E Premte, 04.26.2024, 06:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HILLARY CLINTON SHPALL ZYRTARISHT KANDIDATURËN PËR PRESIDENTE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

E Djelë, 04.12.2015, 09:07pm (GMT+1)



Pejsazhi politik në përgatitje për zgjedhjet presidenciale amerikane tashmë ka marrë një pamje të re. Siç pritej, ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton shpalli zyrtarisht kandidaturën e saj për garën presidenciale të vitit 2016. Zonja Clinton është favoritja e shumë grupeve të grave, të rinjve dhe për momentin pretendentja më e fortë e kampit demokrat.

Shtatë vjet më parë, ajo e filloi garën si kandidatja favorite, dhe këtë radhë ndoshta edhe më shumë. Në pjesën më të madhe të anketimeve, Hillary Clinton është 50 pikë përpara kandidatit demokrat më të afërt.

Ish-aspirantja për presidente e vitit 2008, rikthehet në garë pas disa dekadash në jetë publike, si zonjë e parë, si senatore e Shteteve të Bashkuara, dhe si sekretare shteti me Presidentin Obama.

Me emrin e saj të mirënjohur në politikë, Hillary Clinton është konsideruar prej kohësh si kandidatja kryesore e demokratëve për vitin 2016, duke patur kështu një numër të kufizuar sfidantësh politikë.

Analisti politik Charlie Cook, i "Charlie Cook Political Report", thotë se sfida më e madhe për fushatën e znj. Clinton mund të jetë e shkuara e saj.

"Mendoj se në njëfarë mënyre, Hillary Clinton do të garojë me vetveten. Asaj i duhet të tregohet e përshtatshme për shekullin e 21-të. I duhet të jetë e orientuar më shumë drejt së ardhmes sesa të shkuarës. Po ta mendosh, ajo ka pjesën e saj në 16 nga 24 vjet në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur njerëzit po kërkojnë një ndryshim".


Ndërkohë që znj. Clinton po përballet me rivalitet të kufizuar për të marrë emërimin demokrat, një vazhdë e gjatë me kandidatë janë duke luftuar për emërimin republikan.

Znj. Clinton pritet të pasojë njoftimin në mediat sociale me takime me votuesit në shtetet ku do të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve partiake.

Raundi i parë i votimeve paraprake për zgjedhjen e kandidatit demokrat për president do të zhvillohet në shkurt 2016.za/rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KURTI NË SHKUP - SHQIPTARËT E MAQEDONISË PAGUAN ÇMIMIN MË TË LARTË PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS (04.12.2015)
MITROVICË - NJË SHQIPTAR 17 VJEÇAR NË VERI KONSIDEROHET I ZHDUKUR (04.11.2015)
EDHE SOT PROTESTA PËR NDËRTIMET PRANË LIQENIT ARTIFICIAL (04.11.2015)
BASHKIMI I KOSOVËS DHE SHQIPËRISË - NË ÇADRËN E BASHKIMIT EVROPIAN (04.11.2015)
PASHKËT ORTODOKSE KREMTOHEN NË MBARË VENDIN (04.11.2015)
ARRITI NË PRISHTINË AMBASADORI I RI BRITANIK O'CONNELL (04.11.2015)
SHTYHET GJYQI KUNDËR 9 SHQIPTARËVE TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM (04.11.2015)
SHPËRTHIM AFËR QEVERISË MAQEDONE (04.11.2015)
BIZNESET ÇDO DITË PO PËRBALLEN ME KORRUPSION DHE RYSHFET (04.11.2015)
DËNOHET ME BURG KRYEBASHKIAKU I KAMZËS - HAPET ZYRTARISHT SEZONI I ZGJEDHJEVE LOKALE TË 21 QERSHORIT NË SHQIPËRI (04.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]