E Hënë, 05.06.2024, 01:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Një tufë mimozash poetike në vend të urimit për 8 Marsin nënave, grave dhe vajzave shqiptare
E Shtunë, 03.07.2009, 04:22pm (GMT+1)

Mimozat

 

Nga MARTIN CAMAJ

 

Simjet për të parën herë
mimozat në dorën e nji vashe i pashë
qetsisht tue marrun frymë si në degë.

Mimozat erdhën tue pru me vehte
ngjyrën e ditve të blera,
afshin e zemrave që rriten nga nji fije
për ditë, përshpëritjet e egra e të lehta
të atyne që shkelën në prakun e jetës
me kambe të dyshimta, me frigë.
Me duer tona të vrashta,
të zanuna me sende tjera,
s'kemi si me u përkitë
dhe aroma juej humb në erën e luleve
të mbytuna në parzmet e grave vjeshtore.
Lule mimozash, bartse kujtimesh,
mes stinve e të pa stinë
na s'kthejmë kurr ma te ju.

Simjet për të parën herë
mimozat në dorën e nji vashe i pashë
qetsisht tue marrun frymë si në degë.

 

Mimoza

 

Nga VEHBI SKËNDERI

 

Dëgjo këtu, mos shoqka ime e brishtë,

Si çel kaq marrëzisht nëpër acar?

Shkund me pëllëmbë mjegullën e trishtë

E mbush plot sythe pemët në janar.

 

Dhe ndrit Tirana prej luleve të tua,

Teksa u fryn gishtërinjve nga thëllimi.

Unë edhe të qortoj, edhe të dua,

Kur shoh se nuk i tutesh asnjë dimri.

 

Kur qesh tërë gëzim me lot në faqe

E borën shkund nga supet duke rendur,

S'çan krye se të quajnë budallaqe

Dhe se të thonë të çmendurit: E çmendur!

 

Bistakët u tregon ngricës e brymës,

Si lule kungulli nuk të than mërzia,

E vetme, gjithë jetën, kundër rrymës,

Të bën dhe më të hijshme marrëzia!

 

E nuk të ndalin erërat e ngricat;

Ti nga inati çel mes borës kajzë.

T'i mbush cingrima flokët me karfica

Dhe nuk e di: je pemë apo vajzë?

 

Mimozat çelin

 

Nga ELIZABETH BISHOP

 

Pluhur nga katet e Qiellit

që të bëjnë të tështish e pastaj kundërmojnë mjaltë.

Si e hodhën engjëjt vallë këtu poshtë

Këtë krijesë të dashur, të verdhë, të lehtë si ajri?

 

Gjethet e gjelbra gri paluar bukur pas

si veshë këlyshe maceje. Ar i praruar kodrine.

Jo, edhe më i bukur se ai, ky pigment

i mrekullueshëm, i butë, i kulluar.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hashim Thaçi deklaroi se mandati i UNMIKut dhe rezolutës 12 44 është i tejkaluar (03.07.2009)
Ministërja italiane do ta kalojë 8 Marsin në Kosovë me femrat ushtarake nga Italia (03.07.2009)
Jakup Krasniqi: Beogradi kontrabandon krimin në Kosovë (03.06.2009)
Hillari Klinton: Shqipëria anëtare e NATO-s në Samitin e prillit (03.06.2009)
Kosova sot kujton 11 Vjetorin e Rënies të Heroit Legjendar Adem Jashari - Fillon Manifestimi "Epopeja e UÇK-së" (03.05.2009)
Pas videos në Fiks Fare kryeministri shkarkon ministrin (03.05.2009)
Kryeministri britanik iu drejtua Kongresit Amerikan (03.04.2009)
U nda nga jeta regjisori Viktor Gjika (03.04.2009)
Shefer: Ata që flasin për reduktime të KFOR-it, nuk flasin në emër të NATO-s (03.04.2009)
Kryeministri britanin Braun flet sot para Kongresit amerikan (03.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]