E Hënë, 04.29.2024, 09:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PASHKËT ORTODOKSE KREMTOHEN NË MBARË VENDIN

E Shtunë, 04.11.2015, 06:05pm (GMT+1)


Besimtarët ortodoksë të Durrësit morën pjesë në ceremoninë solemne të shëtitjes së Epitafit të Krishtit në qytet. Ky rit fetar organizohet në mbrëmjen e së premtes, një dite zie, kreshme dhe lutjeje e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit.

Nën tingujt liturgjike, Epitafi përshkoi rrugën nga Kisha e Shën Pavlit dhe Shën Astit në qendrën e qytetit, para bashkisë dhe pas kalimit nëpër Rrugën e Tregtarëve u kthye në kishë për të pritur atje besimtarët natën e Pashkëve, që sjell gëzimin e ringjalljes së Jezusit, tri ditë pas vdekjes së tij dhe fillimin e triumfit të jetës mbi vdekjen përmes premtimit të jetës pas saj.

Edhe në Korçë qindra qytetarë dhe besimtarë ortodoksë kremtuan të Premten e Zezë. Si çdo vit, në mbrëmje të kësaj dite u zhvillua edhe procesioni i varrimit të Krishtit. Ashtu siç është kthyer në traditë, mijëra besimtarë të besimeve të ndryshme u bashkuan duke ndjekur kortezhin në bulevardin kryesor të qytetit.

Në sfondin e një muzikë funebre, aktiviteteve u parapriu mbajtja e meshës, ndërsa më tej qytetarët parakaluan nga njëra kishë në tjetrën për të bashkuar epitafet e 7 kishave në qendër të qytetit, tek sheshi para Katedrales Ngjallja e Krishtit.

Mandej ata ndoqën edhe ritualin e pervitshëm, kalimin nën epitaf, ndërsa u lutën për më shumë paqe dhe dashuri.

Edhe në Berat besimtarët ortodoksë kremtuan të Premten e Zezë. Rituali i përvitshëm në qytetin e harmonisë fetare u ndoq nga qindra qytetarë, pavarsisht besimit të tyre.

Ritet fetare të kësaj dite nisën në Katedralen e Shën Dhimitrit dhe u drejtuan nga kreu i Metropolisë së Beratit, Kaninës dhe gjithë jugut, Imzot Ignati.

Qindra qytetarë beratas përshkuan bulevardin e qytetit, ndërkohë që kori i kishës shoqëroi me këngë kishtare këtë rrugëtim, që simbolizon vuajtjen e Jezu Krishtit në kryq. /tch

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARRITI NË PRISHTINË AMBASADORI I RI BRITANIK O'CONNELL (04.11.2015)
SHTYHET GJYQI KUNDËR 9 SHQIPTARËVE TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM (04.11.2015)
SHPËRTHIM AFËR QEVERISË MAQEDONE (04.11.2015)
BIZNESET ÇDO DITË PO PËRBALLEN ME KORRUPSION DHE RYSHFET (04.11.2015)
DËNOHET ME BURG KRYEBASHKIAKU I KAMZËS - HAPET ZYRTARISHT SEZONI I ZGJEDHJEVE LOKALE TË 21 QERSHORIT NË SHQIPËRI (04.11.2015)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - DEKRIMINALIZIMI I POLITIKËS NË SHQIPËRI TË VAZHDOJË (04.10.2015)
Intervista, DITMIR BUSHATI - BESA I ËSHTË DHËNË FAKTORIT NDËRKOMBËTAR PËR MOSNDRYSHIM KUFIJSH (04.10.2015)
NJË PLAN 'B' I KOSOVËS PËR GJYKATËN SPECIALE DO TË ISHTE RREZIK FATAL (04.10.2015)
JAHJAGA - NËSE KOSOVA NUK DO TË KRIJOJË GJYKATËN SPECIALE, ATËHERË DO TË PËRBALLET ME PASOJAT (04.10.2015)
KOSOVË - NJË I PLAGOSUR NË VERIPolicia po heton rrethanat e plagosjes së një të riu të përkatësisë kombëtare serbe në Mitrovicë (04.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]