E Mërkurë, 05.15.2024, 11:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VOAL URON - PËR SHUMË MOT, ME SHËNDET E FAT PASHKËT!

E Premte, 04.03.2015, 07:54am (GMT+1)


Voal - Dita e Pashkëve, Dita e Ringjalljes së Krishtit.  Në një ditë të tillë, pothuaj dymijë vjet më parë, ka themelet e veta Krishterimi. Kryqzimi për mëkatet tona e Ringjallja për shpresat tona për paqë e dashuri mbi Tokë, - janë për besimtarët rruga e vetme udhërrëfyese në jetën mbitokësore.

Pashkët janë festa kryesore e Krishterimit, sepse tek Ringjallja mbështetet e gjithë doktrina e tyre.

Jezusi u ringjall ditën e tretë mbas Kryqzimit. Shembulll i tij është thirrje për t'u ringjallur shpirtërisht sa e sa herë mbas "vdekjeve" tona shpirtërore. Të ringjallemi prej vdekjes shpirtnore që na sjell urrejtja, smira, shpifja, dëshprimi, pabesia, veçanarisht në këto kohë kur kemi pushtuar qiejt si zogjtë, por po harrojmë të ecim pranë njeri tjetrit mbi tokë si vëllezër, siç ka thënë Martin Luther King.

Në Shkrimet e Shenjta Pashkët janë simboli i flijimit të Jezusit për njeriun, që vinte prej natyrës sonë të korruptuar. Në lashtësi koncepti "i korruptuar" shprehte grryerjen e mbrendëshme, shpirtërore, nga vese, mëkate, tej atij koncepti që mbart fjala sot. Me këte flijim i hapej rruga njerëzimit të kalonte nga vesi në virtyt. Me ringjalljen shprehet fitorja mbi vdekjen vetë e mbi botën e përçudnuar.

Për ne shqiptarët Pashkët kanë një domethënie edhe më të veçantë: Ringjallja jonë shpirtnore vazhon; ajo nuk u përsos asnjëherë në kaq shekuj, pse ndëshkime të rënda na ranë mbi krye: prej pushtimeve barbare, tek ideologji poaq barbare. Prej tyre kemi dalë me shumë gjymtime, mbi të gjitha shpirtërore.

Pashkët na ftojnë me gjetë paqë në radhë të parë në vetvete. Pa ekuiliber shpirtëror e moral nga secili në vetvete, nuk mund të gjendet paqja as në familje, në shoqëri e në mbarë Atdheun tonë.

Me shëndet e prap më me zemër të mirë Pashkët, motra e vëllezër Shqiptarë, të cilitdo besimi qofshi, pse në ditë feste e gëzimi na bashkë kemi udhëtuar e bashkë do të udhëtojmë në shekuj. Për shumë mot!




ELIDA BUÇPAPAJ DHE SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DISKUTIM NË KONGRESIN AMERIKAN - BALLKANI, SHQIPËRIA DHE RADIKALIZIMI FETAR (04.02.2015)
NISHANI PRET IVANOVIN - TË ZBATOHET MARRËVESHJA E OHRIT (04.02.2015)
POLICIA ARRESTOI DEPUTETIN E SHUMICËS MARK FRROKU (04.02.2015)
DITA BOTËRORE E AUTIZMIT - SHQIPËRIA, VENDI I PROBLEMEVE TË MËDHA (04.02.2015)
AMBASADORI DONALD LU I PARALAJMËRON INVESTITORËT AMERIKANË - NË SHQIPËRI DO TË PËRBALLENI ME KORRUPSIONINLu e bëri këtë vlerësim në takimin me biznesmenë në Nju York dhe Uashington gjatë një vizite para pak ditësh (04.02.2015)
DIGJEN DY AUTOMJETE TË POLICISË NË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS (04.02.2015)
KOSOVA ËSHTË MË E IZOLUAR SE KOREJA E VERIUT (04.02.2015)
NEXHMEDIN SPAHIU - QËLLIMI I SERBISË ËSHTË RRËNIMI I SHTETIT TË KOSOVËS (04.02.2015)
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET DHE NUK GJYKOHET (04.02.2015)
100 DITË DËSHTIMESH TË QEVERISË MUSTAFA (04.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]