E Hënë, 04.29.2024, 02:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BEOGRADI I DORËZON NOTË PROTESTE AMBASADORIT SHQIPTAR
Beogradi tha se ka protestuar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin kombëtar me mjetet e shekullit XXI


E Enjte, 04.09.2015, 08:20pm (GMT+1)


Arkiv: Nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd


Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha të enjten se i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, lidhur me deklarimet e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian dhe qasjen që duhet të ketë BE-ja ndaj këtij bashkimi.

Ministria e jashtme serbe njofton se në notën e protestës thuhet se "qëndrimet e kryetarit të qeverisë së Shqipërisë janë të papranueshme për Serbinë, se deklarata e tij është në vazhdën e disa deklarimeve provokative të përfaqësuesve të lartë politik të Shqipërisë, që dëmtojnë raportet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë dhe rrezikojnë marrëdhëniet në tërësi dhe qëndrueshmërinë  në rajon".

Në njoftim, ministri serb citohet të ketë thënë se "bëhet fjalë për një thirrje të rrezikshme për ripërcaktimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht ndërmjet shteteve në rajon. Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë është në kundërshtim me orientimin e theksuar shumë herë të Serbisë dhe Shqipërisë për zhvillimin e fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe ardhmërisë së përbashkët në Bashkimin Evropian".

Beogradi i ka interpretuar deklarimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, si thirrje për "bashkim kombëtar klasik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë".

Reagimet serbe pasuan një intervistë të përbashkët të kryeministrit, Edi Rama me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, në televizionin "Klan Kosova", pak kohë pasi që të dy u nderuan me titullin "Qytetar nderi i Ulqinit".

Kryeministri Rama tha se "puna e përbashkët ndërmjet dy qeverive, asaj në Tiranë dhe në Prishtinë, është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit XXI, në funksion të një Bashkimi Evropian".

"Bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës, pasi këta janë në fakt shqiptarët që jetojnë në dy shtete shqiptare, dhe nuk flasim për të tjerët që janë në shtetet tjera, është i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm. Pyetja është si do të ndodhë? A do të ndodh në funksion të Bashkimit Evropian si proces i natyrshëm dhe krejt i mirëkuptuar nga të gjithë? Apo do të ndodhë si reagim ndaj një verbërie apo një përtacie evropiane, për të kuptuar që vetë Evropa duhet të ndryshojë qasjen ndaj vetvetes, duke u kthyer nga një fuqi që gjithnjë e më shumë është e varur nga taktika e ditës në një fuqi strategjike?Një Evropë strategjike do të kërkonte që Ballkani të ishte pjesë e saj dhe që normalisht pastaj, të gjitha etnitë në Ballkan të kishin lehtësinë e të qenit së bashku, pa pasur nevojë që të merreshin me kufijtë. Ndërkohë që një Evropë verbërisht taktike në vijim do të bënte që të triumfonte me patjetër dhe pa asnjë mundësi të dytë, linja e një bashkimi, përsëri në funksion të një Evrope të ardhshme, por në radhë të parë në funksion të një të sotmeje ku shqiptarët nuk do ta pranonin për një kohë të gjatë këtë historinë "tërhiq e mos e këput" të Evropës dhe të kësaj qasjes "tërhiq e mos e këput" me njëri tjetrin", tha kryeministri Rama.

Burime zyrtare te Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, thanë se ambasadori shqiptar është thirrur ne Ministrinë e jashtme serbe, por nuk ka pasur ndonjë notë zyrtare. Ata thanë se "palët kane zhvilluar një bisedë normale pa tension apo shqetësim".

Kryeministri Rama ishte zyrtari i parë i lartë shqiptar që kishte vizituar Serbinë pas një ngrirjeje 68 vjeçare gjatë së cilës nuk është shënuar asnjë takim i nivelit të tillë ndërmjet dy vendeve, në radhë të parë për shkak të Kosovës.

Vizita e tij në vjeshtën e vitit të kaluar në Beograd kaloi në shenjë të përplasjeve me mikpritësin e tij Aleksandër Vuçiç, i cili reagoi me zemërim për shkak të deklarimeve të kryeministrit Rama në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia vazhdon ta kundërshtojë.

Të mërkurën ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se deklarata e kryeministrit Rama, është interpretuar gabimisht dhe se Kosova e Shqipëria "në asnjë rast nuk flasin për ndryshimin e kufijve, por për zvogëlimin e dukshmërisë së tyre, sipas modelit evropian, në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin të lirë". za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AGK - DËNOJMË KËRCËNIMIN NDAJ GAZETARIT ASTRIT GASHIGazetari është ankuar për kërcënim nga një zyrtar shtetëror, i cili ndërkaq mohon të ketë bërë një gjë të tillë (04.09.2015)
PËRKUJTOHET BETEJA E KOSHARES - ENDE ASGJË PËR NDËRTIMIN E KOMPLEKSIT MEMORIAL TË KOSHARESQeveria nuk arriti të rregullojë të paktën varrezat. Mes tyre është edhe heroi i kombit, Agim Ramadani (04.09.2015)
MINISTRI I JASHTËM DITMIR BUSHATI VIZITON PRAGËN (04.09.2015)
KUSHTETUTA E KOSOVËS - ME FUQI TË KUFIZUAR TERRITORIALE (04.09.2015)
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET E NUK GJYKOHET (04.09.2015)
BERZH - EKONOMIA GRI, PENGESA KRYESORE PËR BIZNESET NË KOSOVË (04.09.2015)
JANJIQ - RUSIA DO TA NJOHË KOSOVËN, SAPO T'I DUHET NJË FAVOR NGA SHBA-të (04.09.2015)
SË SHPEJTI NË PRISHTINË DO TË LARTËSOHET EDHE SHTATORJA E ISMAIL QEMALIT (04.09.2015)
KOSOVË - MBI NJË MILIARD EURO EKONOMI E PALIGJSHME (04.09.2015)
ARBEN GASHI - EDHE LDK KA NEVOJË PËR MENDIM TË RI (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]