E Mërkurë, 05.01.2024, 07:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BERISHA: RAMIZ ALIA TË PËRGJIGJET PËR MASAKRËN E TIVARIT

BERISHA: PS VOTO HEQJEN E IMUNITETIT TË DEPUTETËVE

E Hënë, 06.07.2010, 02:42pm (GMT+1)



Voal-online - Kryeministri Berisha i kërkon Parlamentit të vendosë një komision hetimor për të hetuar mbi masakrën e Tivarit të cilën ai e konsideron si masakra më e rëndë në historinë e luftës së dytë botërore, pas masakrës së Katinit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së Berisha përsëriti sot sërish akuzat ndaj ish presidentit Ramiz Alia si përgjegjës për atë që ndodhi në mars të 1945 kur u vranë ekzekutuan mijëra të rinj kosovarë.

Duke e cilësuar masakrën e Tivarit si një nga "genocidet më të mëdha në historinë e luftës së dytë botërore pas asaj të Katinit" tha se "ai u ndihmua dhe bashkorganizua nga klika barbare e Tiranes"

"Ekzistojnë të gjithë dokumentet se ato kaluan kufirin në Morinë dhe përshkuan territorin e këtij vendi në këmbë gjer në Han të Hotit. Dhe keta kriminele shqiptarë që morën pjesë në këtë masakër duhet të marrin ndëshkimin e tyre ekzemplar si një kusht i domosdoshëm që shpirtrat e tyre të prehen të qetë. Nuk u transportuan në territor tjeter as të Bosnjes por vetëm në atë shqiptar"- tha Berisha duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së pak ditëve më parë të Ramiz Alisë, I cili duke iu referuar kësaj ngjarjeje tha se "duhet të përgjigjen kosovarët"

"Parlamenti duhet të nisë me vendosëri komision hetimor parlamentar. Të vendoset bashkëpunim me të gjitha parlamentet e Kroacisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Të mblidhet cdo dokument Fakt, dëshmi. Ka ende dëshmitarë që janë të gjallë."- theksoi Berisha duke e quajtur ish presidentin e fundit të periudhës së komunizmit në Shqipëri si "vrasës ordiner i cili në vend që të shprehte ndjesë cdo ditë për shpirtrat e tyre, thotë ta gjejnë kosovarët"

"Katini shqiptar duhet të zbardhet" vazhdoi Berisha duke shtuar se- Ramiz Alia ka pasur ndër funksionet më të rëndësishëm, në atë periudhë, komisar i divzioneve që shkuan në Kosovë. Nëse ata nuk duan të thonë të vërtetën e vërteta do zgjidhet.

Duke kërkuar bashkëpunimin e vendeve të tjera të rajonit Berisha tha se "do e vlerësonim shumë ndihmën për zbardhjen e një nga historive më të vështira të Ballkanit, ku ekzekutuan vetëm për përkatësinë shqiptare."

"E kuptoj që parlamenti nuk ka të gjithë isntrumentat, por mund të aktivizojë që të insturmetant për të hapur arkivat" tha Berisha duke shtuar se nuk mund të fshihet fakti që kosovarët kanë kaluar nga Morina në Han të Hotit.



BERISHA: PS VOTO HEQJEN E IMUNITETIT TË DEPUTETËVE



Voal-online - Pas më shumë shumë muajsh heshtjeje rreth projektligjit për heqjen e imunitetit, Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sot kësaj çështje të shumëdebatuar kohë më parë nga dy kahet e politikës.

"Ne jemi gati, kemi qënë përherë për një ligj të tillë, që PS e ka kundërshtuar. Ky ligj shkoi në Komisionin e Venecias, u shqyrtua dhe ka ekspertizën e shkëlqyer të këtij Komisioni. Unë shpresoj dhe dua shumë të shpresoj që PS ta pranojë sepse do ti bëjë një shërbim shumë të madh këtij vendi", u shpreh kryeministri Sali Berisha sot në mesditë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar tentativën për heqjen e imunitetit të deputetëve si një "Betejë", që vazhdimisht është mohuar nga PS.

"Vijmë në një beteje tjetër, heqjen e imuniteteve të deputetëve. Ndaj dhe historia është e çuditshme, PD në opozitë 7 vjet më parë paraqiti draftin për heqjen e imunitetit të deputetëve, partia në pushtet e mohoi. Me ardhjen në pushtet të PD, sërish u paraqitën ligje për heqjen e imuniteteve në tërësi, sërish forca tjetër politike kundërshtoi në mënyrë absurde. Sot pas 5 vitesh nga ajo periudhë, shohim se PS të ketë realizuar gabimin që bëri në refuzimin e ligjit".

Duke vënë theksin se ligji i përgatitur nga mazhoranca për heqjen e imunitetit ka qënë i shkëlqyer, Berisha deklaroi domosdoshmërinë për ta bërë realitet draftin, sidomos tha Berisha: "Tani që Komisioni i Venecias e shqyrtoi".
"Ne ofrojmë alternativë, kë të dojë PS, po të dojë të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por edhe sikur ndryshime kushtetuese ti bëhen draftit, realizimi do të ishte një aq shërbim i madh që i bëhet qytetarëve dhe vendit".

Sipas kreut te qeverise, në Shqipëri, nuk duhet të ketë asnjë njeri që të mbrohet nga imuniteti.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DIOGUARDI : TANI ËSHTË KOHA IME TË BËJ DIÇKA PËR AMERIKËN Intervistoi: ARDIAN MURRAJ (06.07.2010)
VOTUESIT NË SLLOVENI IA KALOJNË ARBITRAZHIT NDËRKOMBËTAR ÇËSHTJEN E KUFIRIT ME KROACINË (06.07.2010)
HAPET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË (06.06.2010)
DOLI NUMRI 48 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE-KULTURORE (06.06.2010)
GREQIA SHKURTON TRUPAT E SAJ NË KOSOVË (06.06.2010)
FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË DRINI POETIK NË PRIZREN MBAHET NËN KUJDESIN E KRYEMINISTRIT HASHIM THAÇI (06.06.2010)
BERLIN: KRYEMINISTRI BERISHA PËRSHËNDETI TAKIMIN "SIGURIA GLOBALE, SFIDAT NË RRITJE" (06.05.2010)
SHBA: XHEJMS KLAPER U EMËRUA SHEF I INTELIGJENCËS (06.05.2010)
DIOGUARDI: JA PSE JAM DUKE GARUAR PËR SENATINIntervistoi BEQIR SINA (06.05.2010)
OBAMA EMËRON SOT ZYRTARIN E LARTË TË PENTAGONIT NË KRYE TË INTELIGJENCËS (06.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]