VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJTNga Elida BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 12:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

E Djelë, 01.23.2011, 11:49am (GMT+1)



Që kur Ambasadori Dell deklaroi se Kosova ka nevojë për një qeverisje me duar të pastra, në mediat e Kosovës ka filluar një fushatë aspak dinjitioze nga pseudoavokatë, të cilët i diskreditojnë  klientët e tyre, ata të cilët nuk duhet të përfshihen në qeverisje, sepse të ashtuquajturën mbrojtje e bazojnë në fushata sulmesh kundër avokatëve të vërtetë të Kosovës.

Pas deklarimit të Ambsadorit Dell, Pieter Feithit si dhe zonjës Lunaçek se në qeverinë e Kosovës nuk duhet të përfshihen njerëz nën hetim, në vend  që të ketë një mirëkuptim të plotë nga politika, eksponentë të mediave, në vend që të mbështesin shqiptuesit e këtij kriteri, bëhen vegla të politikës duke ndërsyer sulme anatemuese ndaj shqiptuesve të këtyre kritereve.

Jakup Krasniqi tha me të drejtë se ky kriter nuk lidhet vetëm me PDK-në. Ashtu është. Ky kriter e përfshin të gjithë faktorin politik, por meqë PDK-ja është parti fituese, ajo si përfituese e privilegjeve ka për obligim edhe të përmbushë detyrime.

Ambasadori Dell, ndryshe nga shumica e partive humbëse në Kosovë që kërkuan zgjedhje të reja, e pranoi fitoren e PDK-së, e pranoi edhe kryeministrin e Kosovës, e pranoi edhe rezultatin, e pranoi edhe qeverisjen e PDK-së, vetëm bëri një kërkesë të vendit të cilin e përfaqëson (Amerikës) se qeveria e dalë nga këto zgjedhje nuk do të ketë probleme me organet e drejtësisë.

Hashim Thaçi e ka të vështirë, por ndërkohë duhet të vejë në balancë kërkesën e partive që duan zgjedhje të reja dhe qeveri teknike, si dhe kërkesën e bërë nga Dell, Feith dhe Lunaçak për qeveri me duart të pastra.

Edhe ata që kanë probleme me drejtësinë duhet të vejnë në balancë PDK-në si parti qeverisëse me kërkesën e partive që kërkojnë zgjedhje të reja.

Tani sapo ka ardhur një sinjal shumë i keq nga Parlamenti Europian, i cili e damkos procesin zgjedhor në Kosovë duke dalë në përfundimin se "Zgjedhjet në Kosovë nuk i përmbushën standardet", ndryshe nga SHBA që kanë pasur vërejtje por zgjedhjet i kanë konsideruar se i kanë përmbushur standardet.

E pra kjo është situata. Në dilemën midis qeverisë me duar të pastra apo zgjedhjeve të reja, e mira e Kosovës është qeverisja me duar të pastra. Por mendoj se edhe për PDK-në kjo është më e mira. Asaj i mbetet të përmbushë standartet që i kërkohen, çka nuk përbën ndonjë sakrificë të madhe, në krahasim me rifutjen në një proces të ri zgjedhor.

Ndërsa insinuatat mediatike ndaj Ambasadorit Dell, sidomos nga ata të cilët kur kanë qenë nën pushtim i janë bindur pikë për pikë kritereve mizore të pushtuesit, i quaj sulme burracakësh, të padenja dhe të papranueshme. Sepse ata që dalin avokatë të atyre personave në PDK të cilët i prek ky kriter nuk duhet dhe nuk mund që ta bazojnë mbrojtjen me sulme kundër përfaqësuesit të atij shteti pa të cilën Kosova sot nuk do të ishte. Të parët që dëmtohen nga kjo lloj avokature janë klientët e këtyre lloj avokatëve, por kjo lloj avokature, e mbështetur në një megallomani të papërgjegjëshme, dëmton edhe imazhin e PDK-së, ashtu si edhe imazhin e vetë Kosovës, andaj nuk duhet të praktikohen assesi.

Hashim Thaçi sot është kandidat për kryeministër i PDK-së, të cilin e ka përkrahur sidomos administrata e SHBA; PDK-ja është sot kandidate për parti qeverisëse në Kosovë me vizën e SHBA-ve, çka do të thotë se pakënaqësitë e individëve brënda partisë, të cilët kanë probleme me drejtësinë nuk duhet të bëhen debat i politikës ditore, dhe aq më shumë të përdoren në fushata kundër përfaqësuesve të atyre shteteve pa të cilët pjesa më e madhe e politikanëve të rinj të Kosovës, e sidomos PDK-ja,  sot do të duhej të ishte në egzil.

Me këtë rast duhet nënvizuar se kriteri i vendosur nga Zyrat Perëndimore, nga Ambasadori Dell, Pieter Feith dhe Lunaçak  për qeverisje të pastër nuk është akuzë, nuk është i personalizuar,  nuk lidhet me emra, as me persona,  por është një kriter që aplikohet së pari në Perëndim dhe që lidhet me pastërtinë e shtetit ligjor dhe parimet e demokracisë.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 19 janar)

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



 



Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIKNga Elida BUÇPAPAJ (01.23.2011)
EDI RAMA, UNË JU SFIDOJNga AMIK KASORUHO (01.22.2011)
PESË VJET PA PRESIDENTIN LEGJENDAR IBRAHIM RUGOVANga FRANK SHKRELI (01.20.2011)
TAKIMI I NIVELIT TË LARTË AMERIKANO-KINEZNga FRANK SHKRELI (01.17.2011)
SHMANGIA E NJË LUFTE TË FTOHTË MIDIS SHBA DHE KINËSNga HENRY A. KISSINGER, Washington Post (01.16.2011)
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)
KOLLITJET E STALINIT......nesër në "tri komunat heroike"Nga SKËNDER BUÇPAPAJ  (01.15.2011)
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.15.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]