VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM –  GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 03:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM –  GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Enjte, 11.17.2011, 12:20pm (GMT+1)

Dje në Pasqyrën e Shtypit të Tiranës, dhënë nga disa televizione midis të tjerave në paraqitjen që i bëhej faqes të parë të gazetës MAPO citohej shkrimi i autorit Tonin Gjuraj me titull PJETËR ARBNORI I ANASHKALUAR. Sot në webfaqen e gazetën MAPO online titulli i mësipërm ishte ndryshuar në PJETËR ARBNORI DHE NATAN SHARANSKY. Ndryshimi i titullit ishte 180 gradësh, pra nga një kritikë e hapur në një bashkërendim me një emër që për njerëzit e thjeshtë nuk thotë asgjë. Pra, ndryshimi i titullit është shprehje e hapur e censurës, autocensurës apo konformizmit.

Këtë fakt, në dukje i parëndësishëm, e zbulova krej rastësisht.  Pasi dje dëgjova titullin, sot shkova në botimin online të gazetës MAPO për ta lexuar artikullin në fjalë dhe e gjeta me titull tjetër, me një titull përmbysës nëse do të krahasohej me titullin e parë. Sepse nëse për lexuesin dhe opinionin shqiptar titulli PJETËR ARBNORI I ANASHKALUAR përbën një fakt dramatik, një kritikë, një denoncim, një fakt që pasqyron një realitet i cili është i papranueshëm për opinionin, sepse Pjetër Arbnori jo vetëm që është Ikona e vuajtjeve dhe demokracisë shqiptare, por de facto është ikonë edhe për njerëzimin, si simbol i vuajtjeve antinjerëzore të shkaktuara nga një sistem diktatorial si ai i Shqipërisë, sepse i madhi Mandela ka kaluar 27 vjet të jetës së tij nëpër burgje, ndërsa Pjetër Arbnori shqiptar pothuaj 30 vjet.

Por çfarë ka ndodhur. Sipas mendjes time dhe imagjinatës të thjeshtë, me urdhër nga lart, titulli u ndryshua. Pra me urdhër të Henri Çilit, që drejton gazetën, i cili në fakt ishte ai që e kishte botuar shkrimin me titullin kritik. Pra Henri Çilin e jep urdhërin për ndryshim të titullit sepse atë e urdhëron një forcë madhore, që duhet të jetë ose pronari i gazetës ose ndonjë njeri me influencë detyruese tek Henri Çili, të cilin në fakt ky redaktim titulli e vendos në një pozitë shumë të padëshiruar. Po të isha në vendin e tij, unë do të jepja dorëheqjen, por Henri Çili nuk është nga ata, është konformist. Pra titulli në fjalë u censurua për shkak të konformizmit të shefit të MAPO-s.

Duke analizuar më tej, botimi i këtij shkrimi tek MAPO me titullin kritik, që reflekton përmbajtjen, ndaj sjelljes të papërgjegjëshme të politikës kundër Pjetër Arbnorit ishte normal dhe shprehte një realitet, të cilin shtypi i lirë e ka për obligim ta denoncojë. Por MAPO me urdhër e ndryshon titullin, duke e kthyer në një titull që nuk thotë asgjë për veshët e opinionit, pra që e fsheh realitetin, duke iu shmangur kështu detyrimit ndaj opinionit publik për mirinformim.

Dhe kur ia bëjnë këto Pjetër Arbnorit, a mendoni se çfarë mund të bëjnë me të tjerët ? Kjo pyetje retorike përbën një analizë më vete. Dhe ua jap të gatëshme si temë gazetarëve të Tiranës që ta zhvillojnë po mundën. Sidomos atyre që marrin rrogë mujore nga 5000-6000 Euro në muaj dhe që pretendojnë se janë ata që janë.

Shtypi i lirë është e drejtë e qytetarëve në një shoqëri demokratike, e cila duhet të sigurohet nga përçuesit e fjalës të lirë që janë gazetarët, opinionistët dhe opinionit publik duhet t'i garantohet kjo e drejtë nga shteti i së drejtës. Sot Teknologjia e Informimit - Information technology e mbështetur tek kompjuterat, interneti e me rradhë e njohur si IT, ka shkaktuar një revolucion në fushën e informimit pra edhe në favor të mirinformimit, por gjithsesi mirinformimi është çështje e nivelit të integritetit të shtetit ligjor dhe integritetit të pronarëve, të cilët i vënë në pozita shumë qesharake pastaj gazetarët, editorët, por dëmi kryesor është se komprometojnë sistemin, pasi siç dihet botërisht Shtypi i Lirë përbën pushtetin e katërt në mbrojtje të tre pushteteve të tjera. Me pak fjalë, pronarët blejnë dhe e venë në shërbimin e tyre pushtetin e katërt. Dhe kur degradohet pushteti i katërt atëherë sistemin e ka marrë lumi.

Shembulli në fjalë është vetëm maja e ajzbergut. Që tregon se oligarkët e rinj të Shqipërisë nuk pyesim për parimet dhe normat e demokracisë, nuk pyesin për komprometimin e fjalës të lirë që rrezikon sistemin demokratik, por veç shohin nga fitimet.

Duke i kaluar çdo ditë mediumet e fjalës të lirë të Tiranës konstatoj me trishtim të thellë:

Së pari, se shtypi në Shqipëri është pothuaj i gjithi i majtë dhe një pjesë e madhe e autorëve kanë një të shkuar të qartë si ish-funksionarë të diktaturës dhe sot janë të deklaruar qartas nga bastioni i së majtës, edhe kur bëjnë akrobaci, kur marrin në mbrojtje Berishën, edhe kur kritikojnë Ed Ramën, këtë e bëjnë nga pozitat e së majtës, për interesat e së majtës apo të një grupi të caktuar që ata përfaqësojnë. Janë të paktë ata që kritikojnë të majtën për ta reformuar dhe duke u nisur nga interesat kombëtare të shqiptarëve.

Ky fakt, mungesa në Shqipëri e shtypit të qendrës të djathtë, të paktën shtypit liberal, sepse nuk bëhet fjalë për shtyp konservator, është shumë e rrezikshme, pasi do të duhej që shtypi të shprehë dhe reflektojë pluralizmin e sistemit, çka nuk e shpreh ose e shpreh shumë vakët ose në mënyrë partiake nga një grusht gazetarësh të partive, por assesi nga gazetarë të cilët kur shkruajnë udhëhiqen nga interesat e kombit dhe jo të partisë. Shkruhet me fushata,jo me sistem, shkruhet pa strategji, shkruhet nga pozita shumë joprofesionale, pa vizion afatgjatë, por në shërbim të politikës të ditës dhe përfitimeve personale.

Së dyti, oligarkia financiare nuk ka asnjë interes të zhvillojë shtypin e lirë si shtyllë e sistemit demokratik, për të mbajtur afër gazetarë me integritet, personalitete të shquara nga shoqëria civile, përkundrazi edhe atyre dy tre emrave, të cilët përpiqen të mbrojnë nderin e faqes së tyre si profesionistë, u dikton; kjo duket qartë në anashkalimin e temave qendrore, kur gazetarët merren me tema pa asnjë lloj interesi për shoqërinë. Aktualisht, për shembull, janë duke u marrë me letërsinë memuaristike, duke tjerrë e duke na përrallosur broçkulla, duke shmangur përgjegjshmërinë ndaj sulmeve antishqiptare kundër Gjergj Fishtës dhe Koliqit që sot po u bëjnë me "vepra akademike", akademikët e Enver Hoxhës.

Së treti, oligarkia financiare i ka dhënë shtypit fytyrën rozë, atë të skandalit, të perversionit, deri të deformimit të racës, duke shmangur temat që lidhen me afirmimin e kulturës dhe vlerave si komb. Në faqet e këtij shtypi, që në kopertina, gjen helm për mendjen e shëndoshë të opinionit publik.

Së katërti, oligarkia financiare është përpjekur ta monopolizojë shtypin dhe fjalën e lirë përmes një grushti firmash, të cilat përbëjnë pseudoelitën pasi nuk janë në shërbim të opinionit publik por janë shërbëtorë të oligarkëve. Edhe partitë duan të monopolizojnë politikat e mjeteve publike të informimit në masë, duke përfituar prej rotacionit dhe pa kurrfarë strategjie kombëtare.

Pra, gazetarit i ka mbetur vetëm një alternativë, duhet t'i bindet ose oligarkut-pronarit ose partisë, rrugë të tretë nuk ka, sepse përndryshe kush zgjedh rrugën e tretë, mbetet pa punë, del në rrugë të madhe, sepse i mbyllen të gjitha dyert në turinj dhe veç kësaj është i detyruar të përballojë edhe sulme nga më monstruoze "për tradhti të lartë ndaj idealeve demokratike."

Kjo është situata e shtypit dhe fjalës të lirë në Shqipëri. Natyrisht po të krahasohet me errësirën e dikurshme ka një ndryshim kolosal, si nga numri i Televizioneve apo numri i madh i gazetave, paçka se dalin me tirazh tepër të vogël dhe diskreditues, por po të krahasosh me ato që botohen dhe lexon për çdo ditë, kur përshembull intervistat e Nexhmije Hoxhës që përpijnë faqet e para  botohen e ribotohen sot në fund të vitit 2011, atëhere duhet t'i vesh gishtin kokës. Shteti duhet t'i vejë gishtin kokës. Sepse natyrisht njeriu si homo sapiens pyet: Zot i madh, mirë Nexhmije Hoxha dihet që do të japë intervista, dhe një pjesë e popullit e di se çfarë përfaqëson ajo, se ajo përfaqëson të shkruarën kriminale të diktaturës, them një pjesë, sepse gjeneratat e lindura pas 1991 nuk dinë gati asgjë për të; por ata që i marrin intervista Nexhmije Hoxhës, kush janë, çfarë përfaqësojnë, interesat e kujt përfaqësojnë?

Duke përfunduar, them se kambanat e alarmit janë duke rënë, të cilat duhet të shqetësojnë politikën, shoqërinë civile, intelektualët, institucionet e shtetit të së drejtës, ato që garantojnë lirinë e fjalës dhe që janë në mbrojtje të interesave kombëtare dhe lirisë të qytetarit.

©

 

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

 

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ 

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PJETËR ARBNORI I ANASHKALUARNga TONIN GJURAJ (11.17.2011)
PËRPJEKJE PATETIKE PËR TË DENIGRUAR AT GJERGJ FISHTËNNga FRANK SHKRELI (11.15.2011)
HESHTJA DHE PËRÇMIMI NDAJ VLERAVE TË KOMBIT E LIRISË JANË DËSHTIM I DEMOKRACISË NË SHQIPËRI!Nga BESIM NDREGJONI, Sekretar i Përgjithshëm i ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë (11.15.2011)
NDRYSHIMI I HISTORISË SHPIE NË PËRSËRITJEN E SAJNga XHELAL ZEJNELI (11.14.2011)
HARTA E PABARAZISËNga DAVID BROWN, New York Times (11.12.2011)
NJË REVOLUCION KUNDËRKOMUNIST I MBYTUR NË GJAKRreth ngjarjeve tronditëse në Hungari 23-tetor -11 nëntor 1956 - Me rastin e 55 vjetoritNga SKIFTER KËLLIÇI (11.10.2011)
PAFUQIA TRUPËRUESE E NATOs PARA BARRIKADAVENga AUGUSTIN PALOKAJ, Koha ditore (11.09.2011)
ÇËSHTJA ÇAMENga FRANK SHKRELI (11.08.2011)
NDARJA E MADHE FETARE E ZGJEDHJEVE TË VITIT 2012Nga E.J. DIONNE Jr., Washington Post (11.08.2011)
SHPIRTI I ISH KRYEKUVENDARIT BËN DRITË NGA PARAJSA...Nga KËZE KOZETA ZYLO (11.06.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]