E Premte, 04.26.2024, 01:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ANALISTËT - KUSHTËZIMI I VAZHDIMIT TË DIALOGUT ME BEOGRADIN, I DOMOSDOSHËM

E Martë, 03.31.2015, 02:56pm (GMT+1)


Kushtëzimi i vazhdimit të dialogut me Serbinë me zbatimin e marrëveshjeve të arritura që po proklamon kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nga analistët politikë po shihet si një veprim që fuqizon pozicionin e Prishtinës në tavolinën e bisedimeve që po udhëhiqen nga Bashkimi Evropian.

Sipas analistëve, zbatimi i marrëveshjeve paraprake do të mund të bëhej vetëm mbi bazën e një presioni të Brukselit mbi Beogradin për zhbërjen e strukturave paralele të pushtetit që Serbia ka vendosur në Kosovë.

Analisti politik nga Grupi për Studime Juridike dhe politike, Fisnik Korenica thotë se me këtë pozicion, Prishtina po përpiqet që nga një palë që ka bërë në vazhdimësi koncesione, të kthehet në një palë serioze në tavolinën e bisedimeve.

"Një logjikë e tillë, besoj që do e shtyjë Bashkimin Evropian që tash të merret pak më shumë me Serbinë sesa me Kosovën, meqë deri më sot ka qenë Kosova ajo që i ka bërë shumicën e koncesioneve, kështu që tash e tutje do të duhej që këto koncesione të bëra nga Kosova të kundër balancohen me një veprim të Serbisë për të hequr dorë nga strukturat paralele që ajo vazhdon t'i kontrollojë në veriun e vendit", ka thënë Korenica për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, edhe analisti Artan Muhaxhiri e vlerëson si pozitive qasjen e kryeministrit Isa Mustafa për vendosjen e disa parakushteve për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Në rend të parë, zhbërja e strukturave paralele të sigurisë dhe unifikimi i gjyqësorit në veri më sistemin gjyqësor të Kosovës, do të duhet të ishin kushte të domosdoshme për vazhdimin e bisedimeve, ka thënë Muhaxhiri.

"Qeveria e Kosovës ka shumë pak ndikim konkret në strukturat serbe në Kosovë, mirëpo në shumicën e rasteve ky ndikim është bërë në mënyrë indirekte përmes ndikimit të Brukselit në Beograd. Pra, me kushtëzimin që Brukseli ia bën Beogradit në bazë të sjelljes që ka në raport me strukturat serbe në Kosovë", ka vlerësuar Muhaxhiri në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Vazhdimi i bisedimeve me Beogradin pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, për analistin Artan Muhaxhiri shihet si i panevojshëm.

Andaj, ai shprehet optimist që Brukseli do të rrisë trysninë mbi Beogradin, pasi që në të kundërtën do të rrezikohej vet procesi i nisur i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dyja vendeve.

"Ekziston një presion i madh mbi Beogradin që të heq dorë nga strukturat paralele, por edhe që t'i relaksojë marrëdhëniet me Kosovën siç ishte rasti i vizitës së Ivica Daçiqit në Prishtinë, javën e kaluar",
ka thënë Muhaxhiri.

Pas vizitës së fundit të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini në Prishtinë, analisti Fisnik Korenica mendon se edhe zyrtarja e lartë evropiane e bëri të qartë se aktualisht dialogu do të përqendrohet në zbatim të marrëveshjeve, para se të shkohet në tema të reja.

"Kërkesat e zonjës Mogherini javën e kaluar në Prishtinë, të japin përshtypjen që ajo është sinqerisht e përkushtuar që rezultatet e arritura deri më sot duhet të zbatohen dhe natyrisht që pjesë e dialogut të ri nuk do të jetë vetëm hapja e çështjeve të reja, por fillimisht zbatimi final i çështjeve që janë dakorduar mes të dyja palëve",
ka theksuar Korenica.

Kushtet që kryeministri Isa Mustafa i ka përmendur për vazhdimin e dialogut me Serbinë janë zhbërja e strukturave paralele serbe të sigurisë në komunat veriore të Kosovës, apo edhe zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin në veri, ku ende funksionin një sistem paralel i drejtësisë.

Analistët politikë tërheqin vërejtjen se Prishtina zyrtare duhet të qëndrojë pas këtyre kushteve, ngase tërheqja, sipas tyre, do të dërgonte mesazhe të një pale jo joserioze në bisedime. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IL GIORNALE - SKANDALI, NERITAN CEKA PAZARE NË ITALI ME VOTAT E ARBËRESHËVE DHE SHQIPTARËVE (03.31.2015)
(UPDATED) EASYJET NGA GJENEVA PËR PRISHTINË ULJE TË DETYRUAR NË ROMË PASI KABINA E PILOTIT U SULMUA NGA NJË PASAGJER (03.31.2015)
ISH DREJTUESJA E INTERPOL TIRANËS LORETA ALLA KA FSHEHUR KËRKESËN E INTERPOLIT PREJ 23 MARSIT 2012 (03.31.2015)
LETRA E DORËHEQJES E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË TË SHTETIT ARTAN DIDIT DHE DEKLARATA E ARBEN RISTANIT: QEVERIA I FSHEHU AKUZAT BELGE NË FAVOR TË METËS (03.31.2015)
Lajm në kohë reale, ÇËSHTJA FRROKU - JEP DORËHEQJEN DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË ARTAN DIDI (03.31.2015)
PO KUSH ËSHTË ARTAN BAJRAKTARI, SHEFI I INTERPOL TIRANA QË ARRESTUA PËR RASTIN FRROKU (03.31.2015)
NDALOHEN SHEFI I INTERPOL TIRANA ARTAN BAJRAKTARI DHE SPECIALISTJA LORETA ALLA - FSHEHËN PROVAT NGA BELGJIKA PËR FRROKUN (03.31.2015)
SHQIPËRI - EKSPORTET SHËNOJNË RËNIE ME 12 PËR QINDEdhe vitin e kaluar eksportet e këtij vendi u tkurrën ndjeshëm (03.31.2015)
PRIZREN - SOT KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK (03.31.2015)
ZGJEDHJET LOKALE - SHUMICA FORCON ALEANCAT, OPOZITA ENDE JASHTË GARËS (03.31.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]