E Enjte, 05.02.2024, 11:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PROJEKTREZOLUTA E PARLAMENTIT EVROPIAN - POLARIZIMI POLITIK RREZIKON INTEGRIMIN E SHQIPËRISË

E Hënë, 04.13.2015, 05:52pm (GMT+1)


Ndër 192 amendamente të grumbulluara gjithësej mbi draftin për Shqipërinë, propozuar nga raportuesi Knut Fleckenstein, grupimet kryesore politike të Parlamentit Europian janë pajtuar për të përmbledhur pjesën dërrmuese të tyre në 16 amendamente kompromisi, duke rrëzuar kryesisht disa propozime të liberalëve lidhur me gjakmarrjen dhe median, e veçanërisht amendamentet e ekstremistëve të djathtë kundër integrimit.

"Hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte një nxitje dhe do të zhvillonte më tej reformat, duke ofruar një perspektivë të besueshme dhe të prekshme të BE-së", theksohet fillimisht në dokumentin e siguruar nga TCH. Por, "suksesi i agjendës së reformave varet fuqishëm nga ekzistenca e një mjedisi politik demokratik", thuhet më tej, duke kërkuar nga mazhoranca dhe opozita që të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e tyre politike dhe të jenë në gjendje për të pranuar kompromise, çfarë do të rriste besimin e qytetarëve tek institucionet publike.

"PE është i shqetësuar për polarizimin e vazhdueshëm politik që vijon në Shqipëri, i cili do të mund të rrezikojë përpjekjet e mëtejshme të integrimit në BE", teksa kujton koalicionin qeverisës dhe opozitën "mbi përgjegjësinë e tyre të përbashkët ndaj qytetarëve për një dialog të qëndrueshëm, konstruktiv dhe gjithëpërfshirës politik që lejon miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe".

Një administratë e pavarur dhe profesionale kërkohet në nivel qëndror, lokal, por dhe për organet zgjedhore. Legjislativi europian kujton përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në prag të zgjedhjeve të 21 Qershorit.

"Mirëpret nisjen e zbatimit të ligjit për Shërbimin Civil dhe bën thirrje për zbatimin e duhur të tij që të rrisë kapacitetet administrative, depolitizimin e administratës dhe për të luftuar korrupsionin në shërbimin civil, për të forcuar meritokracinë për emërimet, promovimet e shkarkimet, për të rritur eficencën, transparencën dhe llogaridhënien", vijon dokumenti.

Sundimi i ligjit dhe reforma e gjyqësorit mbeten të rëndësishme.

"Thekson nevojën për të forcuar sundimin e ligjit dhe reformën e gjyqësorit, për të siguruar besimin e qytetarëve dhe të biznesit në sistemin e drejtësisë; përshëndet angazhimin e Shqipërisë ndaj reformave gjyqësore, por ende shpreh keqardhjen për mangësi të vazhdueshme në funksionimin e sistemit gjyqësor, të tilla si politizimi dhe llogaridhënia e kufizuar, niveli i lartë i korrupsionit, burimet e pamjaftueshme dhe prapambetjet", nënvizohet në dokument.

Vlerësohen masat e marra të sigurisë për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, kundër terrorizmit e radikalizimit, por mbetet sfida për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e droges.

"Ndërsa njeh suksesin e operacioneve të fundit të policisë, fton Shqipërinë të zhvillojë një qasje strategjike gjithëpërfshirëse dhe të marrë masa për të hequr barrierat ndaj rendimentit të hetimeve, në mënyrë që të krijojë  një dëshmi provash për hetime, ndjekje dhe dënime në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet".

Në kompromiset e eurodeputetëve përmendet dhe pavarësia e medias, e autoritetit rregullator të saj, si dhe mjedisi i lirë i punës për gazetarët. Vendit i kërkohet të përpilojë një strategji kombëtare për energjinë dhe PE mendon se Shqipëria duhet të investojë më shumë në projektet e energjisë së rinovueshme e të infrastrukturës. Vendi ftohet të përshtasë Direktivën e BE-së që synon ekologji dhe gjendje të mirë kimike për të gjitha sipërfaqet ujore natyrale.

Amendamenti i fundit i arritur me kompromis flet për rolin ndikues të Shqipërisë në rajon, veçanërisht për Kosovën e Maqedoninë, por Tirana "ftohet të marrë pjesë në mënyrë aktive për të zbatuar strategjinë adriatiko-joniane të BE-së". Draft-rezoluta pritet të pësojë disa ndryshime, pas debatit të së hënës në Komitetin e Jashtëm euro-parlamentar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BQK - KOSOVA VAZHDON TË ZHYTET NË BORXH TË JASHTËM (04.13.2015)
OPOZITA - DO TË JETË PAQËSORE PROTESTA ME MOTON 'KUNDËR KAPJES SË SHTETIT' (04.13.2015)
PO VAZHDON EDHE SOT KËRKIMI I SEAD ALUSHIT (04.13.2015)
PËRLESHJE NË VERI TË MITROVICËS - DY TË PLAGOSUR (04.13.2015)
HILLARY CLINTON PËR PRESIDENTE - ÇDO DITË AMERIKANËT KANË NEVOJË PËR NJË KAMPION DHE UNË DUA TË JEM KAMPIONE E TYRE (04.13.2015)
RITA ORA SOT DEL ME VIDEOKLIPIN E RI (04.13.2015)
LARGIMI I INVESTIMEVE NGA SHQIPËRIA - NË RRITJE (04.13.2015)
ZHARKU - TË MOS KRIJOHET PRAKTIKA E NDRYSHIMIT TË BORDEVE SA HERË QË NDRYSHON MININSTRI (04.13.2015)
BARACK OBAMA - HILLARY CLINTON DO TË ISHTE PRESIDENTE E SHKËLQYESHME (04.12.2015)
HILLARY CLINTON SHPALL ZYRTARISHT KANDIDATURËN PËR PRESIDENTE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS (04.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]