E Shtunë, 05.04.2024, 02:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Kosova siguron dalje në Adriatik - Shqipëria i ofron Kosovës Portin e Shëngjinit
E Martë, 02.24.2009, 08:43am (GMT+1)

 

Voal-online - Kryeministri Berisha priti në një takim të ngrohtë dhe miqësor një përfaqësi të kabinetit qeveritar të Kosovës, ministrat Fatmir Limaj, Ministër i Transporteve, Ahmet Shala, Ministër i Ekonomisë dhe Financave, Lutfi Zhargu , Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, të cilët shoqëroheshin nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula.  Zoti Limaj që kryesonte delegacionin i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet e Kryeministrit Thaçi dhe Presidentit Sejdiu dhe i dorëzoi Kryeministrit Berisha vendimin e qeverisë së Kosovës për të hapur bisedimet rreth portit të Shëngjinit, për të cilin qeveria e Kosovës ka ngritur një grup ndërministror. 
 
Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës ndodhin në Shqipëri për t`i dorëzuar Kryeministrit Berisha letrën e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi,  për krijimin e një grupi ndërministror të përbashkët për të shqyrtuar procedurat për ndërtimin e një porti në Shqipëri që do të ketë destinacion Kosovën.
Kryeministri Berisha iu shpreh se Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t`i akordohet  një port për të plotësuar nevojat e saj.
Të dyja palët diskutuan gjerësisht mbi nevojën e një studimi mbi zgjerimin e mundshëm të portit të Shëngjinit në mënyrë që ai të plotësojë me kapacitetet e tij nevojat e shtetit të Kosovës.  Gjithashtu u theksua se rruga e re Durrës-Kukës pas përfundimit do të shkurtojë ndjeshëm distancën e Kosovës me detin Adriatik dhe pas mbarimit edhe të portit, distancën e Kosovës me tregun e gjerë evropian.
Kryeministri u shpreh se ai dhe qeveria shqiptare ndjekin me vëmendje dhe admirim zhvillimet pozitive në Kosovë, të cilat po e çojnë Kosovën drejt një konsolidimi të sigurt të pavarësisë, të shtetit ligjor duke konsoliduar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon.


Kryeministri Berisha u shpreh se Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë në mënyrë të përbashkët gjithmonë e më shumë drejt hapave të integrimit dhe njësimit të praktikave në fusha të ndryshme për t`u krijuar sa më shumë lehtësi qytetarëve të tyre.

Lidhur me këtë grupi i përbashkët ndërministror duhet të shohë mundësinë e bashkëpunimit edhe në fushën energjetike për ndërtimin e burimeve të përbashkëta të energjisë, lidhjes hekurudhore, njësimit të programeve arsimore dhe kulturore, në projekte të përbashkëta në impiantet e turizmit malor në Alpet e Shqipërisë duke u ndalur veçanërisht në krijimin e një rrjeti të pikave të përbashkëta të kontrollit doganor për të rrëzuar kështu pengesat burokratike në lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

Ministrat e Kosovës falënderuan Kryeministrin Berisha për prioritetin dhe vlerësimin e lartë që i dha projektit aq të rëndësishëm për Kosovën për të dalë në detin Adriatik, si dhe i shprehën edhe njëherë mirënjohjen për kontributin personal të tij në pavarësinë e Kosovës që pati ditëlindjen e saj para pak ditësh.

Me këtë rast ata i dorëzuan kryeministrit Berisha një dhuratë të veçantë të Kryeministrit Thaçi një bust  bronzi të artistit kosovar Luan Mulliqi me titullin "Kjo tokë ka zot" që pasqyronte komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.           
            

 

 

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rekord vizitorësh te shtëpia muzè e Nënë Terezës në Shkup (02.24.2009)
Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë mediator paqeje në Ugandë (02.24.2009)
Administrata Obama zotohet të përgjysmojë deficitin federal (02.23.2009)
Lehtësohet regjimi i vizave Shqipëri-Zvicër (02.22.2009)
Barak Obama: Fillon ulja e taksave për 95 përqind të amerikanëve (02.22.2009)
Ndahet nga jeta ipeshkvi Zef Simoni, meshtar dhe studiues (02.22.2009)
Kosova ndalon hyrjen e ministrit serb Bogdanoviç - mesazhi i tij dëmtues për stabilitetin e Kosovës (02.21.2009)
Euleksi deri në mbarim të dimrit edhe në veri të Kosovës (02.21.2009)
Bora bllokon Ballkanin (02.20.2009)
Ish të përndjekurit padisin në Strasburg Gjykatën Kushtetuese (02.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]