VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LETËR E HAPUR EDI RAMËS - LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIMNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 04:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LETËR E HAPUR EDI RAMËS - LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Martë, 09.06.2011, 04:28pm (GMT+1)

Muajt e verës ishin të mbushura me kritika, hamendje e akuza për Edi Ramën që kryesisht vinin nga krahu i rebelëve të PS ose ndryshe nga krahu i moderuar, nga radikalët e PS, nga aleatët e saj, si dhe nga opinionistët që marrin rroga të majme nga ai grup i njohur i oligarkëve të së majtës, të cilët në fakt si lider të PS nuk njohin Edi Ramën por bosët që i kanë majmëruar.

Po ashtu nga kabllogramët e WickiLeaks të cilat janë bërë publike, po t'i analizosh me një logjikë të ftohtë, do të shohësh se problemet që ka patur Edi Rama nuk i ka shkaktuar kundërshtari i tij politik, pra Sali Berisha, por veprimet e papërgjegjëshme që kanë ardhur nga vetë lidërshipi i PS, të cilat shkuan deri aty sa rrezikuan hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe u prapakthyen përsëri me ndërhyrjen amerikane. Dhe problem i madh i Edi Ramës është raporti që ai ka krijuar me një pjesë të madhe të deputetëve të PS apo emra të njohur të kësaj partie që Edi Rama de fakto i ka shmangur a përjashtuar, të cilët përmenden vazhdimisht në kabllogramet e WickiLeaks.

Pra, thënë me dy rreshta, që kur ka ardhur në pushtet si lider i së majtës, Edi Rama me rrethin e tij të ngushtë ka hapur një luftë në shumë fronte, brenda partisë, me ish-aleatët dhe me maxhorancën, luftë e cila i ka hapur atij shumë andralla dhe e ka kthyer në humbës.

Nuk ishte Ilir Meta që i krijoi probleme Ed Ramës, por ishte strategjia e gabuar e liderit të opozitës për të përqëndruar në duart e tij partinë dhe bashkinë njëkohësisht prej 2005 deri më 2011, çka ishte një marrëzi e madhe. Ishte e tillë, nga që, së pari, e shtyu liderin e opozitës të mbetej jashtë Parlamentit të Shqipërisë, ku e kishte vendin legjitim dhe ku ishte qëndra e rëndesës, dhe pastaj, për reaksion, këtë qendër rëndese Edi Rama deshi ta kompensonte me politikat e rrugës, grevave dhe bojkotit. Kush ishte humbësi i kësaj strategjie? Pyetje retorike. Dihet, ishte vetë Edi Rama.

Duke i hapur vetes fronte lufte pa fund, Ed Rama nuk arriti të inauguronte as qendrën e Tiranës, e cila do t'i shërbente si një rezultat konkret gjatë zgjedhjeve të 8 majit, ashtu si veproi me të drejtë kundërshtari i tij kryesor Sali Berisha kur përdori arritjet konkrete, siç ishin anëtarësimi në NATO, Rruga e Kombit, pasaportat biometrike, lëvizje në zonën Shengen pa viza. Ndërsa këtë mandat një nga projektet kryesore ka tunelin e Malit të Dajtit për ta kthyer Elbasanin në lagje të Tiranës.

Zakonisht, lideri i opozitës ka shanse për të fituar pike nga gabimet e maxhorancës gjatë qeverisjes, dhe assesi të konsumohet pa asnjë ditë qeverisjeje si veproi Edi Rama.

Kam bërë disa analiza kritike të veprimeve të tij prej 21 janarit të cilat kanë venë në rrezik sigurinë nacionale të vendit, kur do të duhej që lideri i PS, bashkë me opozitën, të ishte body-guardi i shtetit ligjor përmes një opozite të fortë, larg demagogjisë dhe me synim të qartë për një mënyrë të re qeverisjeje, me qëllim që t'i jepet fund tranzicionit dhe Shqipëria të bëjë politikë sipas standardeve perëndimore.

A mund ta bëjë këtë Edi Rama? Ka një përgjigje po ose jo.

Por që ta bëjë këtë duhet të shkundet, të ndryshojë kursin 180 gradë, drejt një fillimi të ri.

E lexova me vëmendje deklaratën e tij që vendoste hyrjen e PS në Kuvend. Për të qenë më e saktë, shkova dje tek website i PS, i cili ishte në një gjendje të mjerueshme, me linqe të vitit 2010 dhe të dimrit 2011, ku të reja ishin veç takimi i Ed Ramës me Ambasadorin Arvizu dhe vizita e Ed Ramës me zonjë në selinë e komunitetit mysliman me rastin e Fiter Bajramit. Aty në cep fekste Zëri i Popullit, gazetë e themeluar pej diktatorit Enver Hoxha që vazhdon të mbetet gazetë e një partie që pretendon përfaqësojë të majtën europiane të Shqipërisë.

Gjithësesi e lexova me vemendje deklaratën e liderit të opozitës dhe prej saj mund të shkëpus vetëm fjalinë ku Ed Rama shkruan se: "Ne do të marrim lidershipin politik të vendit në çështjen kombëtare të integrimit europian dhe do të jemi më shumë se kurrë partia e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë Europiane."

Pjesa tjetër e deklaratës është e mbushur me slang, zhargon, pra një fjalor informal me fjalën më të konsumuar prej tij siç është "Saliu", me akuza për korrupsion, të cilat nëse i hyn një analize të hollë i kthehen Edi Ramës në boomerang, sepse, në vend që ta orientonte partinë në Kuvend, e orientoi drejt bojkotit dhe rrugës pa rrugë, për të mos folur pastaj për 21 janarin, datën që e konsumoi deri në skaj liderin e opozitës.

Nëse Ed Rama ka energji për të realizuar atë objektivin që e nënvizova më sipër dhe që është një objektiv strategjik, atij i duhet një fillim i ri.

Dhe kur them fillim i ri, kjo e përjashtonte Gramoz Ruçin nga e drejta që të hapte Sesionin e ri të Kuvendit.

Fillim i ri do të thotë, përshembull, që Ed Rama të dalë nga prapaskena dhe të hyjë në skenë si protagonist, si lideri i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, pra të kryesojë listën e deputetëve të PS.

Një fillim i ri do të duhet të jetë konkret, me veprime me peshë, jo me fytyrat e lodhura e të konsumuara si e Mimi Kodhelit, e cila kur dilte në TV me grimasat e saj kërcënuese na dukej si inkarnim i Nexhmije Hoxhës.

Fillim i ri i Edi Ramës do të thotë veprime të përgjegjëshme për mbrojtjen e shtetit të së drejtës jo duke e luftuar korrupsionin ashtu si Don Kishoti mullinjtë me erë, por konkretisht me fakte të pakundërshtushme dhe jo me demagogji.

Fillim i ri i Edi Ramës do të thotë që të marrë një rol të ri, me ndikim në pastrimin e politikës shqiptare, ku ky pastrim mund të bëhet vetëm përmes qëndrimeve bipartizane, të përbashkëta.

Fillim i ri i Edi Ramës do të thotë përjashtim i çdo lloj ekstremizmi, radikalizmi dhe distancim nga ai grup njerëzish apo opinionistësh, që dikur nuk i kanë lënë asnjë kacidhe PD-së duke monopolizuar gjoja të ashtuquajturën mbrojtjen e Berishës, dhe tani kanë dalë në krahun e Ed Ramës. Zot i madh, çfarë hipokrizie dhe çfarë mungese profesionalizmi.

Fillimi i ri nuk do të thotë që Ed Rama të marrë në vend të kafesë së mëngjezit, nga disa gazeta të opozitës, diktatet e pacipa të Mustafa Nanos, si zëdhënës i oligarkëve, por të jetë Ed Rama që të ketë një strategji kombëtare për biznesin, sepse mendohet si kandidat për kryeministër të vendit.

Fillim i ri do me thënë fillim i ri, të cilin duhet ta ndjejë si faktori ndërkombëtar, nisur prej aleatit tonë jetik SHBA, ashtu edhe opinioni publik, si një zhvillim pozitiv, jo si frikë se po vjen e majta radikale, por se rotacioni në politikë është domosdoshmëri dhe garanci për demokracinë e vendit në të mirë të shtetit dhe qytetarëve.

Edi Rama do të ketë fillim të ri të njëmendtë ose largim.

©

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAROMETRI DIPLOMATIKJO "EDUKATËN FETARE", POR "EDUKATËN MORALE KOMBËTARE" SI LËNDË MËSIMORE NË SHKOLLAT SHQIPENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.06.2011)
MOS E KNI FRIKË LIGJIN ISLAM NË AMERIKËNga ELIYAHU STERN, New York Times (09.04.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKJO KISHA DHE XHAMIA POLITIKE NË KOSOVË!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.03.2011)
STABILITETI NË KOSOVË - A MUND TË ZGJASË?Nga MERITA B. MCCORMACK, "Dielli" (09.03.2011)
ÇFARË MUND TË BËJË STEVE JOBS PËR KLASËN PUNËTORE TË SHBANga HARLOD MEYERSON, Washington Post (09.02.2011)
BALLAFAQIMI ME MOHUESIT E (KRIMEVE TË) HISTORISËRreth deklaratës së ministrit turk se librat e historë së Kosovës "fyejnë popullin turk"*Nga FRANK SHKRELI (09.02.2011)
Barometri diplomatikNE PRANOJMË VETËM REKOMANDIMET E AMERIKËS, SEPSE AJO NA KA SHPËTUAR NGA SERBIA, JO TURQIA, E AS SHQIPËRIA (1912-1999)Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.01.2011)
NJË VOTË PËR INTERVENCIONIZMINNga ROGER COHEN, New York Times (08.30.2011)
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2011)
MONUMENTI I NJË ËNDËRRENga FRANK SHKRELI (08.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]