E Premte, 04.26.2024, 04:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DE BIASI - SHQIPËRIA I MERITON TRI PIKËT NDAJ SERBISË

E Mërkurë, 04.15.2015, 02:39pm (GMT+1)

17 prilli po afron dhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pritet të vërë pikën për ndeshjen Serbi-Shqipëri, të nisur në tetor 2014 e të papërfunduar ende.

Lidhur me këtë vendim, tekniku i kuqezinjve shprehet mjaft optimist se TAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) do t'i japë kombëtares sonë tre pikët.

Deklarata e De Biasit është bërë për "Sky Sport Italia" dhe ish-trajneri i Torinos ka nënvizuar se ndeshja e 14 tetorit u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve serb në fushë dhe pamundësisë për të vijuar takimin, si rezultat i dështimit të organizimit të ndeshjes, çka sipas rregullores parashikohet me ndëshkim të skuadrës vendase me pezullimin e fushës dhe gjithashtu dhënien e pikëve në tavolinë kundërshtarit.

"Në fushë ne nuk kemi humbur asnjë ndeshje duke mundur Portugalinë që është favoriti i këtij grupi. Unë jam i bindur se i meritojmë tre pikët dhe shpresoj të na i japin. Të gjithë e panë çfarë ndodhi në Beograd në 14 tetor. Nëse UEFA përdor të njëjtin standard atëherë duhet të na japë tre pikët ashtu sikurse bëri me Rusinë pas incidenteve me Malin e Zi", tha De Biasi, transmeton "atsh".

Kujtojmë se Shqipëria është në vendin e tretë në grupin I, të eliminatoreve të Evropianit "Francë 2016" me pikë të barabarta me Danimarkën 7 dhe 2 pikë poshtë Portugalisë, por në rast se TAS vendos të na japë tre pikë, atëherë kuqezinjtë do të kryesonin tabelën e klasifikimit me 10 pikë, çka do të thotë më pranë ëndrrës Francë 2016.

Gjithsesi nesër datë 16 Prill pritet vendimi për Serbinë, pasi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, skuadrat gjykohen të veçuara dhe jo bashkë, si në dy shkallët e para. Vendimi i ditës së nesërme do të jetë një tregues mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PD - GRIDA DUMA KANDIDATE PËR BASHKINË E DURRËSIT (04.15.2015)
AMBASADA AMERIKANE MIRËPRET VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE (04.15.2015)
MUSTAFA E THAÇI DUAN TA TREMBIN OPOZITËN (04.15.2015)
JAKUP KRASNIQI - JA PSE NUK DUHET FRIKËSUAR NGA BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË (04.15.2015)
GJYKATA KUSHTETUESE LEJON NDRYSHIMET KUSHTETUESE PËR GJYKATËN SPECIALE (04.15.2015)
GJYQET PËR SHPIFJE NË SHQIPËRI - ULEN NDJESHËM DËMSHPËRBLIMET (04.15.2015)
KOSOVË - FRANCEZËT DO TË INVESTOJNË NË QENDRËN E SKIJIMIT (04.15.2015)
HRW - POLICIA SERBE KEQTRAJTON STREHIMKËRKUESIT DHE EMIGRUESITHuman Right Watch tha se emigruesit dhe strehimkërkuesit e intervistuar prej kësaj organizate flasin për shkelje të të drejtave të tyre nga policia serbe (04.15.2015)
U PËRKUJTUA SOT MASAKRA MË E MADHE NË MITROVICË (04.14.2015)
MOGHERINI - S'KA PROVA PËR KORRUPSION BRENDA EULEX-it (04.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]