E Hënë, 04.29.2024, 10:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BYHLER: VERIU KËRKON ZGJIDHJE POLITIKE
E Hënë, 09.20.2010, 01:37pm (GMT+1)

Erhard Byhler

Ai tha se KFOR-i do të vihet në mbështetje të veprimeve të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe se kjo forcë paqeruajtëse ka plane për veriun që të mos lejohet eskalimi i dhunës atje.

Këto komente, Byhler i bëri gjatë një konference për gazetarë, ku ai e prezantoi gjendjen në veri si një sfidë për sigurinë, por e cila po mbahet nën kontroll.

Gjenerali gjerman tha se me gjithë faktin se gjendja e atjeshme është e komplikuar, zgjidhjet duhet të kërkohen nga politika.

"Sa i përket situatës së sigurisë në veri, ajo është e komplikuar, mirëpo problemet atje nuk mund të zgjidhen vetëm me veprime ushtarake", tha Byhler.

"Unë kërkoj dhe i bëj thirrje politikës që të fillojë dialogun dhe t'i zgjidhë këto çështje. Sa i përket KFOR-it, ne jemi të përkushtuar dhe po punojmë shumë që të ketë situatë më të mirë në veri", tha komandanti i KFOR-it.
Pavarësisht kësaj, Byhler tha se KFOR-i ka edhe plane të veçanta operative dhe se vetëm një alarm i vogël, qoftë ai nga Policia e Kosovës, apo EULEX-i, do të bëjë që ushtarët e KFOR-it të jenë në terren pas pak minutash - gjithnjë si reagues i tretë.

Një përkushtim i veçantë u tha se mund të jetë edhe ndihma që KFOR-i mund të japë për arrestimin e personave që shkelin ligjin në veri, nëse këtë e kërkon Policia e Kosovës apo ajo e EULEX-it.

Ndërkaq, lidhur me strukturat paralele, Byhler tha se KFOR-i pret së pari bisedimet që do të zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Çështja e strukturave paralele është e rëndë dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Rezolutën 1244, por kjo çështje është politike. Siç e dimë, dialogu Prishtinë-Beograd pritet të fillojë shpejt dhe ne fillimisht jemi duke pritur këto bisedime dhe më pas të flasim për veprime të tjera", theksoi komandanti i KFOR-it, Byhler.

Ai foli edhe për rastin e fundit të kontingjentit ushtarak ukrainas, i cili ishte i përfshirë në një aferë me shitjen e derivateve.

Byhler tha se KFOR-i ka hetuar rastin, ndërsa tani më këtë çështje janë duke u marrë autoritetet ukrainase, të cilat, sipas tij, shpejt pritet të marrin masa ndaj ish-pjesëtarëve të KFOR-it.

Forca paqeruajtëse është në fazën e shkurtimit të trupave. Byhler tha se shkurtimet do të varen nga vlerësimet e ardhshme politike dhe të situatës së sigurisë.

Ndërsa shkurtohet numri i ushtarëve të KFOR-it, Byhler tha se po vazhdon edhe procesi i bartjes së disa përgjegjësive nga kjo forcë ushtarake te Policia e Kosovës.

Ai paralajmëroi se së shpejti pritet të barten përgjegjësitë edhe në kufirin me Maqedoninë, derisa, sipas tij, situatë me e ndërlikuar mbetet në kufirin me Serbinë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZAKAJEV KTHEHET NË LONDËR? (09.20.2010)
GJERMANI: NGA SHPËRTHIMI E TË SHTËNAT - 4 TË VRARË (09.20.2010)
NJU JORK: ZYRTARËT E KOSOVËS TAKOJNË PRESIDENTË NGA AFRIKA (09.20.2010)
SEJDIU NË HARVARD, THAÇI TAKON BARONESHËN ASHTON (09.20.2010)
AAK: LIGJI PËR PRISHTINËN - I POLITIZUAR (09.19.2010)
SHBA NUK KANË VENDOSUR PËR PËRFSHIRJE NË BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD (09.19.2010)
KOMISIONI EVROPIAN KRITIKON SERBINË PËR BLLOKIMIN E KOSOVËS NË ORGANIZATAT BOTËRORE (09.19.2010)
MUSA: VONESA NË PRIVATIZIM (09.19.2010)
SËRISH SHPËRTHIM NË VERI (09.19.2010)
DOLI NUMRI 63 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE, KULTURORE, POLITIKE (09.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]