E Premte, 05.03.2024, 08:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Presidenti Obama sonte mban fjalimin e parë vjetor para dy dhomave të Kongresit
E Martë, 02.24.2009, 12:46pm (GMT+1)

Presidenti Obama do të mbajë sonte një fjalim përpara të dyja dhomave të Kongresit dhe kjo do të jetë hera e parë që ai do t'u drejtohet amerikanëve lidhur me sfidat me të cilat përballet vendi. Pritet që fjalimi të përqendrohet kryesisht tek ekonomia.

Zëri i Amerikës - Presidenti Obama do ta shfrytëzojë fjalimin për të parashtruar planet dhe përparësitë e tija.
Ai dha një pëshkrim të shkurtër të fjalimit dje, gjatë komenteve të bëra në samitin për çështjet ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, ku ishin mbledhur ligjvënës dhe ekspertë për të diskutuar mbi mënyrat e uljes së deficitit buxhetor.
Presidenti Obama vuri në dukje se ai trashëgon një deficit prej 1.3 trilion dollarësh nga administrata Bush. Ai tha se synimi i tij ta përgjysmojë këtë deficit brenda katër vjetësh.

"Ne nuk mundet dhe nuk duhet të lejojmë deficite të tillë pa fund. Ndryshe nga mendimi që mbizotëron në Uashington këto vitet e fundit, ne nuk mund të shpenzojmë si të duam dhe t'ja kalojmë pasojat buxhetit të ardhshëm, administratës së ardhshme ose brezit të ardhshëm."
Presidenti e shpall objektivin e tij për pakësimin e deficitit më pak se një javë pas nënshkrimit prej tij të ligjit për stimulimin ekonomik prej 787 miliard dollarësh, më i madhi i këtij lloji në historinë amerikane. Presidenti Obama theksoi se ky ligj përmban një shpenzim që bëhet vetëm një herë dhe që synon të zgjidhë një emergjencë ekonomike.
Ai tha se synimi afatgjatë duhet të jetë shkurtimi i deficitit federal dhe balancimi i buxhetit.
"Nga pikpamja ime nuk ka ndonjë kontradiktë që ne të zbatojmë së pari paketën e stimulimit por që të përqendrohemi njëkohësisht edhe në zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë."
Samiti ekonomik mblodhi në një sallë aleatë dhe kundërshtarë të administratës Obama. Mes pjesmarrësve ishte Senatori Xhon Mekein, rivali republikan i zotit Obama në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Ishte gjithashtu anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Erik Kantor, i cili luajti rol kryesor për t'i bashkuar republikanët që t'i kundërviheshin paketës së stimulit ekonomik. Ai tha se e mirëpriste rastin për dialog në Shtëpinë e Bardhë.
"Është një rast i madh për ne që të mblidhemi së bashku për të diskutuar disa nga këto çështje mjaft të mëdha," tha zoti Kantor.
Fjalimi që Presidenti Obama do të mbajë sonte do të jetë hapi i dytë në këtë proces.
Megjithëse z. Obama do të flasë përpara një sesioni të përbashkët të Kongresit, ky nuk do të jetë një fjalim për gjendjen e vendit, fjalimi i përvitshëm që mbajnë zakonisht presidentët amerikanë në këtë kohë të vitit.
Ky fjalim pritet të jetë më i ngushtë në gamën e çështjeve që do të trajtojë dhe do të prekë kryesisht ekonomnë si dhe problemet e sigurisë kombëtare por në një masë më të vogël. Z. Obama do ta mbajë fjalimin e parë zyrtar për gjendjen e vendit në vitin 2010. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kosova siguron dalje në Adriatik - Shqipëria i ofron Kosovës Portin e Shëngjinit (02.24.2009)
Rekord vizitorësh te shtëpia muzè e Nënë Terezës në Shkup (02.24.2009)
Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë mediator paqeje në Ugandë (02.24.2009)
Administrata Obama zotohet të përgjysmojë deficitin federal (02.23.2009)
Lehtësohet regjimi i vizave Shqipëri-Zvicër (02.22.2009)
Barak Obama: Fillon ulja e taksave për 95 përqind të amerikanëve (02.22.2009)
Ndahet nga jeta ipeshkvi Zef Simoni, meshtar dhe studiues (02.22.2009)
Kosova ndalon hyrjen e ministrit serb Bogdanoviç - mesazhi i tij dëmtues për stabilitetin e Kosovës (02.21.2009)
Euleksi deri në mbarim të dimrit edhe në veri të Kosovës (02.21.2009)
Bora bllokon Ballkanin (02.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]