E Djelë, 05.05.2024, 12:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRYEDIPLOMATI META NË VIZITËN DYDITORE NË BEOGRAD
E Enjte, 03.11.2010, 09:28pm (GMT+1)

 

 

Voal-online Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta po bën një vizitë zyrtare dy-ditore në Republikën e Serbisë.

me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të SerbisÑ‘.

 

Faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në internet bën të ditur se

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta e filloi vizitën e tij zyrtare në Serbi me homazhe pranë varrit të ish Kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç. Këto homazhe përkojnë me 7 vjetorin e vrasjes së z. Xhinxhiç.

 

Gjatë homazheve, z. Meta u shoqërua nga bashkëshortja e të ndjerit, znj. Ruzhica Xhinxhiç dhe bashkëshortja e tij, znj. Monika Kryemadhi.

 

Pas homazheve, z. Meta dha një prononcim për mediat:

 

"Ishte një obligim i imi, t'a nisja këtë vizitë zyrtare në Beograd, duke bërë homazhe dhe duke nderuar kujtimin e Kryeministrit të ndjerë Zoran Xhinxhiç, pikërisht këtu në banesën e tij të fundit.

 

 Z. Xhinxhiç, pa asnjë diskutim që mbetet një frymëzim jo vetëm për demokratët dhe forcat progresiste e pro evropiane në Serbi, por në të gjithë rajonin tonë, pasi falë vizionit të tij, falë kurajos së tij të jashtëzakonshme, Serbia është në një stad të ri të integrimit evropian dhe të gjithë proçesit të integrimit në komunitetin ndërkombëtar.

 

Falë këtij vizioni dhe kurajoje, edhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë përparuar, ndoshta jo aq sa do dëshironin shumë si unë. Por shpreh besimin se akoma më shumë, këto marrëdhënie do të shënojnë progres dhe do të jenë solide, sepse marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë janë shumë të rëndësishme për perspektivën e rajonit tonë, për përshpejtimin e integrimit të tij evropian, dhe janë shumë të rëndësishme për një pajtim të sinqertë, solid dhe afatgjatë midis shqiptarëve dhe serbëve, por edhe midis shqiptarëve dhe gjithë sllavëve në rajon, si një domosdoshmëri për të garantuar një të ardhme të përbashkët për të gjithë qytetarët e rajonit tonë, pavarësisht përkatësive etnike.

 

Ne kemi përgjegjësi të madhe për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

 

Ndjehem shumë i nderuar që znj. Ruzhica Xhinxhiç, pavarësisht angazhimeve shumë të mëdha, pasi kjo periudhë përkon edhe me 7 vjetorin e vrasjes së Kryeministrit të ndjerë Xhinxhiç, na nderoi duke u bashkuar në këtë homazh. Besoj se brenda këtij viti ne do të organizojmë një aktivitet të rëndësishëm me Fondacionin Xhinxhiç që ajo drejton, në Shqipëri por edhe këtu në Serbi.

 

Eshtë e rëndësishme të theksoj edhe një herë se kurajoja e këtij politikani të jashtëzakonshëm, për të cilën ai pagoi një çmim jashtëzakonisht të rëndë, do të mbetet gjithmonë një frymëzim jo vetëm për të gjithë forcat prograsiste këtu, por edhe për të gjithë rajonin."

 

Në fund të homazheve, z. Meta e falenderoi znj. Xhinxhiç për prezencën e saj dhe e ftoi atë për një vizitë në Shqipëri.

 

Agjencia NOA njofton se Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë ditës së tij të parë të vizitës dy-ditore në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, duke filluar kështu bisedimet me zyrtarët e lartë serbë të planifikuara në kuadrin e saj.

 

Bëhet e ditur se në takimin me Metën, presidenti serb, ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë ilegale me drogë dhe terrorizmit ndërkombëtar.

 

Palët e kanë vënë theksin në përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh, të cilin e kanë konsideruar në nivel të ulët dhe veçanërisht në fushën e ekonomisë.

 

Pasi është takuar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç dhe ka kryer homazhe pranë varrit të ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka inicuar një takim kokë më kokë me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç.

 

 

Ndërkaq, burime konfidenciale nga delegacioni që po shoqëron Metën në Beograd, pohojnë se ai ka zhvilluar paraprakisht edhe një bisedë telefonike me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, ndërsa është duke kryer këto takime të rëndësishme në kryeqytetin serb.

 

Më herët, bëhet me dijeni se ai nënshkroi me zëvendës/kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm serb, një pakt për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të drogës.

 

Kurse në lidhje me takimin që kreu me presidentin serb, u konfirmua se palët kanë theksuar rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit dypalësh.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDHE 100 VJEÇ SWISSCOR, HERR OGI ! (03.11.2010)
TURQIA IU BASHKOHET KRITIKAVE PËR IZRAELIN (03.11.2010)
REPORTERËT PA KUFIJ: NË KOSOVË KËRCËNOHEN GAZETARËT (03.11.2010)
FORBES: MEKSIKANI CARLOS SLIM MË I PASURI I BOTËS  (03.11.2010)
GJUKANOVIQ: SERBIA KA PROBLEME ME TË GJITHË RAJONIN (03.10.2010)
PAPANDREU: OBAMA MË MBËSHTETI (03.10.2010)
TRAGJEDIA SHQIPTARE NË MAQEDONINga BARDHYL MAHMUTI, Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar (03.09.2010)
HAJREDIN KUÇI: NUK KËRKOJMË FALJE (03.09.2010)
PAHOR: NUK JANË TEJKALUAR PROBLEMET E KONFERENCËS RAJONALE (03.09.2010)
FSK: MOSMARRËVESHJA ËSHTË TEJKALUAR (03.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]