E Shtunë, 05.04.2024, 01:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHBA: Krimi e përdor Shqipërinë si bazë për aktivitete në vende të tjera
E Djelë, 03.01.2009, 10:53am (GMT+1)

SHBA: Krimi e përdor Shqipërinë si bazë për aktivitete në vende të tjera

 

ZA - Në një raport të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër drogës, thuhet se si vend tranzit trafikimi, Shqipëria mbetete rrezikuar për pastrimin e parave. Në një raport të përvitshëm të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, thuhet se si vend tranzit për trafikimin e narkotikëve, të armëve dhe të qenieve njerëzore Shqipëria mbetet e rrezikuar për pastrimin e parave. 

 

Korrupsioni dhe krimi i organizuar, thuhet në raport, duket se janë burimi kryesor i pastrimit të parave por nuk dihet shkalla e saktë se sa ndihmojnë këto aktivitete të ndryshme në të ardhurat e përgjithshme nga krimi dhe nga pastrimi i parave.

 

Ky raport është analiza vjetore që Departamenti i Shtetit i bën përpjekjeve të qeverive të ndryshme për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare në bazë të konventave për luftën kundër drogës.

Elementët kriminalë, thotë raporti në pjesën për Shqipërinë, shpesh investojnë para të pista në prona të patundëshme dhe në biznese. Për shkak të nivelit të lartë të importeve të konsumit dhe të kontrolleve të dobëta doganore, Shqipëria ka një treg të madh për një numër mallrash kontrabandë si cigaret, bizhuteritë dhe telefonat celularë.

 

Grupe të organizuara të krimit e përdorin Shqipërinë si bazë operacionesh për aktivitete kriminale në vende të tjera dhe shpesh i rikthejnë fitimet e paligjshme në Shqipëri, thotë raporti.

Për shkak se ekonomia e Shqipërisë, sidomos sektori privat, vazhdon të funksionojë në një masë të madhe me para në dorë, të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme pastrohen lehtë në Shqipëri.

 

Autoritetet doganore shqiptare, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, njoftojnë se elementët e krimit të organizuar i pastrojnë të ardhurat e tyre të paligjshme duke futur dhe nxjerrë kontrabandë sasi parash përmes tregtisë ndërkombëtare dhe praktikave mashtruese në biznesin e import eksportit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, 23 përqind e parave në vend qarkullon jashtë sistemit bankar krahasuar me rreth 10 përqind që është kjo shifër në vendet e tjera evropianolindore në tranzicion.

 

Një pjesë e rëndësishme e parave që dërgojnë imigrantët në Shqipëri, thuhet në raport, vijnë përmes kanaleve jozyrtare. Vlerësohet se vetëm gjysma e këtyre dërgesave hyn në Shqipëri përmes bankave ose kompanive të trasnferimit të parave. Qeveria e Shqipërisë, thotë raporti, është e angazhuar për të luftuar informalitetin në sektorin financiar./Voal-online

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kuçi: Përfundimi i mandatit të KFOR-it në përputhje me integrimin e Kosovës në NATO (02.28.2009)
Dekorohen familjarët e viktimave të pushkatuar më 1951 gjoja për bombën në ambasadën sovjetike (02.28.2009)
Nënpresidenti Bajdën rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën (02.27.2009)
Haga dënon pesë zyrtarë të lartë serbë për krimet në Kosovë (02.27.2009)
Hillari Klinton: SHBA-të do t'i qëndrojnë pranë Kosovës (02.26.2009)
Sekretarja e Shtetit Klinton përsërit mbështetjen amerikane për Kosovën (02.26.2009)
Kosova në raportin e Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut (02.26.2009)
Raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri (02.26.2009)
Tragjedia e avionit turk: Nëntë viktima e 50 të plagosur, 25 prej tyre rëndë (02.25.2009)
Rrëzohet në Amsterdam avioni turk me 135 veta (02.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]