E Enjte, 09.19.2019, 09:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

AGIM RAMADANI VËLLAI I FLIJUAR I LIRISË SË NËNË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Shtunë, 05.14.2011, 12:10pm (GMT+1)

Vëlla i motrës së palindur, me emrin Liri. Vëlla që nuk do të jetë i pranishëm fizikisht kur Nëna Kosovë të ketë lindur motrën e tij, bijën e saj, Lirinë. Kështu e shikon veten, kështu e shikon figurën e luftëtarit për çlirim Agim Ramadani në "Letër e pakryer motrës sime të panjohur", ku vëllai i thotë motrës së palindur: "Me lindjen tënde, dua të jem në shpirtin tënd."

"Letër e pakryer motrës sime të panjohur" ka vendin e prologut në librin dyvëllimësh "Agimi i Lirisë" të autorit Ibrahim Kadriu, një emër i njohur dhe me shumë përvojë në mbarë shkrimet shqipe. Letra është një prozë poetike në dorëshkrim e Agim Ramadanit, e cila përbën sa kodin e etikës së një populli nën pushtim, aq edhe filozofinë e tij të çlirimit nga pushtuesi. Letrën e pakryer, artistikisht të përkryer në llojin e vet, siç e dimë, Heroi i Kombit do ta kryente plotësisht, do ta shkruante gjer në fund me gjakun e vet.

"Agimi i Lirisë" është libër monografik në kujtim të rënies heroike të Agim Ramadanit në Luftën e Koshares. Edhe pse në mungesë fizike të heroit, mund të themi se bashkautor kryesor i librit është vetë Agimi nëpërmjet shkrimeve të tij, krijimeve të tij në poezi e pikturë, ditarëve të tij, letërkëmbimeve, shënimeve dhe fjalimeve të tij të përfshira në libër ose të cituara. Pjesën e munguar të tij e plotësojnë rrëfimet e të afërmve dhe bashkëluftëtarëve. Pra, kemi të bëjmë me biografinë e parë më të plotë zyrtare të Heroit të Kombit Ramadani, e cila ndonëse mban një emër shkrimtari në ballinën e parë, kritikët i cilësojnë si vepra të shkruara prej shumë palë duarsh.

Kjo veçori unike e përbën edhe origjinalitetin e subjektit, edhe meritën e shkrimit dhe të përgatitjes së këtij libri nga Ibrahim Kadriu. Nëpërmjet hyrjes, prologut, fletështesave, intermexove, meditimeve, dokumenteve këndshikohet dhe shpaloset nga të gjitha anët një figurë aq e përveçme dhe aq përfaqësuese e kombit tonë, e luftës për çlirimin e Kosovës, arrin të skalitet një shembull i lartë burrërie dhe shqiptarizmi e përmasave epokale. Aspekti më i ndërlikuar i shkrimit të këtij libri ka qenë pikërisht zgjedhja e mënyrës së organizimi të një materiali aq cilësor e aq të rrallë që e kishte në dorë autori i librit. Dhe njëkohësisht kjo zgjedhje ka qenë çelësi i lehtësimit të punës së autorit dhe i sukesit të hartimit të librit.

Në këtë mënyrë, pa i shkrirë e pa i përzier me njëra tjetrën, i ndërthur e i përfshin në një vepër të letërsisë dokumentare shtresën artistike, me shtresën memoaristike, kronikën dhe detajin, shpalosjen e figurës së heroit dhe rritjen e figurës së tij, kulmet e tij shpirtërore dhe kulmet e tij si strateg ushtarak, luftëtar e prijës për çlirim kombëtar, atdhetar i vendosur për flijim.

Agim Ramadani është një nga figurat më të plotësuara në historinë e Kosovës dhe të kombit tonë të cilat unë i kam njohur nëpërmjet leximeve ose kam pasur nderin dhe fatin t'i kem bashkëkohës apo miq. Është nga figurat tepër të rralla të historisë sonë moderne që të mos i ketë lejuar vetes vakuume (zbrazëti, boshllëqe) në formimin e tij, karakterin e tij në rrjedhën e tij jetësore. Është nga intelektualët tepër të pakët shqiptarë që të mos i ketë lejuar vetes sirtare mangësish apo dobësish të cilave t'iu kthehet më vonë për t'i plotësuar apo ndrequr. Njerëz të tillë, intelektualë të tillë, artistë të tillë njohin vetëm rritje të gjithanshme të figurës së tyre. "Fytyra jonë është pjesë e fytyrës së Kosovës, e këtë duhet ta ruajmë e ta tregojmë me shkëlqimin e duhur," kujton një nga kolegët shprehjen e parapëlqyer shpesh të përsëritur nga Agimi. Pavarësisht se nuk ka qenë synimi i autorit të librit monografik për t'i theksuar veçanërisht këto tipare në portretin e Agimit, mendoj se ato vetvetiu dalin në pah dhe plotësohen nga vetë lexuesit e përvojave të ndryshme dhe lidhjeve të ndryshme shpirtërore me Agim Ramadanin.

Çka binte në sy më së pari tek i saponjohuri me Agimin ishte mirësjellja e tij aq e përkorë intelektuale, evropianiteti i tij shqiptar i komunikimit, mënyrat argumentuese të bisedave, tonet e përmbajtura të të folurit, përdorimi i kursyer, i hijshëm dhe shprehës i gjesteve, humori miqësor e asnjëherë pa vend, raportet e çiltëra dhe të besueshme me bashkëbiseduesin. Këtë tipar të Agimit e thekson edhe suksesi i tij i shumanshëm në rekrutimin e luftëtarëve të lirisë nga radhët e mërgimtarëve, edhe suksesi në fushën e stërvitjes, ku konsiderohej pedagog i luftëtarëve, edhe suksesi në krijimin e shpirtit të fitores aq i domosdoshëm në fushën e betejës. Ky tipar spikat në dëshmitë e shumta të kolegëve dhe të bashkëluftëtarëve të Agim Ramadanit.

"Edhe i fundit që arrin në radhët tona, do të jetë i respektuar sa i pari," thoshte komandant Agimi në komunikimet me rekrutët e ardhshëm. "Bashkimi sjelll fuqinë, fuqia sjell fitoren." "Ejani me mua në luftë." "Ftesën po e bëj kështu: Kurrkush nuk po ju thotë shkoni në luftë, por po ju thërras të vini bashkë me mua në luftë, ejani që t'ju stërvit të gjithëve. Askush nga ju nuk do të angazhohet në detyra luftarake para se të jetë stërvitur mirë, para se t'i përshtateni kolektivitetit ushtarak. Kam ardhur që t'ju lus." Agimi ua kujtonte bashkëbiseduesve se përfshirja e tij ishte e çiltër: "Fëmijët i kam lënë në Zvicër. Qe dhjet vjet nuk kam qenë në Kosovë." Ai ua kujtonte atyre se kishte ëndërruar gjithmonë ta fillonte luftën në Karadak, vendlindjen e tij, por ja që fati e kishte dashur që këtë luftë ta niste në Koshare, të dashurohej me Dukagjinin si me Karadakun, të ishte ai njeriu që do të hiqte i parë në historinë shekullore gurin e kufirit midis pjesëve të atdheut dhe të kombit.

Agimi shkon në luftën për çlirim dhe në aktin e rënies në altarin e lirisë së Kosovës me një moto të kristalizuar gjithë jetën e tij: "Derisa të përmbush detyrimin, detyrë që ma imponon përkatësia ime e gjakut, mund të justifikoj mungesën time me të gjitha disponimet që kam. Sepse obligimet e papërmbushura nuk duhet të bien kurrë mbi fëmijët e mi. Edhe ne jemi fëmijë të prindërve tanë dhe ka shumë nëna në Kosovë që lutin Zotin, duke e besuar në mundësinë e fundit që fëmijët e tyre t'i shpëtojnë terrorit serb, që serbët, si profesion të tyre, arrijnë ta ushtrojnë deri në fund, deri edhe tek fëmijët në barkun e nënave."

Natyrisht, para se të ishte poet i talentuar, piktor i sukseseve ndërkombëtare, strateg ushtarak, Agim Ramadani do të ishte njeriu, familjari, prindi, fëmija. Aq sa prefeksionist në profesionin e ushtarakut apo në pasionin e krijuesit, Agim Ramadani ishte një prefeksionist në ndjenjat bazë të njeriut. Të tilla janë raportet e tij me dashurinë e jetës së tij, më vonë shoqen e jetës dhe nënën e fëmijëve të tij. Ai e kërkon këtë dashuri me ngulm, e mbron me vendosmëri, e përkryen dhe e selit pa njohur kurrë stepje apo mërzitje. Aq sa do të ishte pasionant në moshën e nxënësit dhe studentit, po aq pasionant do të ishte edhe në moshën e rritur, kur nga fusha e betejës ua shkruante fjalët më të çiltëra, më të ngrohta, më të buta, më të përkryera bashkëshortes, fëmijëve, prindërve të bashkëshortes.

Në fushën e betejës Agimi kujton poezitë e Lasgush Poradecit, poetit që duket se ka ndikuar aq shumë në prefeksionizmin e Agimit si shpirt njerëzor, si krijues, si artist dhe, në një mënyrë lasgushiane i drejtohet në letrën e tij me në varg poetik bashkëshortes: "Agimi yt qe po vjen në zjarrin tënd krejt për t'u shuar." Fati tragjik do të bënte që Shukrije Ramadani të mos e takonte më për së gjalli Agimin. Në fushën e betejës ajo do t'iu thoshte bashkëluftëtarëve të tij: "Nuk dua që të pushojnë armët e Agimit." Djali i madh i Agimit, Jetoni, kujton: "Babi për herë të fundit ishte me ne kur kremtuam ditëlindjen e katërt të motrës sonë Lorinës, të cilën e donte shumë se ishte vajza e vetme e familjes. Ishte ditëlindja më e bukur që festuam ndonjëherë, e nuk e dinim se ishte edhe e fundit që po festonim bashkërisht. Të nesërmen babi u nis drejt Kosovës..."

Agim Ramadani do të binte në fushën e betejës më 11 prill 1999. Në maj një telefonatë do të mbërrinte nga Gembux i Belgjikës, nëpërmjet së cilës njoftohej se kishte fituar Medaljen e Artë për pikturat e dërguara atje dhe ftohej të merrte pjesë në Sallonin e hapur në atë qytet prej 22 deri 30 maj. Jeta e Agimit do ta ndërpriste fillin e saj, për ta vazhduar tek Jetoni, Edoni dhe Lorina. Por vepra e Agimit, ajo jetësore dhe ajo artistike, do ta vazhdonte jetën e saj të pavarur. Emrin e Agim Ramadanit do ta merrte Brigada 138 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, formacioni luftarak ku Agimi kishte shkrirë talentin ushtarak dhe kishte flijuar veten në radhët e tij. Letra e pakryer drejtuar motrës së palindur, lirisë së Kosovës do të vazhdonte të kryhej, do të vazhdojë të kryhet. Në hymnin e kësaj brigade është një strofë ku luftëtarët betohen në shembullin e komandantit, si dhe një strofë me katër vargje sa kushtrim aq dhe përbetim të Agim Ramadanit. E veçanta e këtij hymni nuk mbaron këtu. Strofat e tij të para janë nga poezia kushtrim e Hil Mosit "Aty gjaku i shqiptarit ra në tokë me mbi përsëri", kushtuar Kryengritjes së Përgjithshme të Pavarësisë të viteve 1910-1912, kryengritje e cila do të kulmohej pikërisht në Kosovën, e cila do të vazhdonte të martirizohej edhe për një shekull tjetër rresht, një ironi tjetër tragjike e historisë, të cilën Kosova nuk do ta lejojë të përsëritet kurrë më.

Ashtu si e përmenda, "Agimi i lirisë" është biografia e parë zyrtare e Heroit të Kombit Agim Ramadani, vëllait hero të Lirisë së Kosovës, vëllait të flijuar të Lirisë së Nënës Kosovë. Motra, ende e palindur kur Agimi binte në fushën e betejës, tashmë po hedh shtat, duke i lartuar tek vetja e saj tiparet e heronjve dhe dëshmorëve të flijuar për të.

Mënyra e shkruarjes dhe përgatitjes së librit siguron një lexim të rrjedhshëm, duke ia mundësuar lexuesit të ndërtojë një strategji të tillë leximi gjatë të cilit të përcaktojë edhe se çfarë do të ruajë më shumë në kujtesë, çfarë do të përjetojë më thellë, ku do të përqëndrohet në rileximet e librit. Hapësirat midis vëllimeve, midis kapitujve e nënkapitujve, sjellja për herë të parë e fotografive të bollshme nga jeta e Agim Ramadanit e bëjnë tejet të rehatshëm librin për lexuesin. Në rrjedhshmërinë e leximeve, rileximeve, në thellësinë dhe pashlyeshmërinë e përjetimeve ndikojnë, siç e kemi përmendur edhe më lart, sidomos ndërthurjet e stileve të shkrimit, sensi i masës në gjatësinë e teksteve, intensiteti i lartë estetik dhe kuptimor i tyre.

Biografitë e shkruara dhe të përgatitura me kaq përkushtim dhe dashuri kanë shpesh fat të madh. Ato shërbejnë për kryevepra të arteve të gjinive të ndryshme, për romane biografike apo mirëfilli trillime artistike, për filma, drama, seriale. Libri që kemi në duar, me siguri absolute, i përmbush të gjitha të dhënat për t'u bërë burim subjektesh dhe për të frymëzuar plot kryevepra në të ardhmen. Kështu Karadaku i Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit përmbush mrekullisht edhe një detyrë tjetër ndaj Kosovës dhe kombit nëpërmjet punës së palodhur e mjeshtërore të poetit të mirënjohur Ibrahim Kadriu, autorit të librit monografik "Agimi i Lirisë".

-

Shënim: Ky shkrim është vështrimi kritik i lexuar në promovimin e librit "Agimi i lirisë", monografi kushtuar Heroit të Kombit Agim Ramadani - Katana, përgatitur nga Ibrahim Kadriu. Veprimtaria e organizuar nga Bashkimi  i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës (BISHZ) u zhvillua në Bernë më 13 maj 2011.

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDEKJA E NJË TERRORISTI DHE TË DREJTAT TONA SI QYTETARË TË BOTËSNga FRANK SHKRELI (05.12.2011)
SHQIPËRIA, DUKE FILLUAR NGA OPOZITA DUHET TË FALËNDEROJË NDËRKOMBËTARËTNga HENRI ÇILI (05.11.2011)
EDI RAMA DHE SËMUNDJA E MAKTHITNga BEQIR SINA, New York (05.10.2011)
KASNECI I KRAJLIT PREJ BEOGRADINga SHABAN MURATI (05.10.2011)
RËNDËSIA E VOTËS SË 8 MAJITNga FRANK SHKRELI (05.05.2011)
LAMTUMIRË GERONIMONga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (05.05.2011)
ARTURO UI! OSE MBËRRITËN KËRCËNIMETNga ARTUR ZHEJI (05.05.2011)
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.03.2011)
DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPITNga FRANK SHKRELI (05.01.2011)
URIMET MIRËSEARDHËNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]