VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FUNDI I DEMAGOGJISË POLITIKE TË PRISHTINËS NË NEGOCIATAT PRISHTINË-BEOGRADNga REXHEP KASTRATI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

FUNDI I DEMAGOGJISË POLITIKE TË PRISHTINËS NË NEGOCIATAT PRISHTINË-BEOGRAD

Nga REXHEP KASTRATI


E Mërkurë, 07.06.2011, 09:10am (GMT+1)

Pas kthimit në Prishtinë, Edita Tahiri tha se me marrëveshjet e arritura me palën serbe, shënohet fillimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Nga ana e tij, kryesuesi i delegacionit serb në këto negociata, tha se Kosova për Serbinë as nuk është shtet, e as nuk do të jetë shtet. Po ashtu, ai bëri të qartë se as pasaportat dhe as targat me shenjat e Republikës së Kosovës nuk do të pranohen nga Serbia. Ndërmjet këtyre palëve, është përfaqësuesi i baroneshës Eshton, që tha se as Serbia nuk e njohu shtetin e Kosovës, e as Kosova nuk hoqi dorë nga shtetësia. Me fjalë të tjera, gjithkush mund të deklarojë çfarë të dojë. Përkundër këtyre, mbetet fakti se nga negociatat e fundit, nuk u pollën vetëm do surrogate dokumentesh që po quhen marrëveshje, por edhe doli qartë roli konkret i përfaqësuesit të baroneshës Eshton, i cili nuk na qenkësh roli lehtësues ndërmjet palëve, por edhe vetë palë. Fakti se këto të ashtuquajtura marrëveshje nuk u nënshkruan as nga delegacioni i Prishtinës, e as nga delegacioni i Beogradit, fakti se nuk ka ndonjë afat të zbatimit të tyre, përjashto një deklarimi personal të Edita Tahirit se ato do të fillojnë të zbatohen më 1 nëntor, dhe për më tepër, fakti se ato të ashtuquajtura marrëveshje ende nuk janë zbardhur për opinionin e gjerë, dëshmojnë për një punë të dyshimtë, të dëmshme dhe me pasoja për Kosovën. Në favor të këtij konstatimi, shkon edhe fakti se këto të ashtuquajtura marrëveshje u lanë në Bruksel dhe në duart e përfaqësuesit të baroneshës Eshton, sepse bëhet fjalë për përmbajtje të tilla që do të jenë shumë të dhimbshme, që i duhen kopertina të BE-së për të mbyllur gojët e njerëzve që mund të kërkojnë të dinë më tepër. Dhe pikërisht më tepër informacion duhet për të hedhur dritë rreth këtyre të ashtuquajturave marrëveshje, dhe për të parë edhe më konkretisht demagogjinë politike të Edita Tahirit, e cila ka vite që është duke bërë deklarata të gënjeshtërta si për përfshirjen e serbëve në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, si rreth karakterit të negociatave Prishtinë Beograd, si rreth çështjeve të tjera kruciale për Kosovën.
Përkundër mungesës së informacioneve shtesë për këto të ashtuquajtura marrëveshje, nuk është e vështirë që edhe nga vetë deklarata e Edita Tahirit, të kuptohet demagogjia e saj politike, dhe përpjekja për mashtrimin e opinionit të gjerë. Dhe është demagogji politike të deklarosh se me këto tri marrëveshje, hidhet hapi i parë i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit, pasi që sado të leverdishme që të jenë këto për Prishtinën, megjithatë nuk përfaqësojnë asgjë konkrete në drejtim të mundësisë së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit. Marrëveshja për qarkullimin e njerëzve vetëm me letërnjoftime e jo me pasaporta, dëshmon se Beogradi nuk ka pranuar element të shtetësisë së Kosovës, pasi që pasaportat janë element shtetësie e jo letërnjoftimet. Po ashtu, ende nuk ka një marrëveshje për doganat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç nuk ka as një qartësim për çështjen e targave. Në këtë aspekt kemi një deklaratë të kryesuesit të delegacionit serb në negociata, i cili qartë ka thënë se nuk do të pranojmë as pasaporta e as targa me shenja të Republikës së Kosovës. Në fund të fundit, edhe përfaqësuesi i baroneshës Eshton ka thënë se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, asgjë nuk thotë Edita Tahiri për çështjen e dokumentacionit civil të Kosovës që gjendet në Serbi, përkatësisht për marrëveshjen për këtë çështje. Ende nuk dihet se a do ta japë Beogradi dokumentacionin origjinal, apo të fotokopjuar. Nëse dokumentacioni do dorëzohet i fotokopjuar, atëherë është Prishtina që heqë dorë nga një pjesë e sovranitetit. Një demagogji të pastër, Edita Tahiri shpërfaq, kur thotë se nga 1 nëntori do të fillojë të zbatohet ligji në tërë Kosovën, përkatësisht do të marrin fund strukturat paralele serbe. Edhe në këtë aspekt, kemi deklaratën e kundërt të bashkënegociatorit serb, i cili thotë se Serbua do vazhdojë të kujdeset për komunat dhe qytetarët e saj serbë në Kosovë, pra do të vazhdojë të mbajë të forta organet shtetërore serbe në Kosovë. Dhe nuk është vetëm deklarata e këtij njeriu që flet serbisht, për ta kuptuar demagogjinë e Edita Tahirit, por edhe fakti se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Beogradin për t'u shpërbërë ato. Fakti se janë marrë vesh për qarkullim të lirë, për nostrifikimin e diplomave universitare dhe për dokumentacionin civil, nuk do të thotë se këto nënkuptojnë shpërbërjen e strukturave shtetërore të Serbisë në Kosovë.
Një moment tjetër që duhet përmendur në mënyrë të veçantë është qartësimi i rolit të përfaqësuesit të baroneshës Eshton në këto negociata, i cili tashmë doli qartësisht se nuk është roli i lehtësuesit të negociatave, por i garantuesit të negociatave. Me fjalë të tjera, është shefi kryesor që udhëheq me negociatat. Qartësimi i këtij roli të përfaqësuesit të baroneshës Eshton, përfundimisht e ka bërë të qartë edhe karakterin e këtyre negociatave. Tashmë është e qartë se ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po zhvillohen negociata, e jo dialog, dhe këto negociata janë tërësisht politiko-diplomatike. Në këtë mënyrë, është hedhur dritë edhe mbi një qëndrim demagogjik të Edita Tahirit, por edhe të shefit të saj, Hashim Thaçi, për gjoja dialog për çështje teknike, pasi që shihet qartë se përfaqësuesi i baroneshës Eshton është vënë në rolin që ka pasur Marti Ahtisari gjatë negociatave të Vjenës.
Po pse Edita Tahiri vazhdon me deklarata demagogjike, edhe pse mund të hetohen dhe të përgënjeshtrohen lehtësisht? A është vërtet aq e padijshme sa të japë deklarata të tilla? Natyrisht se jo. Por arsyeja themelore se përse Edita Tahiri vazhdimisht shpërfaq deklarata demagogjike është se ajo tashmë është pjesë e një projekti joshqiptar, jo shkencor dhe aspak intelektual të shtetit të Kosovës, në krye të të cilit është Hashim Thaçi me linjën e tij të Tiranës/Kretës. Dhe ky projekt për shtetin e Kosovës, është projekt për një bananishtet dhe banarepublikë, në të cilin do të mundësohet realizimi i interesave të gjithsecilit dhe të gjithkujt në dëm të shqiptarëve. Dhe ky është projekti që mundëson realizimin e interesave shtetërore serbe në të gjithë tërësinë territoriale të Kosovës, e në mënyrë të veçantë në enklava. Në këtë kuptim, edhe të ashtuquajturat marrëveshje të arritura ditën që në histori ka hyrë si dita e deklarimit institucional të Kosovës për shkëputje nga Serbia, duhet parë vetëm si hap të parë drejt realizimit përfundimtar të interesave shtetërore serbe në Kosovë, e që janë interesa të autonomizimit të serbëve në Kosovë, si hap kah ndarja e Kosovës. Dhe janë këto interesa që Beogradi i ka deklaruar moti, përkatësisht që disa dekada, dhe së fundi edhe nga presidenti serb, Boris Tadiç.

REXHEP KASTRATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ç'NA ËSHTË NGJITUR KJO RUSIA SI BALTA PAS KËPUCE!Nga ESHREF YMERI (07.05.2011)
REFORMIMI I ADMINISTRATËS DUHET TË NDODHËNga Dr. ALBAN DACI (07.04.2011)
QASJE AMERIKANE NË 235 VJETORIN E DITËLINDJES SË SHBANga BEQIR SINA, New York (07.03.2011)
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të BashkuaraEVROPA FESTON 100 VJETORIN E LINDJES SË ISH PRESIDENTIT AMERIKAN RONALD REAGANNga FRANK SHKRELI (07.03.2011)
2 KORRIK 1990, SHQIPTARËT NGREJNË KRYE KUNDËR IZOLIMIT21 vjet nga ngjarjet dramatike të ambasadave, fundi i nënshtrimit ndaj regjimit stalinistNga MUJË BUÇPAPAJ (07.02.2011)
HUMBËSI I TIRANËS TË MARRË SHEMBULL NGA AL GORENga JAMES A. BAKER, Foreign Policy (07.02.2011)
SOKOL SOKOLI, TOMË NDOJA DHE VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI"Një kujtesë kundër Harresës"Nga FRANK SHKRELI (06.30.2011)
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARËNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.30.2011)
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËRNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.29.2011)
AMERIKË, ZGJOHUNga ROGER COHEN, New York Times (06.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]