E Hënë, 04.29.2024, 04:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TAHIRI PADI BASHËS PËR 21 JANARIN
Berisha: Skenar filmi i sigurimit të Shtetit


E Premte, 04.10.2015, 06:35am (GMT+1)



Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri njoftoi se ndaj ish ministrit Lulzim Basha është ngritur një padi për "Shpërdorim detyre" lidhur me ngjarjet e 21 Janarit 2011, ku gjatë një proteste të dhunshme të opozitës së atëhershme, mbetën të vrarë katër demonstruesë. Sipas zotit Tahiri, nga inspektimi i dokumentacionit në Gardën e Republikës, ditën e ngjarjes, janë vënë re falsifikime të dy urdhërave, njëri i lëshuar nga ish ministri Basha dhe tjetri nga ish komandanti i gardës Ndrea Prendi.

"Konkretisht, nga këqyrja e Librit të marrjes në dorëzim të shërbimit, nr. 19/04, në faqen e fletës nr. 129, të datës 21 janar 2011, rezulton i pasqyruar me shënim, nga operatori i shërbimit, një urdhër i dhënë nga Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ora 16:28, me përmbajtjen, citoj: "Komunikoni me Gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë lakrimogjene mbi demostruesit tek Piramida".

"Kjo frazë është e korrigjuar, pra, e falsifikuar," deklaroi ministri Tahiri. "Para korrigjimit ka qenë shkruar: "Komunikoni me Gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë homogjene mbi demostruesit tek Piramida", u shpreh ai. Sipas tij, zoti Basha është përgjegjës sepse "ka dhënë një urdhër haptazi të kundra-ligjshëm pasi nuk është kurrkund në kompetencën e Ministrit, drejtimi operacional dhe aq më tepër përdorimi i lëndëve kimike ndaj protestuesve".

Ndërhyrja e dytë në dokumenta, sipas ministrit Tahiri gjendet "në faqen e dytë të Librit të Shërbimit, në faqen 128, datë 21 janar 2011, rezulton i pasqyruar në librin e shërbimit, shënimi i mëposhtëm: "Urdhërdhënësi: Gjenerali. Ora 14:54. Urdhëri: Asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demostruesve".  Rezulton me sy të lirë, por që pritet të konfirmohet nga analizat dhe hetimi i Prokurorisë që edhe kjo frazë është e korrigjuar me mbishkrim. Dhe para korrigjimit kjo frazë ka qenë e shkruar: "Asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër" dhe më pas kësaj fraze i është shtuar: "Kundër demostruesve, pa zbatuar ligjin", deklaroi ministri Tahiri. Për këtë rast  Ministria e Brendshme akuzon një ushtarak të nivelit specialist në Gardën e Republikës. Zoti Tahiri tha se shpresonte "që Prokuroria, këtij hetimi t'i shkojë deri në fund, sepse për 21 janarin duhet të ketë patjetër përgjegjës për 4 jetët e humbura" .

Ish kryeministri Sali Berisha duke ju përgjigjur ministrit I konsideroi deklaratat e tij si "skenar filmi i sigurimit të shtetit. Në vitin 1999-2000 këta më hoqën mua imunitetin me një shishe. Prokurori i tyre nxorri një shishe dhe tha se me këtë homogjen Berisha do të helmonte popullatën. Shkuan gazetarët dhe e panë që ajo ishte pije. Kanë gjetur këtë tani për të akuzuar Lulzim Bashën", deklaroi zoti Berisha.

Për ngjarjet e 21 Janarit ka vetëm dy persona të akuzuar:  ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe ish drejtuesi i njësive speciale Agim Llupo. Ndonëse për ta prokuroria kërkoi nga 23 deri 25 vite burg, gjykata e Apelit, i dënoi për vrasje aksidentale me disa muaj deri 1 vit burgim, ndërkohë që më parë ajo e Tiranës i kishte shfajësuar. Procesi i 21 janarit është tani në dyert e Gjykatës së Lartë. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMBASADA E SHBA - REAGIM PËR DEKLARATAT E KRYEMINISTRIT RAMA (04.10.2015)
BEOGRADI I DORËZON NOTË PROTESTE AMBASADORIT SHQIPTARBeogradi tha se ka protestuar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin kombëtar me mjetet e shekullit XXI (04.09.2015)
AGK - DËNOJMË KËRCËNIMIN NDAJ GAZETARIT ASTRIT GASHIGazetari është ankuar për kërcënim nga një zyrtar shtetëror, i cili ndërkaq mohon të ketë bërë një gjë të tillë (04.09.2015)
PËRKUJTOHET BETEJA E KOSHARES - ENDE ASGJË PËR NDËRTIMIN E KOMPLEKSIT MEMORIAL TË KOSHARESQeveria nuk arriti të rregullojë të paktën varrezat. Mes tyre është edhe heroi i kombit, Agim Ramadani (04.09.2015)
MINISTRI I JASHTËM DITMIR BUSHATI VIZITON PRAGËN (04.09.2015)
KUSHTETUTA E KOSOVËS - ME FUQI TË KUFIZUAR TERRITORIALE (04.09.2015)
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET E NUK GJYKOHET (04.09.2015)
BERZH - EKONOMIA GRI, PENGESA KRYESORE PËR BIZNESET NË KOSOVË (04.09.2015)
JANJIQ - RUSIA DO TA NJOHË KOSOVËN, SAPO T'I DUHET NJË FAVOR NGA SHBA-të (04.09.2015)
SË SHPEJTI NË PRISHTINË DO TË LARTËSOHET EDHE SHTATORJA E ISMAIL QEMALIT (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]