E Hënë, 05.06.2024, 07:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LARGIMI I INVESTIMEVE NGA SHQIPËRIA - NË RRITJE

E Hënë, 04.13.2015, 06:49am (GMT+1)



Në vitin 2014, sipas të dhënave nga bilanci i pagesave të Bankës së Shqipërisë, flukset dalëse të investimeve të huaja direkte u rritën me 245 për qind (afër dy herë e gjysmë më shumë) në raport me një vit më parë.

Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë, këtu përfshihen investimet e kompanive shqiptare jashtë, ose huat që "bijat" në Shqipëri, mund t'u kenë dhënë "kompanive mëma".

Bizneset kishin paralajmëruar se rritja e vazhdueshme e taksave, po e bën vendin më pak atraktiv në rajon dhe se barrierat administrative e mjedisi i paqëndrueshëm për të bërë biznes, po i "detyronte" ata të transferonin kapitalin jashtë vendit.

Hapin e parë raportohet se po e marrin bizneset e ndërtimit, të cilat nuk kanë më hapësirë të mjaftueshme në Shqipëri.

Sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Besard Kadija, duke parë rrethanat, një gjë e tillë ishte e pritur.

"Kjo situatë pritej, si pasojë e një atmosfere jotërheqëse për biznesin, duke mos ulur taksat dhe duke rritur dividentin(tatimin mbi fitimin). Investimet e huaja janë si shërbimi i picave "˜taxi'- ato shkojnë aty ku ka ofertë më të mirë dhe më të shpejtë", thotë Kadija.

Revista ekonomike Monitor, vë në dukje se sipërmarrësit vendas e të huaj, po i transferojnë investimet jashtë. Vitin e kaluar, dërgesat e fitimeve jashtë u trefishuan krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, një atmosferë e tillë do të sjellë rritje taksash edhe në vitin 2016, sipas analistit Besart Kadija.

"Kjo situatë, kur investimet publike janë stopuar, kur bankat nuk japin më kredi, kur investitorët e huaj, apo edhe vendas duan të investojnë jashtë, do të shoqërohet me rritje taksash në vitin 2016. Madje, mendoj se dy vitet e ardhshme do të vazhdojnë të shoqërohen me rritje taksash, si pasojë e një ndikimi edhe të situatës ekonomike globale, e cila është në rënie, gjë që do të pasqyrohet edhe në Shqipëri", shpjegon Kadija.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e flukseve dalëse të investimeve direkte arriti në 76 milionë euro, nga 22 milionë euro në 2013-n.
 
Transaksionet e llogaritura nga banka, nxjerrin në pah se bizneset e huaja, kryesisht banka, nxituan të çojnë dividendët në vendin mëmë, për të shmangur rritjen e tatimit mbi dividendin nga 10 në 15 për qind, në janar të këtij viti. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZHARKU - TË MOS KRIJOHET PRAKTIKA E NDRYSHIMIT TË BORDEVE SA HERË QË NDRYSHON MININSTRI (04.13.2015)
BARACK OBAMA - HILLARY CLINTON DO TË ISHTE PRESIDENTE E SHKËLQYESHME (04.12.2015)
HILLARY CLINTON SHPALL ZYRTARISHT KANDIDATURËN PËR PRESIDENTE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS (04.12.2015)
KURTI NË SHKUP - SHQIPTARËT E MAQEDONISË PAGUAN ÇMIMIN MË TË LARTË PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS (04.12.2015)
MITROVICË - NJË SHQIPTAR 17 VJEÇAR NË VERI KONSIDEROHET I ZHDUKUR (04.11.2015)
EDHE SOT PROTESTA PËR NDËRTIMET PRANË LIQENIT ARTIFICIAL (04.11.2015)
BASHKIMI I KOSOVËS DHE SHQIPËRISË - NË ÇADRËN E BASHKIMIT EVROPIAN (04.11.2015)
PASHKËT ORTODOKSE KREMTOHEN NË MBARË VENDIN (04.11.2015)
ARRITI NË PRISHTINË AMBASADORI I RI BRITANIK O'CONNELL (04.11.2015)
SHTYHET GJYQI KUNDËR 9 SHQIPTARËVE TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM (04.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]