E Mërkurë, 05.01.2024, 02:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DIOGUARDI : TANI ËSHTË KOHA IME TË BËJ DIÇKA PËR AMERIKËN

Intervistoi: ARDIAN MURRAJ

E Hënë, 06.07.2010, 01:00pm (GMT+1)

 

DIOGUARDI : TANI ËSHTË KOHA IME TË BËJ DIÇKA PËR AMERIKËN

Intervistoi: ARDIAN MURRAJ

Interviste e Arberia TV(ARB-TV) ne Boston - me ish ligjvenesin republikan te njujorkut Xhozef DioGuardi (Joseph J. DioGuardi) (Presidentin vullnetar te Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane), me origjine Arbereshe, nga qyteza Greci ne Jug te Italise

ARB-Tv: -Z. DioGuardi. Duket se jeni mjaft i gjalle sot mes miqsh, bashkeatdhetareve, dhe mbremjes per mbledhjen e fondeve te ndertimit te Katedrales  "Nene Tereza" ne Prishtine.
DioGuardi: -  Do t'ju thoshja se ndjehem energjik kjo eshte e verteta... Para se gjithash do t'ju tregoja se tre vjet me pare une isha kryetar i  organizimit te mbremjes per grumbullimin e fondeve te Katedrales Nene Tereza,... mbaj mend se u mblodhen rreth 1milion $... E pashe kete se eshte shume me rendesi per popullin shqiptar qe te kene nje simbol te tille si Katedralja e Nene Terezes, pasi Europa njeh se populli shqiptar eshte nje nder popujt me tolerant ne bote, ku nderthuren kater besime, madje mes tyre edhe çifute,...pra orthodokse, katolike, myslimane. Ne si shqiptarë e dime mire se besimi nuk ka qene nje problem per ne. Eshte historisa dhe kultura jone ajo qe na jep perkatesine shqiptare...Bota ende nuk e di mire kete. Ne na duhet tua tregojme. Nene Tereza dhe katedralja e saj do te jete ajo qe do t'i mesojme botes se kush jemi ne shqiptaret. Me erdhi keq qe u gjinda pak me vonese ne kete veprimtari sot, pasi isha edhe ne kater takime te tjera ku po prezantohem si nje kandidat qe garoj per ne Senatin e SHBA-se. Bile sapo lash nje takim me italo-amerikanet dhe i thashe Shirleit se duhet te ishim ketu. Une jam mjaft i gezuar se kjo po vazhdon dhe shpresoj se ne Shtator me rastin e inagurimit une do te jem ne Kosove.

Persa i perket gares per ne Senat kjo nuk eshte e lehte. Ky eshte nje shtet i madh  me 62 qarqe. Pra ne 62 qarqe ju keni udheheqesine e tre partive te medha politike, Republikanet, Indipendentet, Konservatoret,  ... une nuk jam me demokratet, une kandidoj per republikanet dhe me duhet perkrahja e dy partive te tjera per te mundur demokratet... Pra kur shkon ne sejcilin nga keto qarqe juve ju duhet te njihni udheheqësit e parive te medhaja si dhe njerëzit. Per kete duhet shume pune, kete prirje une e kam dhe shqiptaret e dine mire kete  edhe me pare e sidomos me problemet qe erdhen ne kohen e Milosheviçit. Ju e dini se çfare beme ne. Pra mua me duhet te shkoj ne  Senat pasi Amerika po shpenzon shume dhe po merr shume hua... nga vende qe ne nuk i besojme dhe qe nuk kane te njejtat vlera sikurse ne, si psh Kina, dhe tani ne kemi Arabine Saudite per naften dhe Kinen per parate,... Kjo nuk eshte e mire per Ameriken. Kur ju fshihni borxhet,... dhe une e di mire sepse une jam nje ekonomist publik i çertifikuar sa edhe si politikan e di fort mire sepse politikanet nuk e tregojne te verteten...ata japin vlera te vogla ne nje kohe qe defiçiti eshte shume i larte...

Mua me duhet te shkoj atje qe t'i terheq vemendjen Amerikes... Kete e kam bere edhe nepermjet botimit se fundi te nje libri,  "Apokalipsi i defiçitit".... Pra me apokalips qe nenkupton se gjithshka eshte nen rrezikun e zjarrit... Ky defiçit po na varferon ne. Ne nuk jemi nje vend qe mund te varësohemi apo te jemi peng nga te tjeret.

Ne na duhet te jemi te pavarur. Si mund te jete Amerika e forte per Shqiptaret? Si ka mundesi qe Amerika te jete e forte per Europen ose per pjesen tjeter te botes, apo te luftojme terrorizmin ne qofte se ne nuk jemi te forte? Pra ne duhet te jemi te forte. Une besoj se duke me mbeshtetur mua per ne Senat ju keni bere nje gje te rendesishme... ju keni gjetur njeriun me eksperience, ekspertizen profesionale ekonomike mbi buxhetin, mbi te raportuarin dhe llogarite. Ne na duhet qe te ndryshojme sistemin dhe te ulimin shpenzimet, ne po shpenzojme jashtezakonisht shume. Ne kur shpenzojme shume dhe marrim shume hua, ne vendosim ne rrezik enderren amerikane. Kur im ate erdhi ketu (1929) nga nje fshat arberesh qe flitej shqip ne Napoli, qe quhej "Greçi" ai fliste vetem shqipen arbereshe dhe italisht,... dhe aspak anglisht. Por ai s'kishte pune dhe edukimin e duhur. Por atij ju mundesua nga sistemi amerikan qe brenda tre viteve te kishte dyqanin e tij. Une linda me 1940, atehere kur im ate kishte dyqanin me te madh ne Bronx qe  e mbikqyrte bashke me mamane. Kete e mbaj mend kur isha i vogel dhe u rrita me bisnesin e familjes. Une pashe se sa shume punonte im ate dhe nena. Ata me dhane mua ate etiken e njeriut punetor si shqiptar dhe si Italian. Nje disipline shume te mire dhe kete une e perdora per te qene i suksesshem ne bisnesin tim. Une shkova ne Kongres dhe fitova. Une ndihmova me njohurite  e mia amerikanet,... ndihmova popullin shqiptar dhe kete une dua ta bej perseri. Zoti bekofte Ameriken!... Zoti bekofte Shqiperine dhe njerzit e saj. Une i dua ata edhe ata me duan mua dhe kete ne do ta bejme perseri. Ne do te punojme sebashku qe ne te bejme me shume per popullin shqiptar. Kjo sepse ende edhe sot, ata nuk kane arritur vlerat e barazise qofte ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Jug te Serbise - Presheve, sigurisht dhe ne Kosove e cila gezon pavaresine si fjale, por jo pavaresine e plote, pasi Serbia kerkon ta mashtroje Europen duke i marre Kosoves pjese te sajat (pavaresine). Shqiperia eshte mire, por kemi atje ato problemet e njohura te korrupsionit. Ne duhet te punojme shume per kete, pasi kemi shtresezimin e shume te pasurve dhe shume te varferve... na duhet te punojme per kete.

Ju duhet te jeni te sigurte qe me zgjedhjen time ne Senat, une nuk do te harroj per asnje çast popullin shqiptar kudo ne trojet e tij ku jeton. Kush eshte Kombi Shqiptar (?!),... Kombi Shqiptar nuk eshte vetem Shqiperia apo Kosova. Ai eshte Kombi i 7 milion shqiptareve qe jane te lidhur ngushte dhe jetojne prane njeri-tjetrit ne Juglindje te Malit te Zi, ne Perendim te Maqedonise, ne Veri te Greqise, ne Kosove, ne Jug te Serbise dhe ne Shqiperi. Pra 7 milion,... keta jane shqiptaret qe flasin gjuhe te njejte, kane te njejten histori,... kane te njejten kulture. Dikush i ndau ata duke hequr viza mbi harte, por nje dite kjo do te ndreqet. Tani ajo qe ne duhet te bejme eshte qe t'i tregojme Evropes se shqiptaret jane njerzit shume punetore, qe dine te krojojne vende pune dhe veprimtari ekonomike, qe dine  te integrohen ne Evrope si nje Komb dhe jo si shtete me vete (copa-copa).Une do te ndihmoj per ta arritur kete.

 

ARB-Tv: - Pra ne te kuptuarin tim eshte se DioGuardi kthehet perseri per çeshtjen shqiptare?
DioGuardi: - Une kurre se kam lene,... edhe sot bashke me time shoqe ne sapo morem nje nga gjyqtaret me te mire britanike dhe grumbulluam fonde per ta bere kete, ca nga une e ca nga miqte tane, sepse ne duam te çojme Malin e Zi ne gjygj per ate ç"˜ka kane bere ata me burgosjen e tre civileve shqiptaro-ameikane ne Podgorice,... Po edhe sikurse eshte dhe nje rast tjeter qe 12 shqiptare nga Tuzi jane keqtrajtuar tre vite me pare sepse  ata kerkonin pasjen e perfaqesise se tyre ne komuna e me lart (qeveri), brenda kuadrit te Malit te Zi pa dashur qe te shkeputen nga Mali i Zi. Por sllavet e Malit te Zi jane duke i terrorizuar shqiptaret atje per t'i larguar. Ishin rreth 100 mije pas Luftes se Dyte Boterore,.. tani jane 50-60 mije shqiptare. Ata kane luajtur nje politike te zgjuar dhe jo ate me budallalek si te Milosheviçit, i cili beri mjaft zhurme ne kohen e spastrimit etnik ku te gjithe e pane se çfare dhe sa ai perzuri dhe sa vrau. Sllavet e Malit te Zi punojne me qetesisht dhe pa u ndier duke bere spastrim te paster etnik. Njerzit jane te detyruar te largohen sepse nuk ka pune, nuk jane te respektuar, nuk ka barazi. Ne na duhet ta ekspozojme kete sepse Mali i Zi nuk mund te shkoje ne BE duke vepruar me kete rregjim. Gjykatat atje ngjajne se jane pjese politike e Jugosllavise se vjeter. Keto gjera duhet te ndryshojne, nese keto nuk ndryshojne, ne duhet t'i çojme ata ne gjykaten e Strasburgut. Une pra siç e shihni nuk i kam harruar asnjehere shqiptaret dhe çeshtjen shqiptare. Ne kemi gjithashtu edhe 9 shqiptare nga Presheva ne burgjet e Beogradit. Presheva e cila eshte tani 90% e pa pune... Ne kemi marreveshjen e UCPB, (marreveshjen e paqes) çfare ben Serbia ne kete rast,... ajo e dhunon kete duke vendosur nje baze ushtarake ne mes te popullsise shqiptare.

Keshtu qe ne na duhet te marrim me shume respekt nga keto vende te Ballkanit. Dhe e vetmja rruge qe ne mund ta marrim kete respekt kalon nepermjet Uashingtonit, ashtu sikurse ne e beme per Kosoven... OK? Kete dua une te bej.

ARB-Tv:  Ju faleminderit dhe ju uroj fat... Nje tjeter pyetje qe desha t'ju beja kur flitet per dergimin e mesazhit tone si ARB TV ne zona te tjera, si ne Uster (MA) e me gjere... Si do t'i drejtoheshit ju?
DioGuardi: - Ja pra perse dhe ne e duam TV Arberine... Jefferson-i tha: Informacioni eshte monedha e demokracise. Kete jeni duke bere ju, duke qene ketu sonte, duke regjistruar kete ngjarje apo dhe intervisten me mua... Ju jeni duke shperndare informacion. Kjo eshte fuqia per demokracine. Une do te them pak fjale ne shqip... "Babai im Arberesh". Ata flisnin shqip ne familje me gjyshen. Gjyshja fliste me mua ne shqip. Kur une isha 6 vjeç, dhe kujtoj se kur ishte koha per te ngrene, gjyshja thoshte "ha",.. kur ishte koha per te fjetur ajo thoshte: "fli",etj si lesh (floket), hunda,... une i di te gjitha fjalet, por nuk di t'i vendos ne menyren e duhur, por ka shume mundesi  qe kur te plakem te shkoj e te jetoj ne Kosove,.. te rri per ca vite e ta pervetesoj me mire gjuhen.

 
ARB-Tv: - Desha t'ju kujtoj se pak para jush kishim nje interviste me Z. Emin i cili po garon per Kongresin... Ç'mund te na thoni per kete?
DioGuardi: - Kjo eshte gje e mire,... Por pse une po garoj, dhe pse une po fitoj? Ja ku po ja  u them pse (!)...

Deri dje (28 Maj), isha me 69%, pasi une ju drejtohem njerëzve, se ne po shpenzojme para  qe nuk i kemi,... Ne po marrim hua nga vende te tilla si Kina qe nuk kane te njejtat vlera si ne. Ne po fusim ne  rrezik endrren amerikane. Babai im erdhi ketu ne vitn 1929 sic thashe me pare, por ai kishte mundesira, dhe jo debt prej 63 miliarde doolaresh siç ne kemi tani nga "sigurimet shoqerore", nga "kujdesi shendetsor". Nese kete e fusim ne letren me vlere. Ne kemi tani 13 trilion ne letrat me vlere, ne flasim ketu per interesa te larta. Por interesi mund te shkoje me lart ne 5-10 vitet e ardheshme dhe ne mund te kemi 2-3 miliarde nga interesi. Pra ç'blejme ne me interesin, ne nuk blejme as ndertim urash as rruge as edukimin ne shkolla, sepse ne ja japim kete Kines.

Une dua ta ndaloj kete! Tani Amerika duhet te zgjohet! Ne duhet te jetojme me mjetet tona. Ne duhet te dalim nga borxhi  e nga defiçiti. Defiçiti eshte pika me e veshtire qe ne kemi tani. Shikoni Europen, Greqine, Portugaline dhe Spanjen. Ne nuk mund te shkojme deri ne ate pike sa te mos jemi ne gjendje te paguajme defiçitin dhe interesin, dhe keto para t'ja u marrim njerzve qe u duhen.

Tani eshte koha ime qe une te bej diçka per Ameriken.

Nese une shkoj atje, te jeni te sigurt qe une do te ndihmoje Ameriken dhe popullin shqiptar.... Ju faleminderit shume... Mireupafshim!

 
 

 

                                                            
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VOTUESIT NË SLLOVENI IA KALOJNË ARBITRAZHIT NDËRKOMBËTAR ÇËSHTJEN E KUFIRIT ME KROACINË (06.07.2010)
HAPET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË (06.06.2010)
DOLI NUMRI 48 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (06.06.2010)
GREQIA SHKURTON TRUPAT E SAJ NË KOSOVË (06.06.2010)
FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË DRINI POETIK NË PRIZREN MBAHET NËN KUJDESIN E KRYEMINISTRIT HASHIM THAÇI (06.06.2010)
BERLIN: KRYEMINISTRI BERISHA PËRSHËNDETI TAKIMIN "SIGURIA GLOBALE, SFIDAT NË RRITJE" (06.05.2010)
SHBA: XHEJMS KLAPER U EMËRUA SHEF I INTELIGJENCËS (06.05.2010)
DIOGUARDI: JA PSE JAM DUKE GARUAR PËR SENATINIntervistoi BEQIR SINA (06.05.2010)
OBAMA EMËRON SOT ZYRTARIN E LARTË TË PENTAGONIT NË KRYE TË INTELIGJENCËS (06.05.2010)
UORDSUORTH: BE NUK DO BISEDIME TË REJA PËR STATUSIN E KOSOVËS (06.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]