E Djelë, 05.05.2024, 06:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Dita e verës, gjithçka për festimet që kanë nisur në Tiranë
E Djelë, 03.14.2010, 10:46am (GMT+1)

 

Kanë nisur në kryeqytet festimet për Ditën e Verës. Shumë njerëz kanë dalë në rrugët kryesore të Tiranës si dhe në kodrat e Liqenit Artificial. Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë aktivitetesh të mbështetura dhe nga kompani të ndryshme.

 

Kompania celulare AMC në mesditë organizon një koncert festiv, kurse Eagle Mobile duke kremtuar edhe dy vjetorin e saj, zhvillon një koncert festiv me pjesëmarrjen e më të mirëve të Top Fest 7 dhe këngëtares së mirënjohur Juliana Pasha.

 

Festë zyrtare prej afro gjashtë vjetësh me urdhër të qeverisë "Nano", Dita e Verës, është një festë që kremtohet prej shumë kohësh në vendin tonë por më së shumti në Elbasan, pa përjashtuar Beratin, Dibrën, Përmetin etj.

 

Dita e Verës ka zgjuar edhe këtë vit kryeqytetin shqiptar, përmes aktiviteteve të shumta që Bashkia e Tiranës ka programuar, duke iu bashkuar kështu festimeve në qytetet e tjera të vendit.

 

Kjo traditë e hershme, që simbolizon ardhjen e stinës së ngrohtë, do të mbushë për të gjashtin vit radhazi, në 14 mars, të gjitha rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, me një larmi aktivitetesh, i tha agjencisë së lajmeve NOA, zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Joana Bushi.

 

"Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët që t'i bashkohen këtyre festimeve, me qëllimin për të sjellë në metropolin shqiptar, ajrin dhe ndjesinë e ngrohtë pranverore", - thotë Bushi.

 

***

 

Festimet kanë nisur para disa minutash me aktivitete për të gjitha moshat, duke mos harruar edhe gatimet tradicionale të kësaj feste.

 

Në sheshin "Skënderbej", këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana" kanë çelur siparin e festimeve. Kurse akrobatë dhe klounë nga Cirku i Tiranës po argëtojnë fëmijët e shumtë në qendër të Tiranës.

 

Kurse Banda e qytetit do të mbajë rrugëtimin, përgjatë gjithë bulevardit kryesor.

 

Më poshtë ndiqni një tabelë të detajuar të festimeve të sotme në Tiranë:

 

Në Sheshin "Skënderbej"

Ora 10.00

Do të vendosen gatimet tradicionale të gatuara nga amvisat, të cilat do ua ofrojnë këtë ushqim qytetarëve që do i vizitojnë. Nëpër tryeza do jetë shtruar ushqim dhe do ndahet në porcione të vogla, në mënyrë që të ketë sa më shumë shijues të këtyre gatimeve.

Kompani të ndryshme do të sjellin produktet e tyre dhe do të zhvillojnë aktivitete të shumta me të pranishmit, duke u dhënë dhe dhurata.

 

Lulishtja në sheshin "Skënderbej"

Ora 10.30

Do të jetë e gjitha e fëmijëve. Në një skenë që do të jetë e veshur si dekor, me ngjyrat e verës, me tollumbace të bardha e të kuqe, të rrethuara si veroret që mbajnë nëpër duar, artistët e vegjël do të performojnë pjesët e tyre.

Koncerti i fëmijëve do të zhvillohet nën tingujt e muzikës më të dashur për fëmijët. Gjithashtu do të ketë dhe recitime, si nga fëmijët që janë aktorë, ashtu dhe nga fëmijët e pranishëm në shfaqje. 

"¢ Grupi i fëmijëve që do të recitojnë

"¢ Grupi i balerinave të vogla, të cilat të veshura si mjelma, do të mahnisin fëmijët dhe prindërit me lëvizjet e tyre elegante

"¢ Grupi i valltarëve që do të ndezin atmosferën, duke ftuar dhe fëmijët të kërcejnë

"¢ Grupi i këngëtarëve të vegjël, të cilët do të këndojnë këngë nga repertori i festivaleve të fëmijëve, duke i emocionuar fëmijët. 

 

Tek lulishtja e Skënderbeut (në anën e kundërt të koncertit të fëmijëve)

10:00 14:00

Petanka (Lojë popullore)

Shoqata "Evilona Petank" do të zhvillojë mini kampionat të kësaj loje, me fëmijët që do të dalin atë ditë për festë.

Disa animatorë të specializuar do të organizojnë lojra popullore, ku do të kërkohet pjesëmarrja e të gjithë të pranishmëve, për të krijuar kështu atmosferë të ngrohtë e familjare, një ambient me një dekor pranveror, të zbukuruar enkas për fëmijët, tollumbace shumëngjyrëshe, lule, pasi ato paralajmërojnë për fëmijët dhe ardhjen e pranverës.

 

Galeria e Arteve  

11:00 14.30

Një grup prej 50 instrumentistësh do të performojnë muzikë klasike.  Një repertor shumë i zgjedhur që nga Bethoveni e Vagner, me sonata dhe pjesë të mrekullueshme nga muzika klasike, do të sillen me mjeshtëri nga këta instrumentistë, të cilët do të performojnë në mënyrë të shkëlqyer, për publikun e metropolit.

Kësaj orkestrë të vërtetë, do t'i shtohen dhe pianistë profesionistë dhe soprano të mirënjohura, të cilat do të këndojnë kryesisht muzikë shqiptare, sonata dhe serenata shqiptare. Më pas, në këtë skenë do të vijojnë artistë të tjerë, sërish live.

I tërë ky koncert, i cili është unik dhe nga më profesionalët do të zgjasë nga ora 11.00 14.30

 

Në parkun "Rinia"

12:00 14:00 

Do të vendoset një sistem karaoke, i drejtuar nga një prej këngëtarëve më të njohur sot, të muzikës moderne, KELLY. Do të ftohen të gjithë, të bëhen protagonistë të këngës. Nje event i rëndësishëm për të rinjtë, nga të rinjtë ku do të promovohet muzika e bukur shqiptare, e cila do të përcjellë dhe do të ngjallë emocione tek publiku.

 

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit"

11:00 13:00

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" do të kthehet në një panair argëtues, me kënde dhe streha ku nuk do të mungojnë, veroret, face paiting, si dhe xhaxhi piktori, sheqerkat dhe lojërat.

 

Shfaqja e Parrukierëve

11:00 13:00

Për herë të parë për publikun, tendencat e fundit të modeleve dhe stilimeve të flokëve do të performohen live, nga shkolla të ndryshme parukerie, nën drejtimin e Ardi Borova. Në 10 poste të ndryshme punë, parrukierët do të zbukurojnë zonjat por dhe zotërinjtë, të rinj e të reja që duan të provojnë këta parrukierë.

 

Përpara hotel "Rogner" (Sfilata)

12:00 14:30

Zhvilluar për herë të dytë, Projekti "Pasarela" do të jetë si një ajër i freskët femëror në këto festime. Eshtë konceptuar si një pasarelë e vërtetë, përpara hotel "Rogner", ku stilistë të njohur shqiptarë e studentë të modës, do të veshin modelet me koleksionet e tyre, të frymëzuara nga pranvera e të stiluara në perspektivë, me ngjyrat dhe emocionet më pikante të stinës, ndërkohë që modelet sfilonin përgjatë pasarelës e cila ngjasonte me një shoë të vërtetë mode europiane. Linjat e veçanta të veshjeve, jo vetëm do të nxjerrin në pah  bukurinë e vajzave, por do të sjellin edhe një atmosferë pranverore, duke ofruar për publikun një sfilatë të vërtetë impresionuese.

 

Rock the Block

14:00 23:00

Për të dytën herë, me bashkëpunimin e ngushtë të Ambasadave, do të zhvillohet koncerti i rrokut live.

Në këtë koncert gjigand, do të ketë muzikë rock dhe muzikë alternative nga Danimarka, Hungaria, Anglia, Hollanda dhe Gjermania, që do të "pushtojë" zonën e Bllokut. Kjo është  muzikë mjaft e preferuar nga rinia kryeqytetase.

Ky aktivitet do të realizohet në bashkëpunim me ambasadat e akredituara në Tiranë, duke synuar krijimin e një tradite, në shkëmbimet kulturore, në kuadër të eventeve të tilla.

 

Sheshi Nënë Tereza

12:00 14:00

Koncert i kompanisë celulare "AMC".

15:00 19:00

Koncert i kompanisë celulare "Eagle Mobile", me këngëtarët e Top - Fest

Ura e Madhe e Bulevardit

 

(http://www.noa.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SULM ME MJETE SHPËRTHYESE NË VERI TË KOSOVËS (03.14.2010)
11 VJET NGA MASAKRA E QYSHKUT, KËRKOHET DREJTËSINga ARTON KONUSHEVCI (03.13.2010)
NUK FILLON NDËRTIMI I AUTOSTRADËS (03.13.2010)
MAFIA DHE POLITIKA NË MAQEDONI (03.13.2010)
ILIR META PRITET NË MËNYRË MADHËSHTORE NË LUGINËN E PRESHEVËS (03.12.2010)
KËRKESË PRESIDENTIT QË ENVER HOXHËS T'I MERREN DEKORATAT (03.12.2010)
KRYEDIPLOMATI META NË VIZITËN DYDITORE NË BEOGRAD (03.11.2010)
EDHE 100 VJEÇ SWISSCOR, HERR OGI ! (03.11.2010)
TURQIA IU BASHKOHET KRITIKAVE PËR IZRAELIN (03.11.2010)
REPORTERËT PA KUFIJ: NË KOSOVË KËRCËNOHEN GAZETARËT (03.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]