E Mërkurë, 05.15.2024, 03:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KFOR: EDHE MË TUTJE NË RAPORTE TË NGRIRA ME FSK
E Hënë, 03.08.2010, 07:13am (GMT+1)

 

KFOR-i ende nuk ka rifilluar bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pas ngrirjes së raporteve, për shkak se pjesëtarët e FSK-së u paraqitën publikisht me armë. Vendimi për suspendimin e përkohshëm të bashkëpunimit me FSK-në është marrë nga komandanti i KFOR-it, Markus Bentler.


Misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë (KFOR) po vazhdon pezullimin e përkrahjes, mentorimit dhe trajnimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Paraqitja me armë e Gardës Ceremoniale të FSK-së në manifestimin "Epopeja e UÇK-së" ka nxitur reagimin e KFOR-it.

"Ky veprim është ndërmarrë si përgjigje e paraqitjes së Gardës së Nderit të FSK-së të armatosur dhe me stil ushtarak, gjatë Ceremonisë Përkujtimore për Martirët, më 5 mars, 2010. Kjo nuk përkon me statusin joushtarak të FSK-së".

"Flamuri i NATO-s gjithashtu valonte gjatë ceremonisë. Kjo nuk është e pranueshme, për atë se KFOR-i është neutral ndaj statusit", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për informim e KFOR-it.

Në komunikatë thuhet se pezullimi do të vazhdojë deri në një njoftim të ardhshëm, duke mos saktësuar kohën.

Komandanti i KFOR-it, i cili ka marrë vendimin për pezullim, u ka kërkuar autoriteteve relevante, siç thuhet, "një sqarim të konsiderueshëm rreth incidentit, veprim të përshtatshëm korrigjues dhe garanci se veprime të tilla nuk do të përsëriten më".

Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh, shpreson se situata do të tejkalohet.

"Edhe më tej kemi raporte të ngrira me FSK-në, por do të shohim se çka do të sjellë e ardhmja. Jemi të sigurt se do të kemi sërish bashkëpunim", thotë Hans Peter Buh.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke mbrojtur vendimin e paraqitjes së Gardës së armatosur gjatë manifestimit të FSK-së, thonë se kanë respektuar urdhrat që kanë ardhur nga Qeveria.

Zëdhënësi i FSK-së, Enver Dugolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se rreshtimi i Gardës nuk përçon mesazh të gabuar.

"Garda Ceremoniale është ajo, e cila vepron për manifestime. Rreshtimi i saj nuk ka ndonjë mesazh të keq, apo mesazh që bart me vete ndonjë të papritur. Edhe armët e Gardës Ceremoniale janë pjesë e uniformës", shprehet Dugolli.

Zëdhënësi Dugolli thotë se në FSK nuk ka arritur ende asgjë e shkruar nga KFOR-i, në lidhje me ngrirjen e raporteve. Dugolli shpreson se situata do të tejkalohet.

"Ne jemi nën kontroll të Qeverisë dhe vetëm e kemi zbatuar agjendën e Qeverisë. Besoj se kjo situatë duhet të tejkalohet, për arsye se KFOR-i për ne është një partner strategjik, i cili na ka ndihmuar vazhdimisht. Unë besoj se kjo situatë duhet të kalohet për të mirën e përbashkët".

"Neve na duhet asistenca e KFOR-it, na duhet ndihma e KFOR-it. Edhe KFOR-i besoj se do të gjejë mirëkuptim dhe do ta kalojë këtë situatë, pasi që FSK-ja është projekt i përbashkët dhe si e tillë do të vazhdojë zhvillimin dhe ndërtimin e saj"
, thotë Dugolli.

Një ditë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka reaguar ndaj veprimit të KFOR-it, duke kërkuar që situata të qartësohet. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunim të shkëlqyer me KFOR-in dhe i janë falënderuese për sigurinë në vend.

Megjithatë, Kuçi ka thënë se askush nuk mund të kërkojë nga Kosova që të mos sillet si shtet sovran.

"Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe si i tillë ka edhe institucionet e veta, përfshirë edhe FSK-në", ka thënë Kuçi.

Por, në bazë të Planit të Ahtisarit, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, NATO-ja ka autoritet ekzekutiv ndaj FSK-së, derisa ajo të arrijë kapacitetin e plotë operacional. FSK-ja pritet që të bëhet plotësisht operacionale brenda periudhës 2 deri në 4-vjeçare. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OSCARS: HURT LOCKER MUND AVATARIN, TRIUMFON BIGELOW (03.08.2010)
MASAKRA E 2 PRILLIT 1991 NË SHKODËR, E ËMA E ARBEN BROCIT AKUZON GRAMOZ RUÇIN (03.07.2010)
BOSNJË: ARRESTIMI I GANIÇIT, ME MIJËRA PROTESTUAN NË SARAJEVË (03.06.2010)
GJYKIMI I ALBIN KURTIT ËSHTË SHTYRË PËR 13 PRILL, NË MUNGESË TË GATISHMËRISË SË AVOKATËVE PËR TA MBROJTUR ATË (03.05.2010)
ERDOGAN: RAPORTET SHBA-TURQI NË RREZIK, TËRHIQET AMBASADORI (03.05.2010)
GREQI: SINDIKALISTËT PUSHTOJNË MINISTRINË E FINANCAVE (03.04.2010)
SLLOVENI: THAÇI, NË TAKIMIN PËR BALLKANIN PERËNDIMOR (03.03.2010)
DORIS PACK: PAPJEKURIA E RAMËS VONON INTEGRIMIN E SHQIPËRISË (03.03.2010)
HILARY CLINTON ARRIN NË KILI DHE OFRON NDIHMËN E SHBA (Fotoreportazh) (03.02.2010)
DOLI NUMRI 22 I REVISTËS MUJORE FALAS NË ZVICËR "ALBSUISSE" (03.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]