POLICIA E TIRANËS PUBLIKOI LISTËN E 15 PERSONAVE MË TË RREZIKSHËM NË KËRKIM
E Mërkurë, 04.08.2015, 10:37am (GMT+1)
Policia e Tiranës ka publikuar një listë me 15 personat më të rrezikshëm, të cilët janë shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për persona që kryesisht janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, apo për krime të tjera të rënda.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre, duke thënë se ruan të fshehta të dhënat për personat që do të japin informacione.
"Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë garanton të gjithë qytetarët se ruan plotësisht konfidencialitetin e të gjithë qytetarëve të cilët dërgojnë të dhëna dhe informacione lidhur me individë, grupe kriminale apo veprimtari kriminale objekt i punës së policies", njofton policia.
Personat e kerkuar nga policia e Tiranes
Fabjon Abaz Lajma
Alfred Alush Beqiri
Ervis Osman Sinella
Fation Agim Muharremi
Kujtim Demir Demiri
Lulzim Xhemal Marloka
Anton Kolec Vila
Arben Ismail Muça
Avni Xhemal Majallari
Ervin Dhimokrat Shahini
Fatmir Sadik Rama
Gentian Xheladin Tako
Jashar Bajram Begani
Kujtim Riza Qordja
Lutfi Isuf Hida
www.voal-online.ch
|