E Djelë, 05.05.2024, 05:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PËRLESHJE NË VERI TË MITROVICËS - DY TË PLAGOSUR

E Hënë, 04.13.2015, 09:06am (GMT+1)


Një përleshje mes disa personave, me ç'rast dy nga ta kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, ka ndodhur sot pas mesnate në lokalin "˜Crna Dama' në veri të Mitrovicës.

Personat e përfshirë në këtë përleshje, kanë sulmuar me armë po ashtu edhe një automjet të policisë, por për fat të mirë nuk ka policë të lënduar.

"Një festë e organizuar për pashkët ortodokse nga krerët e krimit në veri, ka rezultuar me përleshje dhe të shtëna armësh, fillimisht para lokalit Crna Dama dhe pastaj e manifestuar edhe nëpër rrugët e qytetit, me ç'rast dy persona janë plagosur. Është sulmuar po ashtu edhe automjeti i policisë, ndërsa me armë dyshohet të ketë shtënë Vuk Joviq, djali i njërit nga krerët e krimit në veri, Sllavoljub Joviq, i njohur me nofkën Pagi. Në mesin e pjesëmarrësve në këtë aheng kanë qenë edhe njerëz me ndikim nga nëntoka si Zvonko Veselinoviq, i shoqëruar nga Millan Radojqiq. Këta të fundit bile kanë organizuar që mysafirët e mbrëmshëm t'i argëtojë këngëtari i njohur beogradas, Aleksa Radenkoviq, kanë thënë burime të kp-së.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka pranuar se mbrëmë rreth orës 01:20 ka ndodhur një rrahje në veri të Mitrovicës, ku janë përdorur edhe armët e zjarrit.

"Dy të rinj janë plagosur lehtë në këmbë dhe janë trajtuar në spitalin e veriut. Dyshohet se rrahja ka ndodhur në mes të dy grupeve të rinjsh nga Mitrovica dhe Zveqani, të cilët me gjasë kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ndërsa akoma nuk dihen motivet", ka thënë Hoti.

Ai pranoi se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy gëzhoja dhe një plumb të plotë, ndërsa ka mohuar prezencën e krerëve të krimit në lokalin, ku ka ndodhë incidenti.

"Emrat e të dyshuarve të përfshirë në këtë incident janë të njohur për policinë dhe kjo e fundit është duke zhvilluar hetime intensive për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rastit në tërësi", theksoi Hoti.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HILLARY CLINTON PËR PRESIDENTE - ÇDO DITË AMERIKANËT KANË NEVOJË PËR NJË KAMPION DHE UNË DUA TË JEM KAMPIONE E TYRE (04.13.2015)
RITA ORA SOT DEL ME VIDEOKLIPIN E RI (04.13.2015)
LARGIMI I INVESTIMEVE NGA SHQIPËRIA - NË RRITJE (04.13.2015)
ZHARKU - TË MOS KRIJOHET PRAKTIKA E NDRYSHIMIT TË BORDEVE SA HERË QË NDRYSHON MININSTRI (04.13.2015)
BARACK OBAMA - HILLARY CLINTON DO TË ISHTE PRESIDENTE E SHKËLQYESHME (04.12.2015)
HILLARY CLINTON SHPALL ZYRTARISHT KANDIDATURËN PËR PRESIDENTE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS (04.12.2015)
KURTI NË SHKUP - SHQIPTARËT E MAQEDONISË PAGUAN ÇMIMIN MË TË LARTË PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS (04.12.2015)
MITROVICË - NJË SHQIPTAR 17 VJEÇAR NË VERI KONSIDEROHET I ZHDUKUR (04.11.2015)
EDHE SOT PROTESTA PËR NDËRTIMET PRANË LIQENIT ARTIFICIAL (04.11.2015)
BASHKIMI I KOSOVËS DHE SHQIPËRISË - NË ÇADRËN E BASHKIMIT EVROPIAN (04.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]