E Premte, 04.26.2024, 07:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
I DËNUAR PËR VRASJE - TJETËR KËRKESË ARRESTI PËR FRROKUN
Gjykata e lartë vendos “arrest shtëpie” për dy deputetët Tom Doshi e Mark Frroku

E Djelë, 03.29.2015, 07:25am (GMT+1)



Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi sot parlamentit autorizimin për arrestimin e deputetit Mark Frroku, i cili dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 1999 në Blegjikë. Kërkesa erdhi pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore belge kanë nxjerrë urdhërin e arrestit ndërkombëtar, njoftoi prokuroria. Dy ditë më parë deputeti Frroku u ndalua pasi parlamenti miratoi kërkesën e parë për arrestimin e tij, lidhur me cështjen Doshi. Për këtë cështje Gjykata e Lartë vendosi që të lerë në arrest shtëpie deputetin Frroku. I njejti vendim u mor edhe për deputetin tjetër Tom Doshi."‹"‹

Implikimi i mundshëm i deputetit Mark Frroku në një vrasje të ndodhur në Blegjikë, u përmend për herë të parë publikisht pas zgjedhjeve të qershorit të 2013, në një shkrim të një gazete belge.  Në atë kohë zoti Frroku mohoi të ishte përfshirë në vrasje, ndërkohë që sot sipas një njoftimi të Prokurorisë ai rezulton se është dënuar me 10 vjet në mungesë, por procesi ndaj tij është ende i hapur dhe pritet të nisë në gjykatën e Apelit për krime të Rënda të Brukselit tetorin e ardhshëm. Sipas autoriteteve belge, Frroku dhe tre shqiptarë të tjerë akuzohen për "vrasje me paramendim" të një tjetër shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupesh që kontrollonin rrjete prostitucioni.

Për këtë ngjarje, bazuar në shkresat e dërguara nga Interpol Tirana dhe Ministria e Drejtësisë, dhe pasi ndaj deputetit Frroku, autoritetet gjyqësore belge kanë nxjerrë urdhërin e arrestit ndërkombëtar Prokurori i Përgjithshëm, i është drejtuar sot Parlamentit për herë të dytë duke kërkuar autorizimin për arrestimin e tij. Kërkesa erdhi pak përpara se në Gjykatën e Lartë të niste procesi për vlerësimin e masës së sigurisë. Deputeti Frroku u ndalua pak ditë më parë së bashku me deputetin Tom Doshi, pak orë pasi parlamenti I ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorisë, e cila dyshon se ata kanë sajuar të gjithë planin për vrasjen e mundshme të deputetit Doshi.

Në Gjykatën e Lartë deputeti Frroku u paraqit me pranga në duar, i shoqëruar nga një numër i konsiderueshëm policësh. Seanca ndaj tij zgjati afro tre orë, dhe trupi gjykues vendosi që ta lërë atë në arrest shtëpie. Avokatët deklaruan se do ta kundërshtojnë këtë vendim. E njejta masë, për arrest shtëpie, u mor dhe ndaj zotit Tom Doshi, e po ashtu dhe avokatët e tij folën për një vendim të padrejtë dhe të pambështetur në ligj.

Lidhur me kërkesën e dytë të prokurorisë për deputetin Frroku, Partia demokratike reagoi duke deklaruar se ky rast i njohur dhe më pare, vërteton akuzat e saj për lidhjet e kryeministrit me krimin, u shpreh Sekretari i përgjithshëm demokrat Arben Ristani: "Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll. Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe rezultoi se ai, dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri. Kapja e dëshmitarit dhe ndërhyrjet e tjera brutale dhe sistematike në hetim, e futën procesin në hullinë e dëshiruar dhe të paracaktuar nga Rama dhe Meta".

Ndaj të gjithë çështjes Doshi opozita ka hedhur dyshime dhe akuza të forta se lëvizjet e prokuorirsë janë kryer në ndikimin e drejtuesve të shumicës së majtë, duke këmbëngulur se pa dorëheqjen e zotit Meta kjo çështje nuk do të mund të zbardhej.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BB - EDHE 266 MILIONË EURO QEVERISË Banka Botërore aprovoi dy projekte: 200 milion euro do shërbejnë si garanci për një hua tregtare të qeverisë shqiptare, pjesa tjetër për projektin për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore (03.29.2015)
ADRIATIK LLALLA - MARK FRROKU KËRKOHET PËR DISA KRIME NË BELGJIKËLlalla - Frroku është i kërkuar i rrezikshmërisë së lartë (03.28.2015)
SONTE PAS MESNATE AKREPAT E ORËS ZHVENDOSEN 60 MINUTA PËRPARA (03.28.2015)
GJYKATA E LARTË - ARREST SHTËPIE PËR MARK FRROKUNDeputeti - Drejtësia vendosi (03.28.2015)
PODGORICË - U NDËRPRE NDESHJA MALI I ZI-RUSI (03.28.2015)
Deutsche Welle, BEKIM ÇOLLAKU - KUSHTET PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE DO TË PLOTËSOHEN DERI NË MAJ (Intervistë) (03.28.2015)
Deutsche Welle - INTENSIFIKIM NË BASHKËPUNIMIN E SIPËRMARRJEVE GJERMANO-SHQIPTARE (03.28.2015)
BASHKIMI EVROPIAN DO TË FINANCOJË HEKURUDHËN KOSOVË-SHQIPËRI (03.28.2015)
KOSOVË - INTENSIFIKOHET KTHIMI NË ATDHE I EMIGRANTËVE ILEGALË (03.28.2015)
NESËR AKREPAT E ORËS ZHVENDOSEN 60 MINUTA PËRPARA (03.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]