E Djelë, 09.15.2019, 07:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 12.27.2010, 08:28am (GMT+1)

Duket se përfundimisht Evropa nuk do t'iu shpëtojë ngasjeve, tundimeve për ta hetuar Luftën e Kosovës të viteve 1998-1999. Këtu do ta çonte përkushtimi i saj ndaj raportit të Këshillit të Evropës për trajtime çnjerëzore dhe trafikim organesh nga ana e UÇK-së. Dhe nuk do të kishim një hetim të paanshëm, nuk do të kishim, pra, një hetim për të nxjerrë në dritë të vërtetën e plotë të kësaj lufte, për më tepër nuk do të kishim një hetim nga pozitat e fituesve të luftës, por një hetim nga pozitat e humbësve të luftës.

Ndyshe nga sa lë përshtypjen e parë në dukjen e jashtme, mëtimi i raportit nuk është segmentar, nuk është dhe nuk mund të jetë i kufizuar as i përqëndruar. Ai ka të bëjë me udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtrihet në terrenin e Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe të konteksteve hapësinore e kohore shumë më të gjera. Dhe, prandaj, nuk mund të jetë tjetër veçse një hetim i paraluftës, i luftës dhe i pasluftës, një hetim i të gjithë faktorëve pjesëmarrës të drejtpërdrejtë a të tërthortë shqiptarë e joshqiptarë, ballkanikë, evropianë e ndërkombëtarë në këtë kapitull shqiptar, evropian e botëror të historisë së luftës më të re të zhvilluar në Evropë. Ose do të kishim një hetim shterues, pra serioz dhe bindës, ose do të kishim një sharlatanëri tjetër, me çka jemi mësuar të gjithë edhe shekujt e fundit, edhe kohët e fundit këtu në Evropë.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në ish Jugosllavi ka pasur fushëveprim (juridiksion) të plotë dhe të pakufizuar për hetimin e Luftës së Kosovës në gjithë kontekstin e saj të para dhe pasluftës. Nuk qëndron aspak teza se ky hetim është penguar nga mosfushëveprimi i kësaj gjykate në Shqipëri. Ky vend nuk i ka pasur dhe nuk i ka as mjetet, as autoritetin, as kurrgjë tjetër për të penguar çfarëdo hetimesh të mundshme dhe prej kujtdo. Çka nuk e kanë arritur hetimet në 20 vjet sa ka filluar lufta në Ballkan apo në trembëdhjetë vjet prej kur ajo është shtrirë edhe në Kosovë, nuk është e mundur që ta arrijnë pas kaq kohësh.

Nga sa kam lexuar nga gjithçka e botuar këto ditë në mediat kryesore perëndimore absolutisht asgjë e re nuk do të dilte nga hetimet në të ashtuquajturën "Shtëpi e Verdhë" apo nga pikanteri të tilla stilistike hartuesish të stërvitur të raporteve apo të aktakuzave. Për të shkuar tek rrënjët e luftës, për të shuar etjen tek ama e saj, Evropës i duhet patjetër t'i hapë arkivat e Beogradit, humbësit kryesor të luftës së filluar prej tij. Dhe këtë Evropa ta bëjë në prani eksperte ndërkombëtare, në prani transparente edhe të fituesve, në këtë rast, edhe të fituesve kryesorë të luftës, shqiptarëve.

Larg çdo mendjeje, lufta e Ballkanit e fundshekullit të kaluar nuk ka qenë aspak një luftë midis ushtrive. Sado kaotike të ketë qenë, ajo para së gjithash ka qenë një luftë shërbimesh inteligjente. Prandaj për të hyrë në thelbin e një arre të tillë kaq gungçe Evropës i duhet të futet në epiqendër, pra në arkivat inteligjente të Serbisë. Prej andej dhe jo nga monopatet e Burrelit, Evropa mund ta ndriçonte luftën e Ballkanit, mund ta hetonte edhe Luftën e Kosovës të viteve 1998-1999, përfshirë parahistorinë dhe pashistorinë e saj.

Asnjë shqiptar, asnjë institucion shqiptar, asnjë shtet shqiptar nuk ka qenë në gjendje ta pengojë ndriçimin e fatit të të zhdukurve të luftës së fundit, nëse për këtë do të kishte qenë e interesuar në kohë Serbia dhe humbësit e tjerë të kësaj lufte. Të gjithë ata shqiptarë që e kanë ndier veten fitues të luftës, pra pothuaj të gjithë shqiptarët kanë qenë dhe janë të interesuar për të ndriçuar fatin e mijëra shqiptarëve të zhdukur nga kjo luftë. Fakti është se edhe sot e kësaj dite disa mijëra të zhdukurve nuk iu dihet fati.

Dhe askush nuk ia ka mohuar e nuk ia mohon Serbisë të drejtën për t'u interesuar për fatin e të zhdukurve të saj në luftën e Ballkanit, përfshirën fazën e saj të Luftës së Kosovës. Dhe, ashtu siç shprehen në ekranet e vegjël të afërmit e këtyre të zhdukurve, askush nuk ua ka mohuar atyre e nuk ua mohon të drejtën për t'i ndriçuar një për një të gjitha rrethanat e zhdukjes. Duke këmbëngulur për ndriçimin e fatit të të zhdukurve të vet të luftës, duke mos lënë investim pa bërë e gur pa luajtur, Serbia tregon më në fund seriozitetin e një shtetit ndaj qytetarëve të vet. Tjetërgjë nëse ajo këtë interesim e keqpërdor dhe sa e keqpërdor.

Të drejtën për t'u interesuar për fatin e të zhdukurve të vet as Serbia, as humbësit e tjerë të luftës së Kosovës, nuk ia mohojnë dot askujt tjetër, sidomos nuk ia mohojnë dot shtetit më të ri të botës. Madje, qysh nga momenti kur Kosova është zyrtarisht shtet i pavarur dhe sovran, asaj i lind e drejta ta ndriçojë në tërësi Luftën e Kosovës, të bëjë vlerësimin e dëmeve njerëzore, materiale dhe morale që ia ka shkaktuar Serbia dhe t'ia kërkojë asaj dëmshpërblimin e luftës. Madje ta vendosë në qendër të të gjitha marrëdhënieve pagesën e këtij dëmshpërblimi.

Do të ishin absurde, nga ana tjetër, për të gjetur patjetër ngjashmëri (analogji) apo për të vënë shenjë barazimi midis asaj që ka bërë makineria serbe e luftës kundër shqiptarëve, me atë që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër serbëve. Joshja prej synimeve të tilla do ta çonte në donkishotizëm çdo përpjekje të tillë. Makineria serbe e luftës ishte një ndër më të sofistikuarat dhe më të shtrenjtat e kohës, ajo kishte infrasrukturë të saj gjithë kapacitetet e brendshme dhe të jashtme të shtetit serb, kishte në dispozicion të saj gjithë buxhetin zyrtar dhe të gjitha buxhetet jozyrtare të atij shteti.

Nga sa kemi lexuar edhe prej kryeprokurores së Hagës, edhe prej dokumenteve të tjera për gjyqet e krimeve të luftës në ish Jugosllavi, janë një mori veçorish që e bëjnë të pahetueshme Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si subjekt në vetvete. Nuk është e vërtetë se ky hetim nuk është bërë për arsye sentimentale të dikujt. Nga libri i ish kryeprokurores del se ajo ka qenë absolutisht e përkushtuar për ta hetuar këtë ushtri dhe Luftën e Kosovës. Po ashtu ajo lavdëron edhe shefin e atëhershëm të diplomacisë dhe sigurisë evropiane, një njeri i ardhur nga politika e jashtme spanjolle, tipike për dobësinë e saj në favor të Serbisë.

Po të jetë se tundimet për hetime të Luftës së Kosovës vijnë thjesht në kontekstin e bisedimeve të mundshme midis Kosovës e Serbisë dhe përqëndrimit të trysnive mbi Prishtinën, sidomos mbi Hashim Thaçin e sapovotuar sërish nga Kosova, atëherë e gjithë kjo do të katandisej në një tollumbace propagandistike. Po të jetë se ky tundim pasqyron thjesht gjendjen shëndetligë të Evropës aktuale, edhe kjo është gjë tjetër. I sigurtë është vetëm fakti se Shqipëria dhe Kosova, Prishtina dhe Tirana janë absolutisht të interesuara për ndriçimin e vërtetë, të plotë, të gjithanshëm, shterues të Luftës së Kosovës. A e sponsorizon dot këtë Evropa?

(Botuar në Bota Sot më 18 dhjetor 2010)

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË VITIN E RI - INTERESAT KOMBËTARE MBI TË GJITHANga FRANK SHKRELI (12.26.2010)
Editoriali më i famshëm në botëPo Virxhinia, Plaku i Vitit të Ri është ! Nga Francis P.Church, botuar së pari më 1897 në The New York Sun (12.25.2010)
KU JANË PROVAT?Nga DENIS MACSHANE, IndependentDenis MacShane është deputet britanik dhe ish- ministër për Europën. Ai ka qenë delegat i Britanisë së Madhe në Këshillin e Europës në vitet 2004-201 (12.24.2010)
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMBNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.23.2010)
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.21.2010)
LE TA DIJË EVROPA MBARË - TASH E MBAS S'JEMI SHQIPTARË!Kështu këndon gjeli maje koshit, një këgë të re të Halil MatoshitNga MARK KRASNIQI (12.20.2010)
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.20.2010)
KRAHU IM SULMUES DIPLOMATIKNga DAVID H. PETRAEUS, Washington Post (12.19.2010)
JU THEM SE KU KA GABUAR SPANJANga JOSE MARIA AZNAR, Wall Street Journal (12.19.2010)
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]