E Hënë, 04.29.2024, 11:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HAJREDIN KUÇI: NUK KËRKOJMË FALJE
E Martë, 03.09.2010, 05:08pm (GMT+1)

 

KFOR-i ka sinjalizuar se gjatë ditës së sotme mund të ketë zhvillime të reja në lidhje me mosmarrëveshjet mes këtij misioni dhe FSK-së. Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të kërkojnë falje për praninë e Gardës së armatosur më 5 mars, veprim ky i cilësuar si incident nga ana e KFOR-it.


Takime të niveleve të ndryshme mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, për t'i kapërcyer mosmarrëveshjet, janë zhvilluar edhe sot. Ndërsa, KFOR-i ka sinjalizuar se diskutimet e sotme edhe mund të prodhojnë diçka.

"Më kanë thënë se deri tash nuk ka asgjë konkrete. Mbase, gjërat do të zhvillohen gjatë ditës. Ka pasur bisedime dje dhe mendoj se ka edhe sot diskutime me institucionet e Kosovës dhe do të shohim se çka do të ndodhë më vonë", ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh.

Raportet mes KFOR-it dhe FSK-së janë acaruar që nga e premtja e kaluar, kur në ceremoninë "Epopeja e UÇK-së" u paraqit e pajisur me armë Garda e FSK-së.

Pas këtij veprimi, komandanti i KFOR-it ka pezulluar përkrahjen, mentorimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për afat të pacaktuar.

Ndërkohë, partitë opozitare në Kosovë i kanë sugjeruar Qeverisë që t'i kërkojë falje KFOR-it në lidhje me këtë mosmarrëveshje. Por, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke vazhduar të mbrojë paraqitjen e Gardës së armatosur më 5 mars.

"Ky kërkim i faljes është ritual religjioz më shumë. Ata që shkojnë në xhami apo kishë, kanë nevojë të kërkojnë falje. Në këtë rast, nuk mendoj se është ndonjë arsye për të kërkuar falje. Është një arsye për sqarime të domosdoshme. Ne i kemi pasur sqarimet e duhura, do t'i bëjmë edhe tjerat".

"Por, po ju përsëris, Kosova është shtet, i ka institucionet e veta. Do ta respektojmë çdo njeri, qoftë vendor ose ndërkombëtar, që ka dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë tonë. Por, askush në këtë botë nuk mund të kërkojë nga ne që të mos i respektojmë heronjtë tanë",
ka thënë Hajredin Kuçi.

KFOR-i ka argumentuar se paraqitja në stilin ushtarak, nuk përkon me statusin joushtarak të FSK-së.

Megjithatë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kujtuar se 5 marsi nuk ishte dita e parë kur FSK-ja është paraqitur e armatosur. Sidoqoftë, Kuçi ka thënë se nuk ka ndonjë betejë mes KFOR-it e Qeverisë.

"Unë mendoj se këtu nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe mos të harrojmë se këtu nuk ka betejë mes KFOR-it, FSK-së apo Qeverisë. Ka marrëdhënie të shkëlqyera, do të vazhdojnë marrëdhëniet e tilla, por njëkohësisht më duhet të them se do të vazhdojmë t'i respektojmë heronjtë tanë, të kaluarën tonë dhe traditën tonë".

"Mos të mendojë dikush që, përmes një rasti të tillë, mund ta mohojë të drejtën tonë për shtet, ta mohojë të drejtën për t'i respektuar vlerat tona kombëtare, kur e dimë të gjithë ne orientimin tonë për vlerat euroatlantike".

"Ky ka qenë një rast i mirë për të sqaruar pozicionin tonë, por jo rast i mirë për ndonjë konfrontim. Përndryshe, Garda ka qenë me armë edhe kur kanë ardhur kryeministrat e ndryshëm, kur kanë ardhur edhe nënkryetarët e ndryshëm. Nuk është bërë kiameti që ka dalë me armë edhe atë ditë",
ka thënë Kuçi.

Ndryshe, një ditë më parë, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se janë tejkaluar mosmarrëveshjet me KFOR-in. Por, një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga misioni paqeruajtës ushtarak.

Formimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar një vit më parë, ndërsa ngritja e kapaciteteve të saj është marrë përsipër nga NATO-ja.

Është po kjo aleancë ajo që ka autoritet ekzekutiv ndaj FSK-së, derisa kjo forcë të arrijë kapacitetin e plotë operacional. Ngritja e FSK-së parashihet nga Plani i Ahtisarit, plan ky që nuk pranohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, meqë disa nga to nuk e kanë njohur ende Kosovën.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAHOR: NUK JANË TEJKALUAR PROBLEMET E KONFERENCËS RAJONALE (03.09.2010)
FSK: MOSMARRËVESHJA ËSHTË TEJKALUAR (03.08.2010)
RROFTË EVA ! RROFTË EVA ! RROFTË EVA !Nga Vehbi SKËNDERI (03.08.2010)
KFOR: EDHE MË TUTJE NË RAPORTE TË NGRIRA ME FSK (03.08.2010)
OSCARS: HURT LOCKER MUND AVATARIN, TRIUMFON BIGELOW (03.08.2010)
MASAKRA E 2 PRILLIT 1991 NË SHKODËR, E ËMA E ARBEN BROCIT AKUZON GRAMOZ RUÇIN (03.07.2010)
BOSNJË: ARRESTIMI I GANIÇIT, ME MIJËRA PROTESTUAN NË SARAJEVË (03.06.2010)
GJYKIMI I ALBIN KURTIT ËSHTË SHTYRË PËR 13 PRILL, NË MUNGESË TË GATISHMËRISË SË AVOKATËVE PËR TA MBROJTUR ATË (03.05.2010)
ERDOGAN: RAPORTET SHBA-TURQI NË RREZIK, TËRHIQET AMBASADORI (03.05.2010)
GREQI: SINDIKALISTËT PUSHTOJNË MINISTRINË E FINANCAVE (03.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]