NË PRISHTINË SOT MBAHET 'WESTERN BALKANS 6'
E Mërkurë, 03.25.2015, 07:40am (GMT+1)
Ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës nga vendet e rajonit do të qëndrojnë sot në Prishtinë, për të marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Krahas tyre, në këtë takim do të marr pjesë edhe Johannes Hahn, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit.
Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se ministrat nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina do të jenë të pranishëm në kryeqytetin e Kosovës.
Kjo konferencë pason atë të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.
www.voal-online.ch
|