E Hënë, 04.29.2024, 04:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TIRANA - OKB DIALOG ME TË RINJTË

E Hënë, 04.13.2015, 09:49pm (GMT+1)


Në Tiranë, OKB bëri të ditur se ka nisur një diskutim të gjerë me të rinjtë shqiptarë mbi problemet që shqetësojnë vendin.

Përfaqësuesja e OKB-së në Shqipëri Zineb Benjollun tha se të rinjtë duhet të shprehin me zë të fortë mendimet e tyre. Sipas saj, me idetë e tyre, po hartohen projektet e dekadës së ardhme.

"‹"‹ O.K.B. po ndihmojnë Shqipërinë që zëri i qytetarëv të saj për vështirësitë themelore që kalon vendi të dëgjohet më fort. Përfaqësuesja e UN në Shqpëri OKB, Zineb Touimi Benjollun, tha sot se zëri i qytetarëve duhet të forcohet në cështje si parandalimi i konflikteve. Po ashtu ekonomi, energjia dhe mjedisi. Ajo i bëri këto komente në veprimtarinë "Modeli Shqiptar i Kombeve të Bashkuara", që u zhvillua sot në sallën e parlamentit.

"Në Shqipëri ne po diskutojmë me mijëra banorë, që të shprehin me zë të lartë problemet e tyre, - tha përfaqësuesja e OKB, Zineb Touimi Benjollun. - Të rinjtë kanë ambicje dhe një zë të fuqishëm për të trajtuar çështjet më të rëndësishme të vendit; ata kërkojnë shkollim, mjekim, jetesë më të mirë dhe qeverisje të përgjegjshme".

Diplomatët amerikanë shprehën po ashtu mbështetjen e tyre për projektet që zhvillojnë rininë shqiptare. Zv.ambasadori i SH.B.A.-ve në Shqipëri, Henri Jardin, tha se shembulli i OKB-së është rruga e duhur që të rinjtë shqiptarë të ndërtojnë mënyrat e duhura në miradministrimin e çështjeve të ndryshme kombëtare.

Reforma arsimore është një nga rrugët kryesore për zhvillimin e të rinjve dhe projekteve të tyre. Ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, tha se misioni i shkollës sot është përgatitja me vlerat e botës demokratike, ndaj shkolla duhet të funksionojë si një shoqëri demokratike.

Veprimtaria "Modeli shqiptar i OKB-së mblodhi të rinj nga Shqipëria dhe rajoni dhe u mbështet nga Parlamenti, OKB, ministria e arsimit, USAID, Korpusi i Paqes, AADF - Fondacioni Shqiptaro - Amerikan i Zhvillimit.

Zyrtarë të OKB pohuan se ipas saj, dialogu i UN me të rinjtë po i jep frytet e veta dhe po ndikon për hartimin e projekteve në 15 vitet e ardhshme kundër varfërisë dhe urisë, të cilat do të zbatohen në çdo vend, duke përfshirë institucionet dhe komunitetet. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROJEKTREZOLUTA E PARLAMENTIT EVROPIAN - POLARIZIMI POLITIK RREZIKON INTEGRIMIN E SHQIPËRISË (04.13.2015)
BQK - KOSOVA VAZHDON TË ZHYTET NË BORXH TË JASHTËM (04.13.2015)
OPOZITA - DO TË JETË PAQËSORE PROTESTA ME MOTON 'KUNDËR KAPJES SË SHTETIT' (04.13.2015)
PO VAZHDON EDHE SOT KËRKIMI I SEAD ALUSHIT (04.13.2015)
PËRLESHJE NË VERI TË MITROVICËS - DY TË PLAGOSUR (04.13.2015)
HILLARY CLINTON PËR PRESIDENTE - ÇDO DITË AMERIKANËT KANË NEVOJË PËR NJË KAMPION DHE UNË DUA TË JEM KAMPIONE E TYRE (04.13.2015)
RITA ORA SOT DEL ME VIDEOKLIPIN E RI (04.13.2015)
LARGIMI I INVESTIMEVE NGA SHQIPËRIA - NË RRITJE (04.13.2015)
ZHARKU - TË MOS KRIJOHET PRAKTIKA E NDRYSHIMIT TË BORDEVE SA HERË QË NDRYSHON MININSTRI (04.13.2015)
BARACK OBAMA - HILLARY CLINTON DO TË ISHTE PRESIDENTE E SHKËLQYESHME (04.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]