E Martë, 05.14.2024, 07:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

Hapja e tunelit verior shënon përfundimin e autostradës së quajtur "Rruga e Kombit"

NESËR HAPET TUNELI VERIOR I KALIMASHIT


E Enjte, 10.21.2010, 07:47am (GMT+1)

Galeria veriore e tunelit të Kalimashit do të hapet nesër (të premten në 22 tetor), duke shënuar në këtë mënyrë, përfundimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, e konsideruar si "Rruga e Kombit", bënë të ditur burime zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit. Sipas tyre, punimet në galerinë veriore kanë përfunduar, duke përfshirë edhe sinjalistikën, kamerat e sigurisë dhe çdo gjë tjetër. Me hapjen e galerisë veriore, udhëtarët fitojnë 30 minuta kohë, pasi nuk do t'u duhet të presin radhën, por secili do të udhëtojë pa ndërprerje në të dy kahet e tunelit. Pas hapjes së galerisë veriore, kompania "Bechtel-Enka" i jep fund angazhimit të saj në këtë rrugë pas 3 vitesh punë intensive në këtë rrugë, që përbën investimin më të madh infrastrukturor të kryer në Shqipëri.

"Bechtel-Enka" do të shpërngulet drejt Kosovës për t'iu bashkangjitur kantierit të ngritur atje për vijimin e ndërtimit të autostradës nga Morini drejt Prishtinës dhe më tej.

Galeria veriore e tunelit u vu në funksion për disa muaj në verën e vitit 2009, por atë kohë ende nuk kishte përfunduar plotësisht dhe u hap vetëm për pak muaj në prag të sezonit turistik. Në vjeshtë 2009, galeria u mbyll sërish, për të realizuar pjesën e mbetur të pabetonuar dhe të disa ndërhyrjeve të tjera, të diktuara pas një shembjeje në tunelin jugor, proçese që zgjatën një vit. Për këto arsye, sivjet tuneli i Kalimashit u rivu në funksion me galerinë jugore, për t'i dhënë vendit një rrugë të shkurtër të lidhjes ekonomike dhe kombëtare me Kosovën. Autostrada Durrës-Kukës-Morinë, 170 kilometra e gjatë do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë. Ajo realizon lidhjen e Morinit, në kufi me Kosovën, me Durrësin për vetëm 2-3 orë në kushte krejt normale.

Rritja e dendësisë së lëvizjes dhe perspektiva e kësaj rruge, e bën atë arterie mjaft të rëndësishme për shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit, me ndikim të madh në zhvillimin e mëtjeshëm ekonomik të Shqipërisë, por edhe Kosovës.

Rrugët ekzistuese përfaqësojnë kalime nga Puka dhe nga Shpali (Mirditë), të ndërtuara në periudhat gjatë viteve '30, '50 dhe '60 të shekullit të kaluar, të cilat ofrojnë një trafik të kufizuar.

Rruga e re kalon nga Miloti në Ndërfushas, Reps, poshtë në luginën e Fanit të Vogël dhe vazhdon më tutje në këtë luginë, sipas disa gjurmëve ekzistuese deri në Thirrë, ku me një tunel 5.6 km lidhet me rrugën nacionale, afër fshatit Kolsh, 10 km para Kukësit, për të vazhduar më tej deri në kufi në Morinë.

Pjesë e autostradës Durrës-Morinë është dhe tuneli Thirrë-Kalimash, në segmentin Rrëshen-Kalimash. Tuneli Thirrë-Kalimash dhe anasjelltas, i hapur në një masiv shkëmbor, ka dy hyrje veriore dhe jugore, me nga 5.6 kilometra secila. Si gjatë ndërtimit, edhe pas përfundimit, autostrada do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën Verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrje dhe turistë në terrenin malor të kësaj zone.

Historia e kësaj rruge

Për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, në vitin 1999 qeveria "Majko" vendosi një taksë, e njohur tashmë si "taksa Majko", mjaft e debatueshme, pasi ende nuk dihet se ku shkuan ato para që u mblodhën.

-Në vitin 2003, Banka Botërore financoi studimin e fizibilitetit që përshkon tashmë autostrada Durrës-Kukës-Morinë.

-Në vitin 2004, ish-qeveria socialiste vendosi heqjen ose më saktë transferimin e taksës së përkohshme me destinacion për financimin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, në dy taksa të tjera, duke e menduar si zgjidhjen më të mirë, për të zëvendësuar plotësisht të ardhurat e munguara nga heqja e taksës me destinacion.

-Qeveria demokratike, atëherë në opozitë, tha se arsyeja e heqjes së taksës së rrugës Durrës-Kukës është vetëm një pretekst për të mbuluar keqpërdorimet e kësaj takse, pasi sipas saj, ajo ka shërbyer për financimin e deficitit buxhetor.

-Hapat konkretë për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë u hodhën pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike.

-Në fushatën e vitit 2005, PD e cilësoi projektin e rrugës si një projekt me rëndësi të madhe. Më 10 shtator 2005, ditën e dytë të qeverisjes, Banka Botërore organizoi një aktivitet në Durrës, për koordinimin e projekteve të qeverisë dhe donatorëve. Ishin të pranishme të gjitha bankat që japin kredi të buta dhe kabineti qeveritar. Atë ditë, një sesion i veçantë iu kushtua infrastrukturës, ku qeveria i kërkoi BB-së dhe donatorëve të tjerë të ndihmonin në realizimin e projektit madhor Durrës-Kukës.

-Në gusht të vitit 2006, u bë edhe tenderi për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rreshen Kalimash të autostradës Durrës - Kukës-Morinë.

-Me 14 korrik 2006, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën "Prokurim i hapur ndërkombëtar" për ndërtimin, me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës-Morinë.

-Me datën 2 gusht 2006, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për listën e anëtarëve të komisionit ndërkombëtar të vlerësimit për tenderin e hapur ndërkombëtar, për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, të autostradës Durrës-Kukës-Morinë, në bazë të propozimit të konsulentit ndërkombëtar Ecorys Group (Ecorys Netherland BV).

-Në datën 3 gusht 2006, në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit u bë hapja zyrtare e procedurës së vlerësimit të tenderit të hapur ndërkombëtar për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Hapja e ofertave të tenderit u zhvillua para komisionit ndërkombëtar të vlerësimit të ofertave dhe në prani të konsulenteve ndërkombëtarë ECORYS Group dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve.

-Shoqëritë pjesëmarrëse në këtë tender ishin: STRABAG AG Austri, BECHTEL LTD SHBA, AL KHARAFI GROUP Kuvajt dhe KONSTRUKTOR Kroaci.

-Në datën 4 gusht 2006, Komisioni deklaroi fituesin kompaninë Bechtel and ENKA.

-Në 27 shtator 2006, Qeveria shqiptare nënshkroi kontratën me kompaninë Bechtel & Enka për të nisur punimet e ndërtimit të kësaj vepre madhore.

-Në muajin shkurt 2007 - U realizua shpërthimi i parë në tunelin e Kalimashit

- Ndërtimi i rrugës, i cilësuar nga qeveria si Rruga e Kombit, ka shkaktuar debate të shumta për shkak të kostos së lartë.

- Në 25 qershor 2009 - U hap edhe galeria veriore e këtij tuneli për t'u mbyllur sërish në muajin tetor për shkak të disa shembjeve, të cilat përbënin rrezik për udhëtarët.

- Në 21 maj 2010 - Qeveria hapi galerinë jugore të tuneli të Kalimashit, për të arritur në përfundimin e plotë të kësaj vepre katër muaj më vonë.

Fluksi i mjeteve ka bërë të domosdoshme ndërtimin e mbikalimeve

Fluksi në lëvizje i mjeteve përgjatë autostradës Morinë-Kukës-Durrës e ka bërë të domosdoshme ndërtimin e mbikalimeve për shkak të rrezikut që sjell lëvizja e këmbësorëve të fshatrave që ndahen më dysh nga autostrada. Mungesa e tyre ka sjellë deri aksidente si në Bardhoc, ku një automjet shtypi një këmbësor, duke i shkaktuar humbjen e menjëhershme të jetës. Në segmentin e autostradës që lidh Kukësin me brigjet e Liqenit të Fierzës nuk ka asnjë kalim, ndonëse çdo ditë dhjetra gjuetarë të peshkut lëvizin në të dy anët e autostradës. Mbikalimet mungojnë dhe në segmentin e autostradës Morinë-Kukës, ku rrezikohet jeta e banorëve të fshatrave Shtiqën, Bardhoc, që u duhet të lëvizin në të dy anët e saj.

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOM KANTRIMEN TAKON KRYEMINISTRIN BERISHA DHE UDHËHEQËSIN E OPOZITËS EDI RAMA (10.21.2010)
VAN RAMPUY: SHQIPTARËT NJË HAP AFËR NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE (10.21.2010)
TANJA FAJON SOT NË PRISHTINË: "BASHKIMI EVROPIAN T'IA JAPË KOSOVËS UDHËRRËFYESIN PËR VIZA" (10.20.2010)
DY SULME NË VERI TË KOSOVËS (10.20.2010)
DERI KUR MUND TË FUNKSIONOJË QEVERIA? (10.20.2010)
VAN ROMPEI: TIRANA NJË HAP LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (10.20.2010)
KLINTON: SA MË SHUMË SHTETE TA NJOHIN KOSOVËN (10.20.2010)
AKR MUND TË PARAQESË MOCION MOSBESIMI NDAJ QEVERISË (10.20.2010)
REPORTERËT PA KUFIJ: SHQIPËRIA E 80-ta KOSOVA E 92-ta PËR LIRINË E SHTYPIT (10.20.2010)
NAIM FRASHËRI - PROFET PËR SHQIPTARËTNga Artur ShkurtiDrejtor i shkollës “Udha e shkronjave” (10.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]