E Mërkurë, 05.01.2024, 12:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HAPET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË
E Djelë, 06.06.2010, 04:22pm (GMT+1)

 

 

Në Panairin XII të Librit, i cili pritet të hapet të hënën në Prishtinë, pritet të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese nga të gjitha viset shqiptaret. Përfaqësuesit e Shoqatës se Botuesve të Kosovës që organizojnë këtë panair, thonë se gjatë kohës sa do të zgjasë panairi, do të prezantohen rreth 1500 tituj të rinj librash.

Për të dymbëdhjetën herë me radhë në Prishtinë, nga data 7 e deri më 13 qershor, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve do të mbahet Panairi i Librit.

Organizatorët thonë se në këtë eveniment pritet të marrin pjesë rreth njëqind shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe viset e tjera.

Daut Demaku, kryetar i Shoqatës se Botuesve të Kosovës, thotë se në ketë panair kryesisht do të ekspozohen tituj të rinj librash.

"Kemi një interesim të jashtëzakonshëm të të gjithë botuesve shqiptarë nga Kosova, Shqiëpria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe diaspora dhe jemi të sigurt se sivjet oferta do të jetë shumë e pasur, shumë e begatshme".

"Parashihet që do t'i kemi rreth 1500 tituj të rinj. Sipas një standardi normal evropian, në 1 milion banorë botohen 800 tituj të rinj. Nëse në Panairin XII do të arrijnë 1500 tituj të rinj, atëherë standardeve evropiane Kosova po u afrohet me segmentin e quajtur libër"
, thotë Demaku.

Gjatë shtatë ditëve, sa edhe do të zgjasë panairi, Demaku bën të ditur se do të jenë të pranishëm shumë shkrimtarë, ku do të ketë edhe aktivitete përcjellëse, si debate, përurime librash etj.

"Pjesë që e begatojnë panairin jemi përpjekur t'i bëjmë disa manifestime. Do të jetë përvjetori i Fishtës, përvjetori i Anton Çettës, përvjetori i Zekeria Rexhës, përvjetori i abetares së Zymit. Do të jetë edhe 80-vjetori i lindjes së Ramiz Kelmendit".


"Deri më tash, kërkesa për promovime është e jashtëzakonshme dhe na kanë venë në siklet që të gjejmë hapësirë për secilin nga ta. Do të jenë afërsisht 40 promovime"
, bën të ditur Demaku.

Nga ana tjetër, Abdulla Zeneli, drejtori i Shtëpisë Botuese "Buzuku", thotë se interesimi i lexuesve obligon pjesëmarrjen në këtë panair.

Sipas tij, në këtë eveniment, Shtëpia Botuse "Buzuku", do të prezantohet me një numër të konsiderueshëm të titujve të rinj.

"Janë 40 deri 50 tituj në dy vitet e fundit që do të prezantohen. Do të ketë edhe një retrospektivë të botimeve të mëhershme. Por, është paralajmëruar dhe një maket botimesh, siç janë tri librat e novelistit Le Klezio, dy librat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, pastaj edhe libra të tjerë nga fusha e përkthimeve origjinale etj"
, shprehet Zeneli.

Përfaqësuesit e Shoqatës se Botuesve të Kosovës që organizojnë këtë panair njoftojnë se hapjen e Panairit XII Librit, do ta bëjë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe Ministri i Kulturës, Lutfi Haziri.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOLI NUMRI 48 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (06.06.2010)
GREQIA SHKURTON TRUPAT E SAJ NË KOSOVË (06.06.2010)
FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË DRINI POETIK NË PRIZREN MBAHET NËN KUJDESIN E KRYEMINISTRIT HASHIM THAÇI (06.06.2010)
BERLIN: KRYEMINISTRI BERISHA PËRSHËNDETI TAKIMIN "SIGURIA GLOBALE, SFIDAT NË RRITJE" (06.05.2010)
SHBA: XHEJMS KLAPER U EMËRUA SHEF I INTELIGJENCËS (06.05.2010)
DIOGUARDI: JA PSE JAM DUKE GARUAR PËR SENATINIntervistoi BEQIR SINA (06.05.2010)
OBAMA EMËRON SOT ZYRTARIN E LARTË TË PENTAGONIT NË KRYE TË INTELIGJENCËS (06.05.2010)
UORDSUORTH: BE NUK DO BISEDIME TË REJA PËR STATUSIN E KOSOVËS (06.05.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA NË BERLIN, NË TAKIMIN E 27 MBI SIGURINË GLOBALE (06.05.2010)
KRYEMINISTRI BERISHA PRITI MISIONIN E BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE (06.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]