E Hënë, 05.20.2024, 11:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Kosova dhe Turqia intensifikojnë bashkëpunimin ndërshtetëror
E Mërkurë, 02.03.2010, 01:02pm (GMT+1)

 

Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, tha presidenti i Turqisë Abdullah Gyl gjatë pritjes që i bëri presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu. Presidenti Gyl tha se Turqia do të vazhdojë të lobojë për pavarësinë e Kosovës. Gyl tha se lobimi për njohjen e Kosovës do të përqendrohet sidomos tek vendet e konferencës islamike. Ndërkaq, presidenti Fatmir Sejdiu, i cili u prit me nderime të larta shtetërore të Turqisë, vlerësoi përkrahjen e qeverisë turke duke kërkuar intensifikim e bashkëpunimit midis dy vendeve

 

Presidenti i Turqisë Abdulla Gyl ka thënë se progresi i Kosovës është një argument se Kosova është faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon. Gjatë pritjes që i ka bërë presidenti Fatmir Sejdiu, Gyl është zotuar se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset, fillimisht në avancimin e njohjeve për Kosovën.

"Republika e Turqisë ka qenë udhërrëfyese për të gjitha vendet e botës islamike, duke e njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës, ndaj ne do të vazhdojmë të kërkojmë nga vendet e kësaj konference që edhe ato, sa më parë, të ndjekin rrugën tonë", tha presidenti Abdullah Gyl.

Gyl ka vlerësuar se njohja e Kosovës nga 65 vende të botës, si dhe anëtarësimi i saj në institucione të ndryshme ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, është dëshmi se në Kosovë janë arritur suksese.

Ai ka thënë se Turqia do ta mbështesë Kosovën në të gjitha forumet ndërkombëtare në të cilat ajo merr pjesë. Presidenti turk shfaqi bindjen se procesi i njohjes së Kosovës do të ketë nxitje pas dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gyl vlerësoi se integrimi sa më i shpejtë i Kosovës në institucionet euroatlantike, do të siguronte paqe dhe stabilitet të përhershëm në gjithë rajonin.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vlerësoi përkrahjen e qeverisë turke duke kërkuar intensifikim e bashkëpunimit midis dy vendeve.

"Turqia i është gjetur Kosovës në orët më të liga të historisë së saj dhe po e ndihmon edhe sot, si në procesin e njohjeve dhe të integrimit, ashtu edhe në atë të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit. Prandaj ne jemi thellësisht të përkushtuar që marrëdhëniet tona të intensifikohen edhe më shumë për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve", ka thënë presidenti Sejdiu duke e cilësuar substanciale mbështetjen e Turqisë për Kosovën.

Presidenti Fatmir Sejdiu është pritur edhe nga kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mehmet Ali Shahin, i cili gjithashtu premtoi se udhëheqësit më të lartë të Turqisë do të vazhdojnë të ndikojnë tek vendet e Konferencës Islamike që edhe ato ta njohin sa më parë Republikën e Kosovës.

Institucionet më të larta të Republikës së Turqisë i kanë bërë një pritje madhështore Presidentit Sejdiu. Fillimisht presidenti Sejdiu sot vizituar Muzeun Anitkabir, ku ka vënë kurora lulesh dhe ka nderuar kujtimin e krijuesit të Republikës moderne të Turqisë, Kemal Ataturkut, si dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e këtij vendi.

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DENIS BLER: KOSOVA KËRKON VËMENDJE, BOSNJA SFIDON STABILITETIN (02.03.2010)
Suedia e Polonia kërkojnë reduktim të armatimit taktik (02.02.2010)
Mujota: FSK do ta kryejë misionin në tërë territorin (02.02.2010)
OBAMA PARAQET BUXHETIN 3 800 MILIARDË DOLLARË (02.02.2010)
ANSA: Skënder Hyseni me Obamën në Lutjen e Mëngjesit (02.02.2010)
Obama: Deri më 2020 nuk do të ketë vajtje tjetër në Hënë (02.01.2010)
Kosovë: Shkurtohet në 10 mijë numri i trupave të KFOR-it (01.31.2010)
Mbyllet Forumi i Davosit, konsideruar një edicion i toneve të ulëta (01.31.2010)
NUK E KISHA DËGJUAR KURRË MË PARËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.31.2010)
Miss Virgjinia Caressa Cameron kurorëzuar Miss Amerika (01.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]