E Premte, 05.03.2024, 05:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Punimet po ecin sipas parametrave që rruga të jetë gati në qershor
E Mërkurë, 02.25.2009, 09:06am (GMT+1)

Rrëshen-Kalimash, realizohen mbi 80% e punimeve

 

Ecuria e punimeve të projektit më madhor të infrastrukturës, në Rrëshen-Kalimash, progreson çdo ditë sipas parametrave kohorë. Kjo ka qenë deklarata që ka bërë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë inspektimeve të punimeve, së bashku me ministrin e Transporteve të Kosovës, Fatmir Limaj. Olldashi, duke vlerësuar progresin e bërë në ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, cilësoi se "rruga po progreson në termat kohorë të përcaktuar dhe kështu do të vazhdojë deri në muajin qershor". Pas inspektimit të punimeve në tunelin Thirrë-Kalimash, 5,5 km të gjatë, ai deklaroi se "kjo rrugë është një korridor shumë i rendësishëm si për Kosovën dhe Shqipërinë, ashtu dhe për rajonin". Ministri i PPTT-së, Sokol Olldashi, shoqëroi një grup ministrash të qeverisë së Republikës së Kosovës që ndodhen për një vizitë zyrtare në Tiranë, për të inspektuar punimet në këtë segement të autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Punimet në tunelin e Kalimashit, pjesë e saj, po ecin normalisht. Deri tani, është realizuar mbi 80% e volumit të punimeve, që vijojnë në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 km, në të 29 urat, prej të cilave, në 16 ura kanë përfunduar. Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës Durrës-Morinë, 170 km e gjatë, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, pasi lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet portit të Adriatikut në Durrës. Punimet për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë pritet të përfundojnë në mesin e muajit qershor të këtij viti. Ky segment do të jetë një segment i rëndësishëm i transportit rrugor kombëtar në Shqipëri, sepse realizon një lidhje jetike me Kosovën dhe vendet e rajonit. Nga pikëpamja teknike, autostrada është e ndarë në 3 segmente: Rrëshen-Rreps, me gjatësi 19.8 km, Rreps-Thirrë, me gjatësi 26.5 km dhe Thirrë-Kalimash, me gjatësi 14.8 km. Autostrada, me gjatësi të përgjithshme prej 64 km, me katër korsi, ndërtohet nga kompania "Bechtel Enka". Segmenti i tretë, Thirrë-Kalimash, ka një tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës. Ky tunel do të jetë një ndër më të gjatët në rajon. Aktualisht, në tunel po punohet në të dy anët, nga ana e Thirrës, tuneli është realizuar në gjatësinë 1.3 km. Ndërsa nga ana tjetër e tunelit, puna ka ecur paralelisht në një gjatësi 1.1 km.

 

Limaj: Rruga e zhvillimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës

 

Rruga Durrës-Morinë është rruga e zhvillimit ekonomik mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Kështu ka deklaruar ministri i Transporteve të Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë inspektimeve të projektit. Limaj, u shpreh se "kjo rrugë është një arterie e rëndësishme që lidh Shqipërinë me Kosovën, që do të ndryshojë zhvillimin ekonomik mes dy vendeve. Kjo rrugë do të kthehet në një rrugë të rendësishme rajonale. Rruga është e një rëndësie të madhe për Shqipërinë dhe Kosovën", ka deklaruar Limaj, duke shtuar më tej se ajo do të jetë një rrugë e rëndësishme rajonale e zhvillimit ekonomik, që do t'u shërbejë lidhjeve me Serbinë, Bullgarinë dhe më gjerë". Duke vlerësuar, ai gjithashtu kujtoi rëndësinë për kushtet lehtësuese që kjo rrugë krijon për daljet në det. "Ajo është dhe një portë detare", tha ministri Limaj, duke vlerësuar faktin se Shqipëria i ofron Kosovës portin e Shëngjinit, ç'ka u konfirmua dhe në takimin e djeshëm me kryeministrin Berisha, i cili u shpreh se Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t`i akordohet një port për të plotësuar nevojat e saj. Dje, gjatë takimit që disa ministra të Kosovës patën me kryeministrin Berisha, të dy palët diskutuan gjerësisht mbi nevojën e një studimi mbi zgjerimin e mundshëm të portit të Shëngjinit, në mënyrë që ai të plotësojë me kapacitetet e tij nevojat e shtetit të Kosovës. Gjithashtu, u theksua se rruga e re Durrës-Kukës pas përfundimit, do të shkurtojë ndjeshëm distancën e Kosovës me detin Adriatik dhe pas mbarimit dhe të portit, distancën e Kosovës me tregun e gjerë evropian.

Punimet përfundojnë në mes të qershorit

Punimet në tunelin e Kalimashit, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, e konsideruar "vepra më madhore publike" e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, po ecin normalisht dhe deri tani, është realizuar mbi 80% e volumit të tyre. Punimet vijojnë në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 km, në të 29 urat, prej të cilave, në 16 ura ato kanë përfunduar. Në dhjetor 2008 përfundoi edhe ura më e lartë në segmentin e tretë prej 80 m, e quajtur ura 88 në krahun verior të tunelit. Kompania "Bechtel-Enka" po punon njëkohësisht në të dy hyrjet e tunelit, veri dhe jug paralelisht. Në këtë aks punojnë mbi 3500 punonjës dhe për të arritur një progres të tillë punimesh po përdoren rreth 1300 makineri të tipeve të ndryshme. Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës Durrës-Morinë, 170 km e gjatë, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sepse lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet portit të Adriatikut në Durrës. Si gjatë ndërtimit, edhe pas përfundimit, autostrada do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrje dhe turistë në terrenin malor të kësaj zone. Punimet për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë pritet të përfundojnë në mesin e muajit qershor të këtij viti.

 

Punimet vazhdojnë në të katër hyrjet e tunelit

 

Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës Durrës-Morinë, 170 km e gjatë, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sepse lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet portit të Adriatikut në Durrës. Si gjatë ndërtimit, edhe pas përfundimit, autostrada do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrje dhe turistë në terrenin malor të kësaj zone. "Bechtel-Enka" po punon përgjatë 60 km të autostradës, ndërkohë që po vazhdon puna për ndërtimin e 18, nga 27 urat e planifikuara. Përpjekje të jashtëzakonshme të projektit kanë rezultuar në 9.5 milion metër3 gërmime, prej të cilave 3.25 milion metër3 janë përdorur për mbushje, si dhe janë hedhur rreth 52.500 metër3 betonarme. Në të njëjtën kohë, "Bechtel-Enka" po punon në katër hyrjet e tunelit prej 5.5 km, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës dhe deri tani janë shpuar rreth 2.3 km. Në pikën kulminante të punës, projekti pritet të punësojë 4 mijë punëtorë. Terreni malor, i cili përbëhet nga lloje të ndryshme materialesh, duke filluar nga argjilë deri në shkëmb të fortë, që zhvendoset vetëm me shpërthim, parashtron një numër vështirësish teknike, të cilat deri tani janë përballuar me sukses nga skuadra e projektit. Projektet fillestare për të 27 strukturat që kalojnë mbi përrenjtë dhe pjerrësitë e luginave, përgjatë autostradës, parashikojnë se disa prej tyre do të jenë deri 80 metër të larta. Në të njëjtën kohë, "Bechtel-Enka" ka shtruar rreth 50 km rrugë kalimi, për të mundësuar transportin e skuadrave të ndërtimit dhe mjeteve për në vendin e punës.

1900 shqiptarë të punësuar në këtë projekt

Punësimi i shtetasve shqiptarë është prioriteti i projektit dhe drejtuesve të kompanisë. Një gjë e tillë do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe në forcimin e aftësive profesionale të fuqisë punëtore lokale. Punonjësve u ofrohet trainim dhe eksperiencë në të gjitha aspektet e ndërtimit, duke përfshirë sigurinë në punë, përdorimin e mjeteve të punës dhe shërbimet mbështetëse. Kjo do të sjellë transferimin e teknologjisë që do t'i shërbejë fuqisë punëtore vendore për projekte të tjera. Projekti përdor materiale shqiptare dhe sa më shumë shërbime nga subjekte shqiptare që të jetë e mundur. Aktualisht, në këtë projekt po punojnë rreth 1900 shqiptarë.

 

Rruga do të jetë pjesë e autostradës

 

Rruga do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km (105 milje) për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis portit të Adriatikut në Durrës pranë Tiranës dhe Morinës në kufi me Kosovën. Rruga e re është shumë e rëndësishme për Shqipërinë sepse shumë turistë që vizitojnë vendin janë nga Kosova ose Maqedonia. Qeveria pret një rrugë më të shkurtër për të nxitur ekonominë dhe për përmirësimin e hyrjes drejt Durrësit, e cila është 35 km (20 milje) nga Tirana, duke sjellë të ardhura dhe turistë të mërguar drejt zonave veriore e lindore të Shqipërisë.

 

Në 23 shtator ka filluar vendosja e trarëve në urën më të lartë në këtë aks, 80 metra, e cila planifikohet të mbarojë në fund të muajit

Largësia Shqipëri-Kosovë do të bëhet vetëm për dy orë

 

Në më pak se një vit, kjo rrugë do të jetë funksionale dhe largësia mes dy vendeve me popuj të njëjtë do të jetë vetëm dy orë. Segmenti Rrëshen-Kalimash po ndërtohet nga kompania "Bechtel-Enka", e cila po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës, 60 km. Puna vazhdon në të 27 urat. 8 ura kanë përfunduar dhe ato tashmë përdoren nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun. Janë ndërtuar bazamentet dhe këmbët mbajtëse edhe për 15 ura të tjera. Në 23 shtator ka filluar vendosja e trarëve në urën më të lartë në këtë aks, 80 metra, e cila planifikohet të mbarojë në fund të muajit. Deri tani nga 2 impiante prodhimi janë prodhuar 419 trarë. 234 prej tyre tashmë janë instaluar. Në fund të muajit shtator të vitit të kaluar ka përfunduar asfaltimi në një seksion provë, në afërsi të portalit verior të tunelit. Mbas testeve të nevojshme të kryera, BEJV do të vazhdojë asfaltimin në seksionin 3 (nga portali verior i tunelit deri në Kalimash) të projektit. Në të njëjtën kohë, BEJV po punon njëkohësisht në të dy tunelet - në të dy hyrjet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar në të dy galeritë e tunelit është 7.4 km (68%) deri më datë 15 tetor 22, 2008. Për të arritur një progres të tillë punimesh po përdoren rreth 1300 makineri të tipeve të ndryshme. Në pajisjet e mëdha përfshihen dy nyje asfalti (një në Klos dhe një në Kukës), 5 sonda për të hapur tunelet, dy lançera për trarët e urave, 2 impiante të prodhimit të trarëve të paranderur të urave, 6 nyje betoni, dy gurore, 6 vinça të lartësive dhe peshave të mëdha, 380 kamionë, 92 ekskavatorë. Aktualisht, janë 3.700 punëtorë që punojnë në projekt./RD


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenti Obama shpalosi planet për rimëkëmbjen e ekonomisë (02.25.2009)
Presidenti Obama sonte mban fjalimin e parë vjetor para dy dhomave të Kongresit (02.24.2009)
Kosova siguron dalje në Adriatik - Shqipëria i ofron Kosovës Portin e Shëngjinit (02.24.2009)
Rekord vizitorësh te shtëpia muzè e Nënë Terezës në Shkup (02.24.2009)
Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë mediator paqeje në Ugandë (02.24.2009)
Administrata Obama zotohet të përgjysmojë deficitin federal (02.23.2009)
Lehtësohet regjimi i vizave Shqipëri-Zvicër (02.22.2009)
Barak Obama: Fillon ulja e taksave për 95 përqind të amerikanëve (02.22.2009)
Ndahet nga jeta ipeshkvi Zef Simoni, meshtar dhe studiues (02.22.2009)
Kosova ndalon hyrjen e ministrit serb Bogdanoviç - mesazhi i tij dëmtues për stabilitetin e Kosovës (02.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]