mbledhjes, te Pallati i Kongreseve, Edi Ram e priti kryeministrin e Kosovës, transmeton koha.net .

Pas përshëndetjes dhe pas ekzekutimit të himneve të dy vendeve dy kryeministrat bënë rivistën e nderi të gardës Kombëtare që ishte rreshtua për ta.

Edi Rami duke folur përmendi historikun e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ngjarjet nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët përgjatë historisë më të re nëpër të gjitha trojet etnike.

 

Pastaj fjalën e mori kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

I pari i Qeverisë së Kosovës përkujtoi marrëdhëniet, dhe të arriturat tha ai, të dy qeverive në periudhën ndërmjet dy takime të dy qeverive.
Mustafa përmendi nevojën e europianizimit të rajonit ndërsa theksoi nevojën e një pune më këmbëngulëse për zhvillimin ekonomik të vendeve përkatëse.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE TË KOSOVËS HYN NË KUSHTETUTËN E SERBISË (03.23.2015)
Hapet java e gruas në KosovëNË KOSOVË VETËM NJË NË DHJETË GRA ËSHTË E PUNËSUAR, VETËM NJË NË DHJETË GRA DËSHIRON TË PUNËSOHET (03.23.2015)
SOT MBLEDHJA E DY QEVERIVE SHQIPTARE - NËN MOTON 'NJË TOKË, NJË POPULL, NJË ËNDËRR' (03.23.2015)
KOSOVA, VENDI I TRETË ME NUMRIN MË TË MADH TË AZILKËRKUESVE NË BE - PAS SIRISË DHE AFGANISTANIT (03.23.2015)
BOMBARDIMET E NATO-s NË KOSOVË U SHTYNË GJASHTË MUAJ PËR SHKAK TË SPIUNIMIT TË FRANCEZIT (03.22.2015)
KRESHNIK SPAHIU I DREJTOHET BASHËS - NËSE DONI VËRTET REVOLUCION, JA SI BËHET REVOLUCIONI (03.22.2015)
SHBA SYNON INTEGRIMIN E BALLKANIT NË NATO - PËRFSHIRË KOSOVËN DHE SERBINË (03.22.2015)
Deutsche Welle, VALON MURATI - DIASPORA TË SHIKOHET SI PARTNERE PËR ZHVILLIMIN E KOSOVËS, TË MOS SHIKOHET VETËM SI BURIM FINANCASH PËR MBIJETESË (03.22.2015)
TADIÇ - DAÇIÇI DESH E NISI LUFTËN ME KOSOVËN (03.22.2015)
KRASNIQI PAS HUMBJES - NUK DO TË NDALEM DERI NË ARRITJEN E QËLLIMIT TIM PËR T'U BËRË KAMPION BOTËROR (03.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]