E Mërkurë, 05.01.2024, 12:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZËVENDËS SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT XHEMS STAJNBERG THOTË SE QËNDRIMI AMERIKAN MBI STATUSIN E KOSOVËS SË PAVARUR NUK DO TË NDRYSHOJË
E Mërkurë, 06.09.2010, 06:00am (GMT+1)

Zoti Steinberg tha se nuk duhet të ketë paqartësi lidhur me qendrimin amerikan se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Kjo nuk do të ndryshojë. Por ndërkohë që punohet për këto çështje afatgjata ka rëndësi që të ketë një farë bashkëpunimi praktik mes Kosovës dhe Serbisë.

Sepse është në interes të të gjithëve zgjidhja e çështjeve të tilla si kufijtë dhe doganat apo telekomi. Nëse ndjekim qendrime pragmatike pra që palët të bien dakord për të mos qenë dakord për gjithçka, e në të njëjtën kohë të bëjnë gjëra në interes të të gjithë popullit duke çuar në më shumë e jo në më pak bashkëpunim, kjo do të ishte diçka e mirëpritur.

Nënsekretari amerikan i Shtetit iu referua pastaj zërave që dëgjohen kohët e fundit lidhur me të ashtuquajtura plane për ndarjen e Kosovës. Ai tha se një ndarje as që diskutohet.

Shtetet e Bashkuara e kanë bërë shumë të qartë dhe të gjithë partnerët e kuptojnë, duke përfshirë vendet e Bashklimit Evropian, edhe ato vende që mund të kenë qendrim të ndryshme lidhur me statusin, se ndarja do të ishte një ide veçanërisht e rrezikshme. Madje edhe shtrimi i një mundësie të tillë thellon tensionet duke e bërë të vështirë të punohet lidhur me çështjet praktike. Do të na duhet të punojnë në suazën e shtetit ashtu siç është tani dhe shpresoj se me kalimin e kohës do të gjejmë mënyrën për të punuar me kolegët tanë serbë në këtë suazë.

Zoti Steinberg tha se në Kosovë po bëhet përparim në zgjidhjen e problemeve të brendshme të vendit, megjithëse ndërtimi i shtetit është një sfidë e vështirë.

Kosova ka një histori të vështirë sepse për një kohë të gjatë populli i saj ka qenë i privuar nga mjetet dhe shanset për të ndërtuar komunitetet dhe institucionet e tyre politike. Por mendoj se udhëheqja e atjeshme ka ndërmarrë disa hapa shumë të rëndësishme. Gjatë vizitës sime të fundit atje, pata rastin të takoja disa nga kryetarëve serbe të komunave të zgjedhur rishtazi në pjesën jugore të Kosovës. Jam i inkurajuar nga këto hapa përpara dhe nga gatishmëria e qeverisë, e presidentit dhe e kryeministrit për të treguar elasticitet dhe për të krijuar shanse që popullsia serbe ta ndjejë se ka zërin e saj si në veri edhe në jug, për të çuar përpara elementët bazë të planit Ahtisari dhe të zgjidhë disa nga problemet. Ata duhet të ndërtojnë institucione të forta shtetërore, korrupsioni është një problem i madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe është një problem i veçantë në Kosovë. Prandaj ne duhet të punojmë me ta. Ne kemi një numër programesh në Shtetet e Bashkuara për të fuqizuar sundimin e ligjit atje. Por në tërësi ata mund të vlerësohen me një notë të mirë për përpjekjet e tyre.

Në intervistën e tij zëvendës sekretari i Shtetit Stajnberg i bëri thirrje forcave politike në Shqipëri që të tregojnë elasticitet për zgjidhjen e problemeve mes tyre. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i kanë mbështetur hapat që anëtarët e Parlamentit Europian kanë ndëamarrë për të lehtësuar një mirëkuptim mes palëve.

Është një situatë e vështirë. Ne pranojmë se kryeministri është udhëheqësi legjitim i vendit dhe mendoj se duhet të shikojmë përpara por mendoj se ekzistojnë hapa që mund të bëhen për të ndihmuar në arritjen e pajtimit mes forcave politike në Shqipëri. Ne i kemi mbështetur mjaft përpjekjet që anëtarët e Parlamentit Europian kanë ndëamarrë për të lehtësuar një mirëkuptim mes palëve. Ne shpresojmë se të dyja palët do të tregojnë një farë elasticiteti, të lejojnë vendin të ecë përpara. Shqipëria është në prag të disa hapave që mund ta forcojnë të ardhmen e saj europiane krahas anëtarësimit në NATO. Siç e përmenda, kryeministri Berisha është udhëheqësi legjitim në Shqipëri por mendoj se mund të ndërmarrim disa hapa përpara për të lejuar që të dyja palët të përpiqen të punojnë së bashku.

Zoti Stajnberg tha se palët kanë nevojë për një shumicë për të miratuar disa ligje në parlament prandaj ky lloj të menduari që mban parasysh të ardhmen do t'i ndihmojë ata të ecin përpara në drejtimin ku të gjithë duan të shkojnë. (http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KFOR 11 VITE GARANTUES I PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË (06.08.2010)
BILL CLINTON NË KRYE TË OFENSIVËS PËR NJOHJEN E KOSOVËS (06.08.2010)
GAZETARJA LEGJENDARE HELEN THOMAS DEL NË PENSION PAS DEBATEVE MBI KOMENTET E SAJ MBI IZRAELIN (06.08.2010)
BERISHA: RAMIZ ALIA TË PËRGJIGJET PËR MASAKRËN E TIVARITBERISHA: PS VOTO HEQJEN E IMUNITETIT TË DEPUTETËVE (06.07.2010)
DIOGUARDI : TANI ËSHTË KOHA IME TË BËJ DIÇKA PËR AMERIKËN Intervistoi: ARDIAN MURRAJ (06.07.2010)
VOTUESIT NË SLLOVENI IA KALOJNË ARBITRAZHIT NDËRKOMBËTAR ÇËSHTJEN E KUFIRIT ME KROACINË (06.07.2010)
HAPET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË (06.06.2010)
DOLI NUMRI 48 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (06.06.2010)
GREQIA SHKURTON TRUPAT E SAJ NË KOSOVË (06.06.2010)
FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË DRINI POETIK NË PRIZREN MBAHET NËN KUJDESIN E KRYEMINISTRIT HASHIM THAÇI (06.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]