Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në takimin e 27-të ndërkombëtar mbi sigurinë globale, i cili zhvillohet në Berlin, nga data 4 deri më 7 qershor 2010.
Për këtë vit, ky takim trajton temën "Siguria globale, sfidat në rritje". Takimi organizohet nga Qendra për Studime Strategjike dhe mbështetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani të mëdha si Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj..
Kryeministri Berisha në këtë aktivitet ishte mbrëmë referuesi kryesor i panelit të darkës, i cili trajton çështjet më të rëndësishme të sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm marrin pjesë personaliete të rëndësishme politike dhe ushtarake si dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha të botës, marrin pjesë Ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë, Turqisë, Italisë, Francës, Danimarkës, Austrisë, Kryeministri i Gjeorgjisë, Presidenti i Hungarisë, Presidenti i Polonisë, ai i Cekisë si dhe Gjeneralë dhe përfaqësues të Forcave të NATO-s.
(http://www.keshilliministrave.al)