E Premte, 04.26.2024, 06:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRI - EKSPORTET SHËNOJNË RËNIE ME 12 PËR QIND
Edhe vitin e kaluar eksportet e këtij vendi u tkurrën ndjeshëm

E Martë, 03.31.2015, 07:55am (GMT+1)


Eksportet pësuan rënie gjatë muajit shkurt me mbi 12 për qind ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se eksportet kanë nisur me luhatje këtë vit, duke vuajtur në një masë të madhe rënien e çmimeve të lëndëve të parat në tregjet e huaja.

Për dy muajt e parë të vitit, eksportet kishin vlerën 35.6 miliardë lekë, në rënie me afro 7 për qind ndaj të njëjtës periudhë të vitit 2014. Grupi "Minerale, lëndë djegëse, energji", që në vitet e fundit ka udhëhequr eksportet shqiptare, këtë vit paraqitet në rënie të ndjeshme.

Eksportet e këtij grupi kanë prekur vlerën e 7.8 miliardë lekëve, nga 13 miliardë lekë që ishin një vit më parë. Rritja vazhdon të mbështetet kryesisht nga fasonet, ku grupi "Tekstile dhe këpucë" eksportoi produkte në vlerën e 14.5 miliardë lekëve, në rritje të lehtë me 3.5 për qind krahasuar me një vit më parë.

Viti 2015 ka nisur i vakët edhe në krahun e importeve. Për Shkurtin, importet ranë me 1.1 për qind ndaj të njëjtit muaj të vitit të kaluar, ndërsa për dymujorin, rënia ishte rreth 1.5 për qind. Rënia e konsiderueshme e eksporteve ka shkaktuar një zgjerim të deficitit tregtar me rreth 7 për qind, krahasuar me dymujorin e parë të vitit 2014.

Zhvillimet në tregtinë e jashtme paraqiten sfiduese për ekonominë shqiptare, pasi vitin e kaluar rritja e eksporteve u tkurr ndjeshëm. Kontributi i sektorit të jashtëm në ekonomi pritet të jetë më i ulët, çka e bën edhe më të domosdoshme përtëritjen e shpejtë të kërkesës së brendshme, për të siguruar një rritje ekonomike më të lartë se vitet e fundit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRIZREN - SOT KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK (03.31.2015)
ZGJEDHJET LOKALE - SHUMICA FORCON ALEANCAT, OPOZITA ENDE JASHTË GARËS (03.31.2015)
FMN - GJENDJA EKONOMIKE NË KOSOVË NUK SIGURON RRITJEN E PAGAVE (03.30.2015)
GJERGJ BOJAXHI - PSE PO GAROJ PËR BASHKINË E TIRANËS Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se politika është kthyer në problemin kryesor për qytetarët dhe se ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje tjetër (03.30.2015)
LISTA SERBE - NUK KTHEHEMI NË QEVERI PA U KTHYER NË GJAKOVË (03.30.2015)
ISH LUFTËTARËT E UÇK-së PROTESTË PARA QEVERISË - DUAM ZBARDHJEN DHE PUBLIKIMIN E LISTAVE TË VETERANËVE (03.30.2015)
QEVERIA RAMA NUK PRANOI NDËRTIMIN E HEKURUDHËS ME KOSOVËN (03.30.2015)
ENDRITI - I PARI NË GARËN E INTELIGJENCËS NË KOSOVË (03.30.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - FITON SHQIPËRIA, E MUND ARMENINË 2-1Me këtë ndeshje të fituar, Shqipëria tani ka 7 pikë, aq sa ka edhe liderja e grupit, Danimarka por e cila ka një ndeshje më shumë të luajtur (03.29.2015)
ELBASANI VISHET KUQ E ZI - DE BIASI E NIS ME LUTJE PËR FITORE NË KISHË (03.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]