Voal-online -Carlos Slim mund Bill Gates e, për herë të parë nga viti 1994, ua merr amerikanëve titullin e më të pasurit të botës. Themeluesi i Microsoft lë fronin për herë të dytë që nga viti 1995 e kalon në vend të dytë, pasuar nga miku i tij perandor i financave Warren Buffett. Kjo del nga lista e përvitshme e miliardierëve e Forbes. Më i pasur i Evropës është Bernard Arnault, i shtati në klasifikimin global me 27,5 miliardë dollarë.
Ja dhjetë më të pasurit e renditur nga Forbes:
1 - Carlos Slim 53,5 miliardë dollarë
2 - William Gates 53,0 miliardë dollarë
3 - Warren Buffett - 47,0 miliardë dollarë
4 - Mukesh Ambani - 29,0 miliardë dollarë
5 - Lakshmi Mittal - 28,7 miliardë dollarë
6 - Lawrence Ellison - 28,0 miliardë dollarë
7 - Bernard Arnault - 27,5 miliardë dollarë
8 - Eike Batista - 27,0 miliardë dollarë
9 - Amancio Ortega - 25,0 miliardë dollarë
10 - Karl Albrecht - 23,5 miliardë dollarë.
(http://www.ansa.it)