E Mërkurë, 05.15.2024, 04:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - MBI NJË MILIARD EURO EKONOMI E PALIGJSHME

E Enjte, 04.09.2015, 07:02am (GMT+1)



Luftimi i ekonomisë joformale, i cili në Kosovë ka marrë përmasa të mëdha, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, nuk do të mund të bëhet nëse nuk ka sundim të rendit dhe ligjit.

Hulumtimet nga organizatat financiare ndërkombëtare dhe ato vendore, tregojnë se ekonomia joformale në Kosovë dëmton buxhetin e vendit për rreth një miliard euro në vit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se ky nivel i lartë i ekonomisë joformale ndikon negativisht jo vetëm në ekonominë e vendit, por edhe në funksionimin e institucioneve të saj.

"Nëse thuhet se informalitet ka pasur para një viti apo dy, në më tepër se 1 miliardë euro, atëherë është një përqindje e madhe e asaj që kishte mundur të jetë në buxhetin e Kosovës".

"Mbi të gjitha, problemi është se përveç kësaj forme të informalitetit e cila është e drejtpërdrejtë, duhet të analizohen pasojat tjera negative zinxhirore të informalitetit, në rend të parë nuk ka barazi në treg, në rend të dytë favorizohen më tepër kompanitë që janë pjesë e këtij procesi sesa ato që kryejnë obligimet", shton Geraxhliu

Niveli i lartë i ekonomisë joformale dhe krimit ekonomik në Kosovë, kishte zënë vend gati në të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare.

Në këto raporte ishte theksuar se përveç deklaratave publike për luftimin e krimit ekonomik dhe financiar, ekzekutivi i vendit nuk kishte treguar vullnet dhe gatishmëri të duhur për luftimin e këtyre dukurive.

Lufta kundër ekonomisë joformale është pjesë e obligimeve që duhet të kryej Kosova për t'ia hapur vetës rrugët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gërxhaliu thekson se emëruesi i përbashkët për zgjidhjen e probleme që vinë deri tek informaliteti është sundimi i rendit dhe ligjit.

"Derisa nuk do të ketë sundim të rendit dhe ligjit, ne do të flasim për informalitet, por do të jetë shumë vështirë që të luftohet dhe këtë duhet ta shtrijmë në një rrafsh krejt tjetër".

"Nuk mund të ketë qasje selektive në luftën kundër infomalitetit dhe ekonomisë së kriminalizuar. Ligji duhet të vlejë për të gjithë, dhe tek atëherë kur kemi një gjithë përfshirje dhe e marrim me seriozitet këtë sfidë atëherë do të ketë rezultate pozitive", vlerëson Gërxhaliu.

Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kanë theksuar se janë duke punuar që të krijojnë një barazi në treg duke luftuar ekonominë e paligjshme.

Në zbutjen e ekonomisë së paligjshme në Kosovë, një rol të rëndësishëm kanë edhe Doganat e Kosovës.

Zëdhënësi i këtij mekanizimi, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se në tre mujorin e parë të këtij viti kanë shënuar rritje të të hyrave, gjë që siç thekson ai, tregon se ekonomia e paligjshme në Kosovë ka shënuar rënie.

"Ne rrisim nivelin e të hyrave gati çdo vit. Rritja e të hyrave krahasuar tre mujorin e parë të këtij viti me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është për 2 për qind. Kjo tregon se informaliteti në Kosovë ka shënuar rënie", shton Stavileci.

Qeveria e Kosovës që nga viti 2012, ka vendosur në prioritetet e politikave të saj, parandalimin e ekonomisë joformale.

Në atë kohë, ishte themeluar edhe Task-Forca e përbërë nga Policia, Doganat dhe Administrata Tatimore, që kishte për qëllim ashpërsimin e masave ndaj atyre që dëmtojnë shtetin, përmes fshehjes së tatimeve dhe evazionit fiskal. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARBEN GASHI - EDHE LDK KA NEVOJË PËR MENDIM TË RI (04.09.2015)
EKSPERTËT - PARANOJA E SERBISË NDAJ 'BASHKIMIT KOMBËTAR KOSOVË-SHQIPËRI' (04.09.2015)
ROMËT NË KOSOVË ENDE TË PANITEGRUAR DHE TË DISKRIMINUAR (04.09.2015)
TIRANË - GJENDJA E PAKICËS ROME VAZHDON TË JETË E VËSHTIRË (04.09.2015)
ZËRI I AMERIKËS - JEHONA E DEKLARATAVE TË KRYEMINISTRIT RAMANë Ballkan dhe në Bruksel kanë vazhduar reagimet ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin kombëtar me mjetet e shekullit XXI (04.08.2015)
DO TË KËRKOHET AUDIT NDËRKOMBËTAR NDAJ KONTRATËS ME BANKERSShpërthimi i pusit në Marinzë, kryeministri Rama: Kompania 100 përqind përgjegjëse. Të dëmshpërblejë banorët dhe të paraqesë sa më parë planin e rehabilitimi (04.08.2015)
TË AFËRM TË ARBEN FRROKUT KANË FOLUR NË TELEFON ME ENVER STAFUKËN DITËN E VRASJES SË DRITAN LAMAJT (04.08.2015)
POLICIA E TIRANËS PUBLIKOI LISTËN E 15 PERSONAVE MË TË RREZIKSHËM NË KËRKIM (04.08.2015)
THAÇI - BOSNJA MË SERBI SE SERBIA (04.08.2015)
ENDE TË BLLOKUARA DY KORSI TË RRUGËS SË KOMBIT (04.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]