E Mërkurë, 05.15.2024, 08:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GJYKIMI I ALBIN KURTIT ËSHTË SHTYRË PËR 13 PRILL, NË MUNGESË TË GATISHMËRISË SË AVOKATËVE PËR TA MBROJTUR ATË
E Premte, 03.05.2010, 01:38pm (GMT+1)

 

 

 

Zyrtarë të EULEX-it shprehen të mllefosur, përse asnjë avokat kosovar nuk pranon të mbrojë Albin Kurtin. Ata paralajmërojnë masa ndaj tyre.  Ai akuzohet për thirrje për rezistencë në protestat e 10 shkurtit të vitit 2007

 

Albin Kurti, lider i lëvizjes "Vetëvendosja", akuzohet për pjesëmarrje në një turmë, që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues. Procesi gjyqësor ndaj tij, është shtyrë dy herë për faktin,që Albin Kurti nuk paraqitet në gjykatë, sepse ai nuk e njeh misionin EULEX-, sikundër nuk e njihte misionin e UNMIK-ut, i cili ngriti akuzë kundër tij.

 

Kurti nuk pranon avokat, as shumica e avokatëve nuk pranojnë ta mbrojnë atë pa dëshirën e tij

 

Megjithëse gjykatësit e misionit EULEX caktojnë avokatë për të mbrojtur Kurtin. Ramiz Krasniqi, ishte avokati i fundit i cili refuzoi ta mbrojë Albin Kurtin.

"Këmbëngulja e gjykatës, që ta mbrojë Albin Kurtin nuk qëndron. Gjykata dëshiron që ta mbrojë aktakuzën dhe jo Albin Kurtin", thotë avokati Ramiz Krasniqi. Zyrtarë të misionit EULEX shprehen të mllefosur, se pse avokati Krasniqi nuk pranon të mbrojë Albin Kurtin. Sipas këtij misioni kjo tregon dobësinë e vazhdueshme, e cila duhet të adresohet brenda institucioneve për sundimin e ligjit, nëse Kosova dëshiron t'i arrijë standardet evropiane. Zëdhënësja e misionit EULEX, Kristina Herodes, i tha DW-së se lenda e Albin Kurtit është trashëguar nga UNMIK-u dhe është një lëndë normale gjyqësore, e cila duhet të shqyrtohet.

 

Herodes: Kjo lëndë nuk mund të injorohet nga gjyqësori.

 

"Sundimi i ligjit në çdo shoqëri bashkëkohore dhe demokratike bazohet në një parim thelbësor: që secili është i barabartë para ligjit. Askush nuk është sipër ligjit dhe çdo person i akuzuar për ndonjë krim e ka të drejtën e qartë dhe themelore për ta mbrojtur veten në gjykatë", thotë Kristina Herodes.

 

Misioni EULEX pas refuzimit të avokatit Krasniqi caktoi një avokat tjetër më detyrë "ex-oficcio", që ta mbrojë Albin Kurtin në Gjykatë, Musa Dragushën, kryetar i odës së avokatëve të Kosovës. Edhe ky i fundit i tha DW-së nuk është i disponueshëm ta mbrojë Albin Kurtin dhe për shumë misioni EULEX, sipas tij nuk ka të drejtë, që ta caktojë atë për detyra ex-officio.

 

"Përderisa jam në funksionin e kryetarit të odës së avokatëve të Kosovës unë nuk jam i rregullt në këtë funksion dhe për këtë arsye unë nuk jam i disponueshëm për të qenë i caktuar ex-oficcio në asnjë një rast, e as në rastin Albin Kurti", thotë Dragusha.

 

Zoti Dragusha thotë se caktimi i tij në detyra ex-officio është një gabim i radhës i misionit EULEX. Ai thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka mangësi të mëdha. Sipas tij ai duhet reformuar dhe konform rrethanave të reja në Kosovë edhe të funksionojë.   

   

"Sistemi aktual i gjyqësisë në Kosovë është sistemi, që Kosovës i ka shërbyer në mënyrë të kufizuar deri në vitin 1989. Ky sistem nuk mund të manovrojë  me situatën e ndryshuar në vitin 2010. Në Kosovë sistemi i drejtësisë është vazhdimisht jofunksional, ai përbëhet nga një kornizë ligjore e pakordinueshme, ende mbizotërohet me proceduara arkaike gjyqësore, përbëhet nga një mosorganizim i hapur i institucioneve juridike, është një sistem jo transparent, i tejkaluar dhe i ndikuar", thotë Dragusha. Qeveria e Kosovës, tashmë ka proceduar në parlament ligjin për funksionimin e gjykatave, mirëpo ky ligj akoma nuk është miratuar. 

 

Sidoqoftë gjykimi i Albin Kurtit është shtyrë për datën 13 prill. E gjithë kjo në mungësë të gatishmërisë së avokatëve, që do ta mbronin Albin Kurtin. Vetë Albin Kurti është shprehur se procesi gjyqësor ndaj tij është një proces gjyqësor politik. Misioni EULEX thotë se nuk është një proces gjyqësor politik, ndërsa është shprehur se do të ndërmarrë masa ndaj avokatëve, të cilët caktohen nga gjykata dhe nuk pranojnë të mbrojnë Albin Kurtin. (http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ERDOGAN: RAPORTET SHBA-TURQI NË RREZIK, TËRHIQET AMBASADORI (03.05.2010)
GREQI: SINDIKALISTËT PUSHTOJNË MINISTRINË E FINANCAVE (03.04.2010)
SLLOVENI: THAÇI, NË TAKIMIN PËR BALLKANIN PERËNDIMOR (03.03.2010)
DORIS PACK: PAPJEKURIA E RAMËS VONON INTEGRIMIN E SHQIPËRISË (03.03.2010)
HILARY CLINTON ARRIN NË KILI DHE OFRON NDIHMËN E SHBA (Fotoreportazh) (03.02.2010)
DOLI NUMRI 22 I REVISTËS MUJORE FALAS NË ZVICËR "ALBSUISSE" (03.02.2010)
MBYLLET XHAMIA E MARINËSNga Albana Isufi (03.02.2010)
SEJDIU NË SLLOVENI VETËM SI PRESIDENT I SHTETIT TË PAVARUR (03.02.2010)
SHTYHET SËRISH GJYQI NDAJ ALBIN KURTIT (03.02.2010)
PEDAGOGËT E UNIVERSITETEVE TË TIRANËS NË PËRKRAHJE TË ALBIN KURTIT (03.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]