E Mërkurë, 05.15.2024, 02:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZËRI I AMERIKËS - JEHONA E DEKLARATAVE TË KRYEMINISTRIT RAMA
Në Ballkan dhe në Bruksel kanë vazhduar reagimet ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin kombëtar me mjetet e shekullit XXI
E Mërkurë, 04.08.2015, 08:04pm (GMT+1)




Bashkimi Evropian vlerëson se Ballkani Perëndimor ka ardhmëri të qartë evropiane dhe përkushtimi i vendeve të rajonit ndaj proceseve integruese nënkupton bashkëpunim, ripajtim dhe fqinjësi të mirë.

Këto komente janë bërë nga Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pas reagimeve serbe ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian dhe qasjen që duhet të ketë BE-ja ndaj këtij bashkimi.

"Pasi e vërtetuam se çfarë ka thënë kryeministri Rama, duam të theksojmë se Ballkani perëndimor ka ardhmëri të qartë evropiane, të konfirmuar nga nivelet më të larta politike të Bashkimit Evropian. Të gjithë partnerët në rajon e kanë konfirmuar përkushtimin e tyre ndaj këtij synimi dhe aspiratat për të përmbushur kriteret e domosdoshme, në pajtim të plotë me parimet dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ato po përparojnë në hapat e tyre në këtë rrugë dhe ne presim që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për përparim të mëtejmë. Përkushtimi përfshin po ashtu edhe bashkëpunimin rajonal, ripajtimin dhe marrëdhëniet fqinjësore. Çfarëdo deklarate provokative në këtë kuadër, është e papranueshme", thuhet në një deklaratë të zonjës Kocijançiç.

Autoritetet serbe reaguan me zemërim ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, madje kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, citohet nga mjetet serbe të informimit të ketë thënë se "Kosova dhe Shqipëria, nuk do të bashkohen kurrë, në formën klasike. U lutem udhëheqësve shqiptarë që të ndalen së provokuari jo qëndrueshmërinë në rajon", citohet të ketë thënë ai në një postim në rrjetin social Twitter.

Edhe zyrtarë të tjerë serbë thanë se deklaratat e kryeministrit Rama "janë kërcënim për paqen dhe qëndrujeshmërinë në rajon dhe thirrje e rrezikshme për ripërcaktim kufijsh në Ballkan".

Reagimet pasuan një intervistë të përbashkët të kryeministrit, Edi Rama me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në televizionin "Klan Kosova", pak kohë pasi që të dy u nderuan me titullin "Qytetar nderi i Ulqinit".

Kryeministri Rama tha se "puna e përbashkët ndërmjet dy qeverive, asaj në Tiranë dhe në Prishtinë, është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit XXI, në funksion të një Bashkimi Evropian".

"Bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës, pasi këta janë në fakt shqiptarët që jetojnë në dy shtete shqiptare, dhe nuk flasim për të tjerët që janë në shtetet tjera, është i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm. Pyetja është si do të ndodhë? A do të ndodh në funksion të Bashkimit Evropian si proces i natyrshëm dhe krejt i mirëkuptuar nga të gjithë? Apo do të ndodhë si reagim ndaj një verbërie apo një përtacie evropiane, për të kuptuar që vetë Evropa duhet të ndryshojë qasjen ndaj vetvetes, duke u kthyer nga një fuqi që gjithnjë e më shumë është e varur nga taktika e ditës në një fuqi strategjike?Një Evropë strategjike do të kërkonte që Ballkani të ishte pjesë e saj dhe që normalisht pastaj, të gjitha etnitë në Ballkan të kishin lehtësinë e të qenit së bashku, pa pasur nevojë që të merreshin me kufijtë. Ndërkohë që një Evropë verbërisht taktike në vijim do të bënte që të triumfonte me patjetër dhe pa asnjë mundësi të dytë, linja e një bashkimi, përsëri në funksion të një Evrope të ardhshme, por në radhë të parë në funksion të një të sotmeje ku shqiptarët nuk do ta pranonin për një kohë të gjatë këtë historinë "tërhiq e mos e këput" të Evropës dhe të kësaj qasjes "tërhiq e mos e këput" me njëri tjetrin", tha kryeministri Rama.

Në këtë intervistë ai ka tërhequr vërejtjen që "nëse Evropa e shikon Ballkanin dhe zhvillimin në Ballkan si gjëra pa lidhje me fatet e saj dhe nëqoftëse Evropa nuk arrin të kuptojë që proceseve që janë përshkallëzuar falë paqes në rajon duhet t'ia bashkojë edhe vullnetin e vet për të përshpejtuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe kështu të përshpejtojë integrimin, mundet vërtetë të bëhet pa dashje sponsore e nacionalizmave folklorik".

Kryeministri Rama ishte zyrtari i parë i lartë shqiptar që kishte vizituar Serbinë pas një ngrirjeje 68 vjeçare gjatë së cilës nuk është shënuar asnjë takim i nivelit të tillë ndërmjet dy vendeve, në radhë të parë për shkak të Kosovës.

Vizita e tij në vjeshtën e vitit të kaluar në Beograd kaloi në shenjë të përplasjeve me mikpritësin e tij Aleksandër Vuçiç, i cili reagoi me zemërim për shkak të deklarimeve të kryeministrit Rama në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia vazhdon ta kundërshtojë.

Të mërkurën ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se deklarata e kryeministrit Rama, është interpretuar gabimisht.

"Në asnjë rast nuk flasim për ndryshimin e kufijve, por për zvogëlimin e dukshmërisë së tyre, sipas modelit evropian, në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin të lirë",
tha ministri Thaçi gjatë një konference me gazetarë në Zagreb, pas takimit me ministren e jashtme të Kroacisë, Vesna Pushiq.

"Të gjithë një ditë do t'i takojmë asaj hapësire evropiane", citohet të ketë thënë ai duke e cilësuar kryeministrin si udhëheqës me pikëpamje reformatore, i cili e ka të qartë vizionin e Shqipërisë dhe i cili fuqishëm i mbështet bisedimet Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DO TË KËRKOHET AUDIT NDËRKOMBËTAR NDAJ KONTRATËS ME BANKERSShpërthimi i pusit në Marinzë, kryeministri Rama: Kompania 100 përqind përgjegjëse. Të dëmshpërblejë banorët dhe të paraqesë sa më parë planin e rehabilitimi (04.08.2015)
TË AFËRM TË ARBEN FRROKUT KANË FOLUR NË TELEFON ME ENVER STAFUKËN DITËN E VRASJES SË DRITAN LAMAJT (04.08.2015)
POLICIA E TIRANËS PUBLIKOI LISTËN E 15 PERSONAVE MË TË RREZIKSHËM NË KËRKIM (04.08.2015)
THAÇI - BOSNJA MË SERBI SE SERBIA (04.08.2015)
ENDE TË BLLOKUARA DY KORSI TË RRUGËS SË KOMBIT (04.08.2015)
AI - SERBIA S'I KA STREHUAR ROMËT, EDHE PSE BE I KA DHËNË FONDE (04.08.2015)
MASAKRA MAFIOZE NË VLORË - BËHEN 4 ARRESTIME (04.08.2015)
EKSPERTËT - POLITIKA NUK E PËRFILL KUSHTETUTËN, EDHE 7 VJET PAS MIRATIMIT, AJO NUK ZBATOHET (04.08.2015)
ZËRI I AMERIKËS - SERBIA 'ZEMËROHET' SËRISH ME EDI RAMËNBeogradi reagoi me zemërim ndaj deklarateve të kryeministrit të Shqipërsië Edi Rama për bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit XXI (04.07.2015)
KURTI - QEVERIA SJELL PROJEKTLIGJ SI KRAHINË E VARUR (04.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]